Lajmet tani
  • Kryesore
  • Të Fundit
  • TvShow
  • ShowBizi
  • Këshilla Shëndeti
  • Horoskopi
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • Të Fundit
  • TvShow
  • ShowBizi
  • Këshilla Shëndeti
  • Horoskopi
No Result
View All Result
Lajmet e Fundit
No Result
View All Result

“Shenja që merr ofertën e rëndësishme”, Horoskopi javor nga Meri Gjini: Hëna e Plotë hap rrugën e suksesit, kush përjeton ndryshime

May 18, 2026
in Të Fundit
244
VIEWS

Astrologia Meri Gjini ka bërë parashikimin e horoskopit për javën në emisionin “Mes’dritë”, në Vizion Plus, me dyshen e moderatorëve Alma Çelaj dhe Syrjan Rahova.

Java ka nisur me një bashkim fantastik të Mërkurit me Uranin te Binjakët, gjë që përshpejton kohën, informacionin dhe lëvizjen.

Duhet të bëjmë kujdes me ritmin dhe të ecim shtruar, pasi kjo hyrje mund të sjellë të papritura. Hëna e Re te Demat, që ndodhi të shtunën, ndihmon fillimet e reja që janë të mirëorganizuara dhe të strukturuara. Marsi gjithashtu ndodhet te Demat, duke përforcuar nevojën për planifikim dhe projektim.

Venusi kalon te Gaforrja, duke e bërë atmosferën më të ngrohtë dhe njerëzit më të kujdesshëm e tolerantë me njëri-tjetrin. Në raport me financat, ky pozicion na bën më menaxhues të mirë të parave.

TëFundit

Ngjarje e rëndë në kryeqytet, gjendet i vd*kur një person

Ngjarje e rëndë në kryeqytet, gjendet i vd*kur një person

May 18, 2026
‘Sherr’ mes Arbana Osmanit dhe gazetarit të njohur? Dalin fotot

‘Sherr’ mes Arbana Osmanit dhe gazetarit të njohur? Dalin fotot

May 18, 2026

Megjithatë, në mesjavë, Mërkuri do të vërë në lëvizje Neptunin, gjë që nxit dëshirën për të qenë në qendër të vëmendjes, por shton edhe rrezikun për thashetheme ose informacione imagjinare.

Është e rëndësishme t’i filtrojmë lajmet që dëgjojmë. Deri në datën 31 maj, me Hënën e Plotë te Shigjetari, rruga është e hapur për nisje të reja profesionale dhe zgjidhje të vështirësive bankare.

Parashikimi për Shenjat e Horoskopit

Dashi

Marsi dhe Hëna e Re te Demat ndihmojnë në projektimin e qartë të pjesës profesionale, duke krijuar një rutinë të qëndrueshme pune. Megjithatë, për shkak të Neptunit dhe Venusit te Gaforrja, mund të ketë shqetësime të vogla shëndetësore si alergji apo probleme me stomakun në pjesën e parë të javës. Deri në mes të qershorit, do të merren me çështje pronësie ose arredim shtëpie.

Demi

Demat janë protagonistët e kësaj periudhe. Me Marsin në shenjën e tyre deri më 28 qershor, ata kanë mundësi të shkëlqyera zhvillimi në punë dhe projekte të reja. Vështirësia e vetme është mungesa e fleksibilitetit; duhet të kenë kujdes të mos këmbëngulin për gjëra të parëndësishme për të shmangur tensionet. Venusi te Gaforrja i ndihmon në njohjet sociale dhe korrigjimin e raporteve në çift apo familje.

Binjakët

Mërkuri në shenjën tuaj shton ritmin social dhe idetë e reja, veçanërisht për ata që merren me art, marketing apo punë në distancë. Janë në një fazë shumë fitimprurëse dhe optimiste. Kujdesi i vetëm duhet treguar me fjalët e nxituara; mund të thoni gjëra që lëndojnë të tjerët pa dashje ose që nuk janë plotësisht të vërteta.

Gaforrja

Me Venusin në shenjën tuaj deri më 13 qershor, do të jeni në qendër të vëmendjes. Axhenda juaj do të jetë më fleksibël dhe produktive, duke u shoqëruar shpesh me shtim të ardhurash. Mund të ketë vonesa të vogla në udhëtime ose takime, por duhet t’i merrni me qetësi pasi gjërat do të shkojnë sipas planit.

