Ori Nebijaj ka befasuar me një rrëfim personal gjatë një interviste në emisionin “Natën me Aulonën”, ku foli hapur për jetën e saj personale dhe profesionale.
Teksa diskutonin mbi momentet e sikletshme që mund t’i kenë ndodhur në të kaluarën, Ori kujtoi një episod që, sipas saj, nuk do ta harrojë kurrë. Ajo tregoi se gjatë një dasme të një shoqeje të ngushtë, vite më parë, kishte marrë një vendim impulsiv.
“E di kur ka ndodhur kjo? Ka ndodhur një herë, ka qenë dasma e shoqes time. Ka disa vite, por e mbaj mend se ka qenë epike fare. I shkruajta ex-it në dasëm dhe në atë sekondë u pendova. Doja më pas që ai mesazh të mos mbërrinte,” rrëfeu ajo.
Ori tregoi më tej me humor se do të bënte çdo gjë vetëm që ai mesazh të mos dërgohej.