Humb kontrollin e mjetit dhe del nga rruga, përfundon në spital shoferi dhe pasagjerja

Një ngjarje e rëndë është shënuar mëngjesin e sotëm në segmentin rrugor “Mbikalimi i Patokut – Laç”,
ku një 59-vjeçar humbi jetën si pasojë e një aksidenti rrugor. Burimet bëjnë me dije se një automjet ende i paidentifikuar ka përplasur këmbësorin ndërsa ai po ecte përgjatë rrugës.
I plagosuri u dërgua me urgjencë drejt spitalit të Kurbinit, por nuk arriti t’i mbijetojë plagëve dhe ndërroi jetë gjatë transportit. Ndërkohë, drejtuesi i mjetit është larguar nga vendi i ngjarjes pa ndaluar për të dhënë ndihmë apo për të raportuar rastin.