Lajmet tani
  • Kryesore
  • Të Fundit
  • TvShow
  • ShowBizi
  • Këshilla Shëndeti
  • Horoskopi
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • Të Fundit
  • TvShow
  • ShowBizi
  • Këshilla Shëndeti
  • Horoskopi
No Result
View All Result
Lajmet e Fundit
No Result
View All Result

Astrologia e njohur paralajmëron shenjat: Javë në kufijtë ekstremë mes fatit, pasionit dhe ndryshimeve rrënjësore

January 21, 2026
in ShowBizi
20
VIEWS

“Një javë vendimtare, e mbushur me shanse, pasion dhe vendime që mund të ndryshojnë rrënjësisht rrjedhën e jetës.”

Kështu e përshkroi astrologia Chrysanthi Kalogeri klimën e kësaj jave në emisionin “Shije Shtëpie” në TV Klan, ku solli parashikimin e horoskopit për secilën shenjë.

Pas Hënës së re shumë dinamike, energjitë janë në limite; nga njëra anë hapen dyer për përfitime financiare, bashkëpunime dhe fillime të reja, ndërsa nga ana tjetër shtohet intensiteti emocional, posesiviteti dhe rreziku i vendimeve impulsive.

Sipas astrologes, kjo është një javë ku asgjë nuk është bardh e zi, gjithçka varet nga mënyra se si secili zgjedh të veprojë dhe nga harta personale astrologjike. Kush do të dijë ta menaxhojë drejt këtë energji, mund të dalë fitues në çdo drejtim.

TëFundit

Mateo dhe Brikena, cifti të pandashëm edhe pas përfundimit të BBVA

Mateo dhe Brikena, cifti të pandashëm edhe pas përfundimit të BBVA

April 21, 2026
Hëna e re tek shenja e Dashit: Astrologia Crysanthi Kalogeri përcakton ditët më me “rrezik” të javës

Hëna e re tek shenja e Dashit: Astrologia Crysanthi Kalogeri përcakton ditët më me “rrezik” të javës

April 21, 2026

“Është një periudhë shumë interesante kjo javë, e cila krijon kushte për të përfituar në çdo drejtim.

Ai që do të dalë i fituar ka të bëjë me mënyrën se si do t’i trajtojmë gjërat, por ka të bëjë edhe me hartën personale të secilit.

Paralelisht do të ketë edhe zhvillime emocionale, të cilat do t’i përjetojmë në mënyrë pasionante; do të jemi më tepër posesivë, ku kjo mund të kalojë në një xhelozi të tepruar dhe mund të sjellë pasoja dhe ngjarje që mund të jenë të vështira.

Pra, është një periudhë me shumë shanse kjo javë, por çdo gjë varet nga mënyra se si ne do t’i trajtojmë gjërat. Më tepër gjërat janë në limite, qoftë në sferën pozitive, qoftë në atë negative. Sot jemi një ditë pas Hënës së re, e cila u zhvillua dje dhe ishte shumë dinamike nga çdo pikëpamje”, tha astrologia.

Dashi: Një periudhë shumë e rëndësishme për ju dhe për jetën tuaj sociale, por edhe për jetën tuaj personale. Përveç periudhës dhe javës që jemi, ku do të keni shanse të bëni takime dhe kontakte shumë të rëndësishme dhe këto do t’ju sjellin bashkëpunime financiare. Disa nga ju do të kenë një ngritje në detyrë dhe disa prej jush do të keni një fillim të ri në sferën profesionale. Njëkohësisht do të keni mundësinë që të ndryshoni disa plane që do të kenë të bëjnë me realizimin e qëllimeve dhe synimeve. Fokusohuni te financat dhe veproni me kujdes.

