Lajmet tani
  • Kryesore
  • Te Fundit
  • TvShow
  • ShowBizi
  • Keshilla Shendeti
  • Horoskopi
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • Te Fundit
  • TvShow
  • ShowBizi
  • Keshilla Shendeti
  • Horoskopi
No Result
View All Result
Lajmet e Fundit
No Result
View All Result

Rrebeshe shiu në këto zona dhe temperatura të larta, ja si parashikohet moti për ditët e ardhshme

July 4, 2026
in TvShow
0
VIEWS

Në një lidhje live për Euronews Albania, meteorologu Hakil Osmani bëri parashikimin e motit për këtë fundjavë dhe për javën në vijim.

Sipas tij, dita e sotme do të ketë mot të qëndrueshëm me kthjellime të gjata, sidomos në bregdet, dhe temperaturat maksimale sot do të arrijnë deri në 36°C.

Ndërkohë, zona më e freskët do të jetë juglindja, me 28 deri në 30°C. Dita e diel do të sjellë një rënie të lehtë, ku temperaturat maksimale në vend nuk do të kalojnë 34 apo 35°C.

“Dita e sotme do të jetë në mbizotërimin e motit të qëndrueshëm, duke bërë që përgjatë gjithë 24-orëshit territori shqiptar të jetë me intervale të gjata me kthjellime, të cilat më të dukshme do të jenë në vijën bregdetare.

TëFundit

“Jashtë është djalë tjetër, kaq di të them”/ Keijsi flet për GJYQIN me Mirin: Jemi takuar në disa lokale

“Jashtë është djalë tjetër, kaq di të them”/ Keijsi flet për GJYQIN me Mirin: Jemi takuar në disa lokale

July 4, 2026
Thirrje për bojkot të koncertit, Aurela Gaçe revoltohet me protestuesit

Thirrje për bojkot të koncertit, Aurela Gaçe revoltohet me protestuesit

July 4, 2026

Për sa u përket temperaturave, maksimumet në rang territori ditën e sotme regjistrohen shumë pranë vlerave 36°C në qarkun e Elbasanit dhe Beratit, deri në 35°C presim maksimumet në qytetin e Tiranës, në Shkodër apo edhe në Gjirokastër. Ndërsa në vijën bregdetare, temperaturat e ajrit në orët e mesditës do të jenë nga 31 deri shumë pranë vlerave 34°C.

Zona e cila do të jetë më e freskët në territorin shqiptar është juglindja, duke bërë që temperaturat e ajrit aty të luhaten nga vlerat 28 deri në 30°C. Kjo fundjavë sjell temperatura më të pranueshme. Maksimumi ditën e sotme shkon në vlerën 36°C, por dita e diel sjell një rënie të lehtë të temperaturave të ajrit. Kjo do të thotë që në rang territori maksimumet do të jenë rreth vlerës 34 apo edhe 35°C”, u shpreh ai.

I pyetur nga gazetarja Alba Xhani se si do të jetë vijimi i javës tjetër, Osmani u shpreh se java që vjen do të jetë nën mbizotërimin e motit të qëndrueshëm, ku do të ketë kalime të lehta të vranësirave.

“Për sa i përket javës që vjen, dita e hënë mbetet në mbizotërimin e motit të qëndrueshëm, duke bërë që të kemi këto intervale të gjata me kthjellime dhe kalime të lehta të vranësirave. Kjo situatë do të jetë deri në orët e mesditës. Pasditja pastaj ka sinjale që të shtojë vranësirat në gjysmën lindore të territorit shqiptar, duke përfshirë këtu zonat verilindore, juglindore dhe pjesërisht edhe qendrën. Kjo do të bëjë që gjatë orëve të pasdites prezenca e lartë e lagështirës të krijojë edhe mundësi për rrebeshe të izoluara shiu. Rrebeshe të cilat më të dukshme pritet të jenë në zonat veriore dhe verilindore, pra në qarkun e Bajram Currit, Pukës dhe Kukësit. Këtu pritet që rrebeshet të jenë disi më prezente.

Po ashtu edhe dita e martë nis në dominimin e intervaleve të gjata me diell gjatë mëngjeseve, por sërish pjesa e dytë e ditës për ditën e martë ka sinjale që të sjellë vranësira dhe reshje të pakta të shiut. Këto reshje, të lokalizuara kryesisht, mbeten më të dukshme ditën e martë në zonat jugore dhe juglindore. Ndërsa në pjesën tjetër të territorit, kryesisht vija bregdetare, do të jetë e mbrojtur përgjatë gjithë 24-orëshit.

Nëse flasim për temperaturat e ajrit, të paktën deri ditën e mërkurë pritet që maksimumet në rang territori të luhaten rreth vlerës 34-35°C për qytetet e zonës së ulët.

Pas të mërkurës pastaj fillon sërish rritja e temperaturave të ajrit, duke bërë që e enjtja dhe e premtja të sjellin maksimume mbi 36°C në rang territori. Dhe jo vetëm kjo, por do të kemi edhe rritje të temperaturave në orët e para të mëngjesit. Kjo do të bëjë që minimumet në qytetet e zonave malore të ngjiten në 14-15°C në këtë mesjavë, ndërsa pjesa e dytë e javës të regjistrojë minimumet rreth vlerës 17°C në qytetet e zonës malore. Në ultësirën perëndimore, pjesa e dytë e javës do të sjellë minimumet në orët e para të mëngjesit nga 19 e shumë pranë vlerave 26°C, duke bërë që sërish të ndiejmë temperaturat e larta në vendin tonë”, përfundoi ai.

