Një ngjarje e rëndë është regjistruar ditën e sotme në Kolonjë, pasi ka ndërruar jetë tragjikisht një 36 vjeçar, teksa ishte duke punuar.
I riu mësohet të ketë ndërruar jetë teksa po ngarkonte trupa druri në një subjekt privat, ai ishte banues në Pogradec dhe punonte në këtë subjekt privat të licencuar për prodhimin e drurit.
Sipas informacioneve paraprake, viktima ka qenë ditën e sotme duke ngarkuar trupa druri në zonën e fshatit Kurtesh të Kolonjës, kur një trup druri është shkëputur duke e zënë poshtë.
36 vjeçari ndërroi jetë në vendin e ngjares, teksa mësohet se grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.