Demi: Është shenja e cila ndikohet drejtpërdrejt nga kjo periudhë dhe më të ndikuar janë të lindurit në dhjetëditëshin e fundit të shenjës; të ndikuar janë edhe të lindurit në ditët e fundit të shenjës, të cilët u ndikuan shumë nga Hëna e re e djeshme. Janë në një fazë që realizojnë ndryshime dhe vendosin për të ardhmen. Shumë të ndikuar do të jenë në sferën profesionale dhe në jetën e tyre sociale. Shumë të ndikuar do të jenë edhe të lindurit në dhjetëditëshin e parë të shenjës dhe sidomos të lindurit në pesë ditët e para, ku një person do të ndikojë fuqimisht për të realizuar ndryshime thelbësore dhe rrënjësore në jetën sociale dhe në sferën profesionale. Ndryshime do të kenë edhe në jetën personale; disa prej tyre do të mbyllin përfundimisht një kapitull, për të nisur një të ri.

Binjakët: Janë shumë të ndikuar në këtë periudhë, sidomos të lindurit në dhjetëditëshin e parë të shenjës. Do të kalojnë një vështirësi ose diçka që mund të mos ju pëlqejë; do të marrin një lajm jo shumë të mirë nga larg. Çdo ndryshim që bëhet tani, bëhet për të mirën e tyre. Pra, do të kenë shanse në jetën e tyre personale, do të njohin një person të ri, i cili do t’ua ndryshojë jetën. Gjithashtu do të kenë shanse për të ndryshuar planet thelbësore për të ardhmen; pra, në çdo drejtim gjërat janë pozitive për ju dhe nuk përjashtohet mundësia për të bërë një bisedë dhe një bashkëpunim.

Gaforrja: Hëna e re, e cila u zhvillua dje, ndikon totalisht në marrëdhëniet dhe bashkëpunimet. Sidomos të lindurit në dhjetëditëshin e tretë të shenjës dhe në ditët e fundit të shenjës, nuk përjashtohet mundësia që në këto ditët e para të javës të bëni bashkëpunime të forta për të ardhmen, të realizohet një dëshirë e juaja. Do të krijohet një njohje e re në jetën tuaj. Do të bëni një udhëtim që do t’ju shërbejë qëllimeve tuaja, por edhe do t’ju sjellë afër me të dashurit tuaj. Është momenti që të fokusoheni në jetën financiare dhe të zgjidhni problemet ekzistuese.

Luani: Ishit shumë të ngarkuar dhe vazhdoni të jeni shumë të ngarkuar në përditshmërinë tuaj, por përmes kësaj ngarkese patët edhe të ardhura. Duke filluar që dje, në datën 17, dhe duke filluar nga fundi i janarit, por edhe në fillim të shkurtit, do të keni shanse unike në fushën e marrëdhënieve dhe të bashkëpunimeve. Kjo javë, sidomos për ju të lindurit në dhjetëditëshin e parë të shenjës, do të keni ndryshime rrënjësore dhe thelbësore në akset kryesore të jetës, gjëra që kanë të bëjnë me punën, familjen, shtëpinë, por edhe me bashkëpunimet. Mund të keni një ndarje dhe një humbje, por këto do të jenë kushte shumë të mira për të ndryshuar rrënjësisht jetën tuaj.

Virgjëresha: Vazhdoni të kaloni një periudhë shumë të mirë. Do të përfitoni në jetën emocionale, krijuese dhe në bashkëpunimet tuaja. Paralelisht, duke filluar që këtë javë dhe në vazhdim, duhet të fokusoheni më tepër në punën dhe përditshmërinë tuaj. Të jeni të kujdesshëm në punë dhe t’i trajtoni gjërat me qetësi dhe të evitoni diçka që ju implikon në një situatë të errët ose acarimi. Kujdes për shëndetin dhe për përditshmërinë.

Peshorja: Gjendeni përpara një ndryshimi rrënjësor. Jeni ju ata që do të zgjidhni përfundimisht disa çështje, do të mbyllni përfundimisht disa probleme dhe këto do të bëhen për të shkuar një hap më poshtë dhe kjo do të ndikojë pozitivisht në jetën tuaj. Fillon një periudhë shumë interesante në sferën emocionale dhe në atë të dashurisë, por edhe në çështje që kanë të bëjnë me fëmijët dhe që kërkojnë më shumë kujdes. Kjo javë do të na çojë në marrjen e vendimeve dhe do të kemi qartësi për marrjen e këtyre vendimeve. Kujdes, mos ndërmerrni asnjë risk financiar. Larg pasionit të tepërt dhe përfitoni nga shanset që shfaqen.

