Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen ka ndodhur ditën e djeshme në zonën e Vaqarrit, në Tiranë.
Sipas njoftimit të policisë, automjeti që drejtohej nga shtetasi O. K., 26 vjeç, ka përplasur këmbësorin B. A., 57 vjeç.
Si pasojë e aksidentit, 57-vjeçari ka mbetur i plagosur rëndë dhe është transportuar menjëherë në spital, por fatkeqësisht nuk ka arritur t’u mbijetojë plagëve të marra.
Ndërkohë, drejtuesi i mjetit është arrestuar nga policia, ndërsa grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.











