Identifikohet i riu që humbi jetën në aksidentin tragjik në Tiranë, shoqërohet drejtuesi i automjetit
Zbardhen detaje të reja nga aksidenti tragjik i regjistruar pasditen e kësaj të marte në Tiranë, ku humbi jetën një 21-vjeçar.
Viktima është identifikuar si Denis Gaxha, i cili drejtonte një motomjet në momentin e përplasjes fatale.
Sipas informacionit paraprak të policisë, aksidenti ndodhi rreth orës 15:15 në rrugën “Gryka e Kaçanikut”, ku motomjeti i drejtuar nga 21-vjeçari u përplas me një automjet që drejtohej nga Azem Marku, rreth 52 vjeç.
Si pasojë e përplasjes së fortë, Denis Gaxha humbi jetën në vendngjarje.
Ndërkohë, drejtuesi i automjetit, Azem Marku, është shoqëruar në komisariat për veprime të mëtejshme procedurale.
Grupi hetimor ndodhet në punë për të sqaruar shkaqet dhe rrethanat e plota të aksidentit tragjik.
Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.