Akrepi: Nga më të ndikuarit janë edhe përfaqësuesit e shenjës së Akrepit dhe kryesisht të lindurit në dhjetëditëshin e fundit të shenjës, por edhe të lindurit në ditët e para të shenjës. Ju do të keni zgjidhje që kanë të bëjnë me të afërmit tuaj, me njerëzit e rrethit tuaj; njëkohësisht do të bëni biseda, kontakte të cilat kanë për qëllim investimet. Nga ana tjetër do të keni takime, të cilat do të kenë për synim anën tuaj emocionale. Shumë të kujdesshëm duhet të jeni në ndryshimet thelbësore që do të keni në familje, por edhe në akset kryesore të jetës. Do të merrni vendime dhe do të mbyllni një kapitull, për të hapur një të ri.

Shigjetari: Kjo javë favorizon kushtet për zhvillime në sferën financiare, të cilat mund të kenë të bëjnë me finalizimin e një projekti apo të një synimi që keni në lidhje me një pronë. Në punë dhe në përditshmëri realizohen disa ndryshime gjatë kësaj jave. Kjo javë është e përshtatshme për ju për të realizuar sa më shumë kontakte dhe biseda, por paralelisht të merrni vendime serioze dhe shumë të rëndësishme, ku gjërat do të jenë më të qarta.

Bricjapi: Jeni akoma në atë fazën tuaj dinamike. Keni edhe këtë javë mundësi për të bërë zhvillime dhe përparime në çdo fushë të jetës tuaj, të merrni vendime serioze. Gjatë kësaj jave fokusohuni më shumë në sferën financiare. Kapni shanset dhe mos e teproni me iniciativa që nesër-pasnesër do t’ju nxjerrin jashtë zonës së komfortit.

Ujori: Kjo periudhë ju përket juve. Afërdita ka kaluar në shenjën tuaj dhe keni shanse për të arritur shumë gjëra në jetën emocionale, personale dhe të realizoni ato që doni në lidhje me familjen apo shtëpinë. Është një fazë shumë aktive, ku të lindurit në ditët e para do ta shikojnë jetën e tyre të ndryshojë totalisht, rrënjësisht, dhe do të ndryshoni edhe vetë ju si karakter. Përfitoni nga çdo shans që paraqitet dhe përfitoni nga ndryshimet dhe fokusohuni në sferën financiare duke bërë hapa të matur dhe të sigurt.

Peshqit: Pjesa e parë e javës ju krijon shanse shumë të mira për të takuar njerëz të përshtatshëm që do t’ju nxjerrin nga një vështirësi dhe një pengesë që ju keni hasur, të cilët do të bëhen bashkëpunëtorët tuaj, ku mund të krijoni edhe një lidhje emocionale. Që nesër filloni një periudhë, ku duhet të veproni më shumë në intimitet dhe të jeni më tepër të fokusuar në jetën intime. Kujdesuni më tepër për shëndetin dhe evitoni çdo prapaskenë.

Tags: Chrysanthi KalogeriHoroskopi

Related Posts

Mateo dhe Brikena, cifti të pandashëm edhe pas përfundimit të BBVA
ShowBizi

Mateo dhe Brikena, cifti të pandashëm edhe pas përfundimit të BBVA

April 21, 2026

Brikena dhe Mateo, janë cifti që u krijua brenda shtëpisë së Big Brother Vip Albania 5. Edhe pse gjatë qëndrimit...

Read moreDetails
Hëna e re tek shenja e Dashit: Astrologia Crysanthi Kalogeri përcakton ditët më me “rrezik” të javës
ShowBizi

Hëna e re tek shenja e Dashit: Astrologia Crysanthi Kalogeri përcakton ditët më me “rrezik” të javës

April 21, 2026

Hëna e re tek shenja e Dashit do të vazhdojë të na ndikojë, sipas astrologes Chrysanthi Kalogeri, e cila ishte...

