Një aksident automobilistik është regjistruar në aksin rrugor Korçë – Pogradec, në afërsi të fshatit Sovjan, duke shkaktuar panik dhe bllokim të përkohshëm të qarkullimit në zonë.
Sipas informacioneve paraprake, në përplasje janë përfshirë tre automjete.
Si pasojë e aksidentit, një person ka mbetur i plagosur dhe është transportuar me urgjencë drejt Spitalit Rajonal të Korçës për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore. Ndërkohë, personat e tjerë të përfshirë në aksident kanë pësuar lëndime më të lehta dhe janë jashtë rrezikut për jetën.
Menjëherë pas njoftimit, në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e policisë dhe ekipet e emergjencës, të cilat kanë ndërhyrë për t’u ardhur në ndihmë të lënduarve dhe për të normalizuar qarkullimin në këtë segment rrugor.
Policia ka nisur hetimet për të zbardhur shkaqet dhe rrethanat e plota të aksidentit, ndërsa pritet që në vijim të ketë më shumë detaje lidhur me dinamikën e ngjarjes dhe përgjegjësitë e mundshme.












