Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar pak minuta më parë në Thumanë, ku si pasojë ka humbur jetën drejtuesi i njërit prej automjeteve të përfshira.
Ngjarja ka ndodhur në aksin rrugor Fushë Krujë–Thumanë, ku dy automjete janë përplasur me njëra-tjetrën dhe më pas kanë përfunduar jashtë rruge.
Si pasojë e aksidentit, tre persona kanë mbetur të lënduar. Në njërin prej automjeteve ndodhej edhe një fëmijë, ndërsa ende nuk dihet gjendja e tyre shëndetësore.
Policia ka mbërritur në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të shkaqeve dhe rrethanave të aksidentit.












