Ish-finalistja e Big Brother VIP Kosova 1, Juliana Nura, ka kaluar momente frike në orët e para të mëngjesit të sotëm, pasi është përfshirë në një aksident rrugor teksa udhëtonte drejt Zvicrës.
Në disa video të publikuara në Instastory, ajo ka treguar pamjet e veturës së dëmtuar dhe ka shpjeguar se përplasja ka ndodhur rreth orës 5 të mëngjesit, në Slloveni, duke e përshkruar si “një ndeshje goxha fatale”.
Duke ndarë me ndjekësit e saj përjetimin e momentit, Juliana ka thënë:

“Mu ka ba jeta bajat, thash hajt të shkoj në atë dynja tjetër.”
Ajo shtoi se për një çast kishte menduar më të keqen:
“Mu ka ba jeta bajat, thash hajt të shkoj në atë dynja tjetër… shkova deri nalt te Zoti, po më tha ‘hajt Xhul, si ki renet me ardh pa i shti pitet në treg’.”
Megjithëse përplasja ishte e fortë, Juliana ka bërë të ditur se nuk ka pësuar lëndime, ndërsa vetura, ndonëse e dëmtuar, vazhdon të funksionojë.
E tronditur, por e qetë, ajo tha se kjo ngjarje e ka bërë të reflektojë ndryshe për jetën dhe të vlerësojë më shumë momentet e vogla.
“Pas tmerrit të sotëm, premtoj që do të buzëqesh, do të kërcej, do të dëgjoj muzikë,” – u shpreh ajo.
Në përfundim, Juliana shtoi:
“Njeriu e kupton sa e brishtë është jeta vetëm kur i shikon sytë e vdekjes. Sot, më shumë se kurrë, jam mirënjohëse për çdo frymëmarrje.”