Luani

Marsi rrit intensitetin e punës dhe, ndonëse mund të ndiheni të lodhur e të ankoheni, ky ritëm produktiv do të vazhdojë deri më 28 qershor. Tregoni indiferencë ndaj reagimeve emocionale të të tjerëve në ambientet profesionale për të ruajtur ekuilibrin. Venusi te Gaforrja ju ndihmon të shlyeni borxhe ose kredi, ndërsa periudha deri më 31 maj është fantastike për ata që duan të ndërrojnë shtëpi.

Virgjëresha

Hëna dhe Marsi te Demat favorizojnë punët që kanë lidhje me distancën, turizmin dhe marketingun online. Venusi te Gaforrja ju bën të ndiheni më mirë me trupin tuaj dhe sjell lehtësim lidhur me shqetësimet shëndetësore të prindërve. Kujdes me reagimet e nxituara nëse dëgjoni diçka që nuk ju pëlqen.

Peshorja

Në mesin e javës, aktivizimi i Neptunit kërkon që të filtroni çdo informacion përpara se të veproni, për të shmangur konfuzionin. Do të keni propozime nga njerëz që i njihni prej kohësh. Takimet e rëndësishme duhet t’i planifikoni që tani, pasi fatin e keni me vete në takimet me njerëz me ndikim.

Akrepi

Humori juaj do të varet shumë nga bashkëpunëtorët. Hëna e Re nxit zhvillime pozitive në punë, por duhet të shmangni rivalitetet e ashpra dhe të ndiqni një konkurrencë produktive. Venusi te Gaforrja favorizon udhëtimet, njohjet e reja erotike dhe zgjerimin e familjes. Kontrolloni emocionet negative në ambientet ku ndodheni.

Shigjetari

Kjo është një 15-ditësh shumë i mirë që kulmon me sukses më 31 maj. Ritmi do t’ju ndihmojë në ide dhe zhvillime personale. Është koha ideale për t’i kaluar raportet në një stad tjetër, si fejesa apo martesa. Mund t’ju duhet të bëni disa korrigjime të domosdoshme në dokumente që lidhen me studimet apo lëvizjet për vjeshtën.

Bricjapi

Neptuni mund t’ju nxisë drejt ideve joreale apo futuriste, ndaj duhet të jeni të kujdesshëm se ku e kanalizoni vëmendjen. Marsi dhe Hëna e Re te Demat favorizojnë nisjet e qëndrueshme dhe reale. Venusi përballë jush sjell suport nga të tjerët, por mos lejoni që kjo energji t’ju nxisë drejt iluzioneve.

Ujori

Priten zgjidhje për problematikat e vjetra me fëmijët ose familjen. Mund të ndiheni sikur po merrni më shumë përgjegjësi se të tjerët në shtëpi, gjë që sjell ankesa, por keni nevojë vetëm për pak mirënjohje nga të afërmit. Venusi ju ndihmon në menaxhimin e mirë të ekonomisë, ndonëse mund të shfaqen shpenzime të paplanifikuara.

Peshqit

Pas tre vitesh, më në fund po gjeni stabilitet dhe qëndrueshmëri me punën dhe veten. Hëna e Re ju ndihmon të zgjidhni probleme fizike apo shëndetësore. Planifikoni shpenzimet me kujdes pasi mund të keni detyrime të papritura. Urani dhe Mërkuri nxisin ndryshime të rëndësishme në adresë, punë ose në filozofinë tuaj mbi jetën./vizionplus.tv

Tags: Horoskopishenjatyjet

Related Posts

Ngjarje e rëndë në kryeqytet, gjendet i vd*kur një person
Të Fundit

Ngjarje e rëndë në kryeqytet, gjendet i vd*kur një person

May 18, 2026

Një burrë është gjetur i vdekur sot pas mesditës në lagjen “Ulpiana” në Prishtinë. Zëdhënësi i Policisë për rajonin e...