Read moreDetails
“Të largohesh nga Indri!”/ Pas situatës së bujshme në Prime, familjarët e Vanesës vulosin qëndrimin e tyre!
ShowBizi

“Të largohesh nga Indri!”/ Pas situatës së bujshme në Prime, familjarët e Vanesës vulosin qëndrimin e tyre!

April 21, 2026

Teksa raporti i komplikuar mes Indrit dhe Vanesës mbetet kryefjala e dinamikave në “Ferma VIP”, një detaj mjaft i rëndësishëm...

Read moreDetails
Kalimi i Uranit te Binjakët pas 7 vitesh në Dem, Meri Shehu: Javë e madhërishme!
ShowBizi

Kalimi i Uranit te Binjakët pas 7 vitesh në Dem, Meri Shehu: Javë e madhërishme!

April 20, 2026

Në studion e “Rudina” në Tv Klan, këtë të hënë, më 20 prill, ishte e ftuar astrologia e njohur Meri...

Read moreDetails
Mateo reagon për herë të parë pas mbarimit të spektaklit të BBVA-së
ShowBizi

Mateo reagon për herë të parë pas mbarimit të spektaklit të BBVA-së

April 20, 2026

Mateo Borri, finalisti i këtij edicioni të BBVA-së ka thyer heshtjen për herë të parë në rrjetet sociale pas mbarimit...

Read moreDetails
“Më thanë disa s’mund të hysh në Shkodër, ja pra ku jam, ku jeni ju”, Rogert reagon me video sfiduese
ShowBizi

“Më thanë disa s’mund të hysh në Shkodër, ja pra ku jam, ku jeni ju”, Rogert reagon me video sfiduese

April 20, 2026

Pas daljes së tij nga Big Brother VIP Albania, ish-banori, Rogerti, është rikthyer në vëmendjen e rrjeteve sociale me një...

Read moreDetails
Selinit i ndodh e papritura jashtë pasi u shpall fituese e BBV
ShowBizi

Selinit i ndodh e papritura jashtë pasi u shpall fituese e BBV

April 20, 2026

Selin Bollati, u shpall fituese e edicionit të këtij viti të Big Brother VIP Albania të shtunën mbrëma. Një fitore...

Read moreDetails
“Sa keq që…”/ Krah Mirit, Landi nuk përmbahet dhe “thumbon” Selinën
ShowBizi

“Sa keq që…”/ Krah Mirit, Landi nuk përmbahet dhe “thumbon” Selinën

April 20, 2026

Orët e para pas mbylljes së finales së “Big Brother VIP Albania 5”, Miri ka zgjedhur t’i kalojë larg zhurmës...

Read moreDetails
E fshiu postimin ? Mateo thumbon produksionin e BBVA (Foto)
ShowBizi

E fshiu postimin ? Mateo thumbon produksionin e BBVA (Foto)

April 20, 2026

Polemikat pas finales së “Big Brother VIP Albania 5” nuk kanë të ndalur, dhe këtë herë goditja vjen drejtpërdrejt nga...

Read moreDetails
Para me bollëk për këto shenja! Horoskopi javor nga Meri Gjini: Kush fiton dhe kush përballet me sfida
ShowBizi

Para me bollëk për këto shenja! Horoskopi javor nga Meri Gjini: Kush fiton dhe kush përballet me sfida

April 20, 2026

Astrologja Meri Gjini ka bërë parashikimin e horoskopit për javën në emisionin “Mes’dritë”, në Vizion Plus, me dyshen e moderatorëve...

Read moreDetails
Leave Comment
Lajmet tani

© 2024 Të gjithë të drejtat e rezervuara.

Navigate Site

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

Follow Us

No Result
View All Result
  • Kryesore
  • Të Fundit
  • TvShow
  • ShowBizi
  • Këshilla Shëndeti
  • Horoskopi

© 2024 Të gjithë të drejtat e rezervuara.

×