Tags: Alba XhaniBajram CurritEuronews Albaniahakil osmanirrebeshe

Related Posts

“Jashtë është djalë tjetër, kaq di të them”/ Keijsi flet për GJYQIN me Mirin: Jemi takuar në disa lokale
TvShow

“Jashtë është djalë tjetër, kaq di të them”/ Keijsi flet për GJYQIN me Mirin: Jemi takuar në disa lokale

July 4, 2026

Ish-banori i “Big Brother VIP 5”, Keijsi Hyseni, ka qenë së fundmi i ftuar në emisionin “Top Arena”, ku është...

Read moreDetails
Thirrje për bojkot të koncertit, Aurela Gaçe revoltohet me protestuesit
TvShow

Thirrje për bojkot të koncertit, Aurela Gaçe revoltohet me protestuesit

July 4, 2026

Aurela Gaçe ka reaguar në rrjetet e saj sociale për posterat e ngjitur në vende të ndryshme në Tiranë, ku...

Read moreDetails
Pasi ‘ia vunë kryqin’ në rrugët e Tiranës, vjen reagimi i këngëtarit Alban Skënderaj!
TvShow

Pasi ‘ia vunë kryqin’ në rrugët e Tiranës, vjen reagimi i këngëtarit Alban Skënderaj!

July 4, 2026

Fushata e ashpër e protestuesve në Tiranë, të cilët u veshën “kryq të kuq” në portrete disa prej figurave më...

Read moreDetails
Horoskopi i parave për muajin korrik/ Këto janë shenjat që do të kenë sukses financiar, ndërsa të tjerat duhet të bëjnë kujdes
TvShow

Horoskopi i parave për muajin korrik/ Këto janë shenjat që do të kenë sukses financiar, ndërsa të tjerat duhet të bëjnë kujdes

July 4, 2026

Mirë se erdhët në tremujorin e tretë të vitit! Mesi i vitit është gjithmonë një moment i mirë për të...

Read moreDetails
Arti shqiptar në Zl/ Shuhet aktori i njohur, figurë ikonike
TvShow

Arti shqiptar në Zl/ Shuhet aktori i njohur, figurë ikonike

July 4, 2026

Arti shqiptar humbi një nga ikonat e tij më të mëdha. Është ndarë nga jeta aktori i njohur Koço Qendro,...

Read moreDetails
Disa nga shenjat do të përballen me konflikte në dashuri dhe zgjedhje të vështira
TvShow

Disa nga shenjat do të përballen me konflikte në dashuri dhe zgjedhje të vështira

July 4, 2026

Dita e së shtunës sjell energji të ndryshme për secilën shenjë të horoskopit. Për disa priten momente romantike dhe surpriza...

Read moreDetails
Aksident tragjik në Librazhd/ Guri shkëputet nga mali dhe i bie sipër makinës, humb jetën drejtuesi i mjetit
TvShow

Aksident tragjik në Librazhd/ Guri shkëputet nga mali dhe i bie sipër makinës, humb jetën drejtuesi i mjetit

July 4, 2026

Një aksident tragjik ka ndodhur mbrëmjen e së premtes në aksin rrugor Prrenjas–Librazhd, në fshatin Hotolisht, ku një 42-vjeçar ka...

Read moreDetails
I FUNDIT/ Ngjarje tragjike në bregdetin shqiptar, gjendet e mbytur në det 29-vjeçarja
TvShow

I FUNDIT/ Ngjarje tragjike në bregdetin shqiptar, gjendet e mbytur në det 29-vjeçarja

July 3, 2026

Një 29-vjeçare ka humbur jetën këtë të premte në bregdetin e Vlorës, pasi dyshohet se u mbyt në ujërat e...

Read moreDetails
“Çmendet”moti në Shqiperi! Stuhia e fuqishme me shi, breshër dhe erëra të forta paralizon qarkullimin në qytet!
TvShow

“Çmendet”moti në Shqiperi! Stuhia e fuqishme me shi, breshër dhe erëra të forta paralizon qarkullimin në qytet!

July 3, 2026

Një stuhi e fortë ka përfshirë pasditen e kësaj të premteje qytetin e Elbasanit dhe një pjesë të madhe të...

Read moreDetails
E PREMTE “E ZEZË” – Nga lekët tek tradhtia, gjithçka kthehet përmbys për këto tri shenja
TvShow

E PREMTE “E ZEZË” – Nga lekët tek tradhtia, gjithçka kthehet përmbys për këto tri shenja

July 3, 2026

Dashi Në dashuri do të përballeni me probleme, por gjithçka do të varet nga mosha dhe vendi ku jetoni. Sa...

Read moreDetails
Leave Comment
Lajmet tani

© 2024 Të gjithë të drejtat e rezervuara.

Navigate Site

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

Follow Us

No Result
View All Result
  • Kryesore
  • Te Fundit
  • TvShow
  • ShowBizi
  • Keshilla Shendeti
  • Horoskopi

© 2024 Të gjithë të drejtat e rezervuara.