Read moreDetails
‘Sherr’ mes Arbana Osmanit dhe gazetarit të njohur? Dalin fotot
Të Fundit

‘Sherr’ mes Arbana Osmanit dhe gazetarit të njohur? Dalin fotot

May 18, 2026

Një debat virtual ka tërhequr vëmendjen e ndjekësve së fundmi, duke përfshirë gazetarin Elton Tozaj dhe një llogari në Instagram...

Read moreDetails
Kriset marrëdhënia Gimbo-Gjesti/ Cfarë ndodhi mes dy shokëve të ngushtë? (Video)
Të Fundit

Kriset marrëdhënia Gimbo-Gjesti/ Cfarë ndodhi mes dy shokëve të ngushtë? (Video)

May 18, 2026

Një mbrëmje muzikore në një nga klubet e kryeqytetit nuk ka shkuar sipas parashikimeve për artistin e njohur Gjesti. Gjatë...

Read moreDetails
Aksident i rëndë, humb jetën një person! PIagosen katër të tjerë
Të Fundit

Aksident i rëndë, humb jetën një person! PIagosen katër të tjerë

May 18, 2026

Një aksident i rëndë është regjistruar orët e para të mëngjesit të sotëm në Kosovë, në fshatin Dollc të Klinës,...

Read moreDetails
Moti për sot/ Ja cfarë pritet të ndodh me kushtet atmosferike!
Të Fundit

Moti për sot/ Ja cfarë pritet të ndodh me kushtet atmosferike!

May 18, 2026

Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të paqëndrueshme. Moti parashikohet me alternime kthjellimesh dhe...

Read moreDetails
‘Fati ju g*det për keq sot…’/ Java nis me momente të vështira dhe situata të rënda për këto shenja
Të Fundit

‘Fati ju g*det për keq sot…’/ Java nis me momente të vështira dhe situata të rënda për këto shenja

May 18, 2026

Dashi Fale mbështetjes se forte te Plutonit, jeta juaj ne çift do jete e mrekullueshme sot. Çdo çast do jete...

Read moreDetails
Mungon Kiara Tito në Portokalli, ja cfarë i ka ndodhur moderatores së njohur!
Të Fundit

Mungon Kiara Tito në Portokalli, ja cfarë i ka ndodhur moderatores së njohur!

May 17, 2026

Mungesa e Kiara Titos në “Portokalli” mbrëmjen e sotme nuk kaloi pa u vënë re nga publiku. Moderatorja e njohur...

Read moreDetails
U zbulua e vërteta/ Monika tregon gjithcka mbi marrëdhënien Sara-Ledion!
Të Fundit

U zbulua e vërteta/ Monika tregon gjithcka mbi marrëdhënien Sara-Ledion!

May 17, 2026

Një video e re që po qarkullon me shpejtësi në rrjetet sociale ka trazuar sërish ujërat e showbizit, duke risjellë...

Read moreDetails
‘Pse u ndave me babin…’ Sara rrëfen pyetjen e sikletshëm që i ka bërë Poem dhe përgjigjen që ajo i dha!
Të Fundit

‘Pse u ndave me babin…’ Sara rrëfen pyetjen e sikletshëm që i ka bërë Poem dhe përgjigjen që ajo i dha!

May 17, 2026

Sara Hoxha ka qenë së fundmi e ftuar në një intervistë për X Media, ku ka folur hapur për jetën...

Read moreDetails
‘Përjetova tmerrin…’ Olsi Bylyku sheh vd*kjen me sy ‘/Avioni ku po udhëtonte u g*dit nga rrufeja
Të Fundit

‘Përjetova tmerrin…’ Olsi Bylyku sheh vd*kjen me sy ‘/Avioni ku po udhëtonte u g*dit nga rrufeja

May 17, 2026

Aktori dhe këngëtari Olsi Bylyku ka ndarë me ndjekësit një moment të frikshëm që ka përjetuar gjatë një fluturimi nga...

Read moreDetails
Leave Comment
Lajmet tani

© 2024 Të gjithë të drejtat e rezervuara.

Navigate Site

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

Follow Us

No Result
View All Result
  • Kryesore
  • Të Fundit
  • TvShow
  • ShowBizi
  • Këshilla Shëndeti
  • Horoskopi

© 2024 Të gjithë të drejtat e rezervuara.

×