Lajmet tani
  • Kryesore
  • Të Fundit
  • TvShow
  • ShowBizi
  • Këshilla Shëndeti
  • Horoskopi
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • Të Fundit
  • TvShow
  • ShowBizi
  • Këshilla Shëndeti
  • Horoskopi
No Result
View All Result
Lajmet e Fundit
No Result
View All Result
Home ShowBizi

“A do thërrisni më ‘jam krenar që jam shqiptar?’”- Shkrimi prekës i Aida Shtinos për Parashqevinë

December 20, 2024
in ShowBizi
135
VIEWS

Ditët e fundit, pamjet e publikuara të këngëtares së njohur shqiptare, Parashqevi Simaku, kanë tronditur zemrat e mijëra shqiptarëve.

Figura e saj, e cila dikur përfaqësonte një frymë shprese dhe gëzimi në ditët më të vështira të diktaturës, duket se sot është lënë në harresë. Çfarë ka ndodhur që një ikonë e tillë të përfundojë në një gjendje kaq të rëndë?

Në një deklaratë të ndjerë, gazetarja Aida Shtino ngre pikëpyetje të forta mbi indiferencën e shoqërisë shqiptare ndaj figurave të saj më të shquara.

Përmes një reagimi emocional, ajo ndan kujtimet e saj për këngëtaren brilante dhe ngritjen e saj si simbol kombëtar, por gjithashtu reflekton mbi realitetin e dhimbshëm të braktisjes që i bëhet artistëve tanë.

TëFundit

Horoskopi

‘Muaji QERSHOR, ndryshime të papritura’, Jorgo Pulla paralajmëron muaj me fat, por dhe fortunë per…

May 29, 2025
Horoskopi

Dy shenjat e horoskopit që do të takojnë “shpirtin binjak” gjatë muajit qershor!

May 29, 2025

Deklarata e Aida Shtinos:

“Këto ditë është ngritur rrjeti në këmbë për shkak të pamjeve që u publikuan të këngëtares tonë të famshme Parashqevi Simaku. Atë ditë që e pashë ndjeva një keqardhje në shpirt, ishte sikur po shikoja dikë të familjes time në atë gjendje…
Parashqevia me zërin e saj brilant, me prezencën e saj, ishte pjesë e çdo familje shqiptare, sidomos në ato ditë të vështira të diktaturës…ajo ishte për ne si një dritare e bukur shpirëtore shpresëdhënëse.
Këngët e saj i dija përmendësh dhe mbaj mend që i këndoja nëpër shtëpi , apo i kërcenim në mbrëmjet tona të vallzimit, të vetmet aktivitete argëtuese që ne kishim në atë kohë. Këngët e saj më lidhin edhe sot me adoleshencën dhe jam e bindur edhe disave prej jush ,që e keni jetuar kohën e Parashqevi Simakut. Akoma edhe sot këngët e saj i kam mbledhur në një usb dhe i dëgjoj në makinë. Ndërkohë kur pash ato pamje të saj mu trondit shpirti dhe me vete mendova, se sa shumë figura të artit shqiptar ne i kemi “katandisur” në atë ditë…
Me vete mendova që ne shqiptarët jemi krenarë vetëm të bërtasim nëpër stadiume dhe kaq, më tej as që duam t’ia dimë.
Mirë ne që jetojmë brenda vendit që e dimë, se nëse në këtë vend ke vlera , këtu të mbysin dhe të groposin dhe ta bëjnë shpirtin fërtele e kënaqen derisa të mos ekzistosh më dhe këtë ma besoni , sepse e kam përvojë nga vetja ime…
Por nejse këtë shkrim nuk po e bëj për veten time, (edhe pse e kam një lëmsh në zemër e do vijë dita që secili do mari dënimin që meriton, sepse unë besoj tek Drejtësia Hynore) por këtë shkrim po e bëj për Parashqevinë dhe këtu e kam fjalën për lobin shqiptar të Amerikës ,që nuk lanë këngëtarë e këngëtare, pa ftuar në eventet e tyre famoze në emrin e Shqipërisë… po po e kam fjalën për lobim shqiptar të Amerikës, që nuk lanë laraskë e sorrë e dudukër pa promovuar atje e duke ju paguar çmime të majme për një koncert dhe ndërsa tani habiten për gjendjen e artistes shqiptare, Parashqevi Simaku…
Ku ishin organizatat kulturore shqiptare atje kur ajo ishte në rrugë…???

