Një aksident i rëndë ka ndodhur mesditën e sotme në aksin Lezhë-Shkodër, pranë fshatit Gocaj.
Sipas informacioneve paraprake, një motor është goditur nga pas nga një automjet.
Si pasojë e përplasjes, drejtuesi i motorit ka mbetur i lënduar dhe është transportuar në Spitalin e Lezhës, ku po merr ndihmën mjekësore. Fatmirësisht, ai ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Menjëherë në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e policisë, të cilat po punojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe shkaqeve të aksidentit.












