Zgjuarsia nuk matet gjithmonë me diploma apo nota të larta në shkollë. Sipas atyre që studiojnë astrologjinë, çdo shenjë e horoskopit ka një mënyrë të veçantë se si mendon, por katër prej tyre dallohen për një zgjuarsi të lindur dhe shumë të rrallë.
Qoftë nga intuita, logjika apo aftësia për të drejtuar të tjerët, këta njerëz dinë të gjejnë zgjidhje aty ku shumica bllokohet.
Demi
Njerëzit e lindur në shenjën e Demit njihen për mendjen e tyre me këmbë në tokë dhe aftësinë për të marrë vendime të zgjuara. Ata rrallë veprojnë pa u menduar mirë, pasi preferojnë të shohin çdo mundësi para se të bëjnë një zgjedhje. Edhe pse kanë ndjenja të forta, në momentet më të rëndësishme, llogjika është ajo që fiton. Kjo qetësi i bën të tjerët t’u besojnë dhe t’i shohin si drejtues të natyrshëm.
Luani
Të lindurit në këtë shenjë janë drejtues të lindur. Kanë një forcë tërheqëse të madhe dhe një aftësi të veçantë për të menaxhuar situata të vështira apo njerëz të komplikuar. Edhe kur nuk janë dakord me dikë, dinë si të ruajnë qetësinë dhe të sillen me maturi e diplomaci. Njerëzit ndihen të qetë dhe të sigurt kur një Luan merr drejtimin e situatës.
Akrepi
Akrepat dallohen sepse mendojnë krejt ndryshe nga të tjerët. Kanë një imagjinatë të pasur dhe një talent të rrallë për të gjetur zgjidhje aty ku të tjerët shohin vetëm probleme. Kur të gjithë ndihen të humbur, Akrepi është ai që ndryshon mënyrën se si shihet situata dhe zbulon rrugëdaljen. Gjithashtu, e ndiejnë shumë se çfarë po ndodh rreth tyre, ndaj pothuajse asgjë nuk i kap në befasi.
Peshqit
Zgjuarsia e Peshqve vjen kryesisht nga bota e tyre emocionale dhe ndjesia e tyre e fortë, ose ndryshe intuita. Ata arrijnë të kuptojnë njerëzit dhe situatat pa pasur nevojë për shumë fjalë. Është sikur të kenë një alarm të brendshëm që i paralajmëron kur diçka nuk shkon. Edhe pse shpesh mendojnë për të tjerët para vetes, ky instinkt i ndihmon të dallojnë njerëzit që gënjejnë dhe energjinë e keqe.
Në përfundim, astrologët tregojnë se këto katër shenja kanë një kombinim perfekt të intuitës, logjikës dhe aftësisë për të kuptuar thellë situatat. Pikërisht kjo i bën të dallohen qartë nga të gjitha shenjat e tjera të zodiakut.