Ku ishin biznezmenët shqiptarë atje? Ku ishin artistët shqiptarë që jetojnë në Amerikë ???
Ku është shoqata shqiptare “Vatra”???
Fjala Lob të nderuar do të thotë mbledhje rreth njëri – tjetrit dhe të gjithë atyre që mbajnë emrin Shqiptar, do të thotë që të interesohesh për nevojat e komunitetit tënd, do të thotë ti qëndrosh pranë çdo figure të famshme që kombet e tjera i ruajnë si asete. Etj etj…
Po ju shqiptarët e Amerikës çfarë keni bërë atje???
A ka lob shqiptar në Amerikë ???
Funksionon apo jo???
Po artista shqiptarë a ka në Amerikë ???
Ja pra kjo është shoqëria jonë , atë katandisje që kemi në vend , atë katandisje e marim me vete edhe kur emigrojmë , madje edhe kur pasurohemi jashtë Shqipërisë ,
atje në Amerikën e largët.
Gjendja e Parashqevisë në atë video e publikuar nga njëri prej gazetarëve tanë më të famshëm ,është katandisja jonë si komb, që kënaqemi me fatkeqësinë e tjetrit , madje i bëjmë edhe video e çuditemi “është ajo apo nuk është ajo?!” thua se nuk e dinin që ishte ajo. Gjendja e Parashqevisë është katandisja jonë , është katandisja e atyre që ju ka hypur tamaja e botës materiale dhe mendojmë se do jetojmë përjetësisht…
Nuk kam fjalë tjetër vetëm një TURP për të gjithë ne !!!!
Ah harrova edhe diçka , Parashqevia është aq e mençur,
sa me gjendjen e saj na ka dhënë një mësim të mirë e sidomos me faktin që ka harruar gjuhën shqipe , por në fakt ajo shqipen se harron kurrë , por do të harrojë shqiptarët që e harruan dhe e braktisën !!!!
Më thoni pak a do thërrisni me zë të fortë tani nëpër stadiume “ O sa mirë me kenë Shqiptar! “ ?

Tags: aida shtinoParashqevi Simaku

Related Posts

Horoskopi
ShowBizi

‘Muaji QERSHOR, ndryshime të papritura’, Jorgo Pulla paralajmëron muaj me fat, por dhe fortunë per…

May 29, 2025

Horoskopi i muajit Qershor, ngjarjet me të rëndësishme astrologjike për 12 shenjat e zodiakut I ftuar në emisionin e mëngjesit...

Read moreDetails
Horoskopi
ShowBizi

Dy shenjat e horoskopit që do të takojnë “shpirtin binjak” gjatë muajit qershor!

May 29, 2025

Qershori i vitit 2025 pritet të sjellë ndryshime të rëndësishme dhe përvoja të forta emocionale për dy shenja të zodiakut....

Read moreDetails
Egli Tako, BBV4,a
ShowBizi

Egli nuk ndalet, ben paralajmërimin e papritur per diçka të re

May 29, 2025

Këngëtarja e njohur shqiptare, Egli Tako dy ditë më parë publikoi këngën “Jetë”. Por, duket se nuk e ka ndërmend...

Read moreDetails
Alaudin Hamiti, BBVK, Olsa Muhameti
ShowBizi

U përfol për një përplasje me Olsa Muhametin, Alaudin Hamiti tregon të vërtetën

May 29, 2025

Prezantuesi i ‘Big Brother VIP Kosova’ Alaudin Hamiti ka realizuar një bisedë virtuale me ndjekësit në llogarinë e tij. Kur...

Read moreDetails
Egli Tako, BBV4,a
ShowBizi

“Ajo është depresive…”/ Gazetarja shpërthen ndaj Eglit: Ja cfare po i ben Gjestit…

May 29, 2025

Gazetarja Enki Braçaj ka qenë e ftuar në “Live From Tirana” me Ronaldo Sharkën, ku ka folur më shumë për...

Read moreDetails
Gjesti, BBV4,a
ShowBizi

Çfarë ndodhi gjatë koncertit? Gjesti shpërthen në lot, pamjet virale (Video)

May 29, 2025

Artisti i njohur pejan dhe fituesi i edicionit të katërt të Big Brother VIP Albania, Gjesti, ka mbajtur një koncert...

Read moreDetails
Kiara Tito
ShowBizi

Kiara Tito shtatzënë për herë të dytë? Ja çfarë zbulon moderatorja

May 29, 2025

Moderatorja e njohur Kiara Tito, gjatë një interviste në ‘Top Albania Radio’, ka ndarë me publikun detaje nga jeta e...

Read moreDetails
Horoskopi
ShowBizi

Për ju të tjerët na vjen keq/Qershori i “buzëqesh” vetëm këtyre shenjave të Horoskopit!

May 29, 2025

Qershori është muaji ideal për të përcaktuar prioritetet e nevojave tuaja emocionale, pa humbur fokusin te qëllimet dhe ambiciet. Binjakët...

Read moreDetails
Gjesti, BBV4,a
ShowBizi

E PAPRITUR! As Xheneta, as Egli: Gjesti poston foton e papritur me një tjetër vajzë!

May 28, 2025

Gjesti, fituesi i Big Brother VIP Albania, fenomen i këtij edicioni ka publikuar një fotografi ku shihet me një vajzë...

Read moreDetails
Horoskopi
ShowBizi

Fundi i muajit, këto shenja të zodiakut kanë lajme të mira për financat e tyre

May 28, 2025

Edhe pse jeta e tyre mund të mos ketë qenë më e lehtë kohët e fundit, fati i tyre është...

Read moreDetails
Leave Comment
Lajmet tani

© 2024 Të gjithë të drejtat e rezervuara.

Navigate Site

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

Follow Us

No Result
View All Result
  • Kryesore
  • Të Fundit
  • TvShow
  • ShowBizi
  • Këshilla Shëndeti
  • Horoskopi

© 2024 Të gjithë të drejtat e rezervuara.