Ministrja e Ekonomisë dhe Financave, Delina Ibrahimaj, ka njoftuar se qeveria ka miratuar një bonus të ri për pensionistët, i cili do të quhet “bonusi i verës”.
Sipas saj, ky bonus do të jetë në vlerën 5 mijë lekë dhe do të përfitohet nga rreth 777 200 qytetarë në të gjithë vendin.
Ibrahimaj bëri të ditur se përfituesit përfshijnë 656 325 pensionistë, 65 636 përfitues të pensionit të invaliditetit, 48 400 përfitues të pensionit familjar, si dhe 6 840 qytetarë që trajtohen me skema të veçanta.
Sipas ministres, efekti financiar i kësaj mase është rreth 3.7 miliardë lekë.
Ajo theksoi se ky vendim vjen në vijim të politikës së qeverisë për të mbështetur pensionistët, duke u bazuar në performancën ekonomike dhe të ardhurat shtesë të gjeneruara gjatë 5-mujorit të parë të vitit.
Gjithashtu, ministrja shprehu ngushëllimet për familjet e viktimave të aksidentit tragjik të ndodhur në linjën interurbane Tiranë–Berat.











