Lajmet tani
  • Kryesore
  • Te Fundit
  • TvShow
  • ShowBizi
  • Keshilla Shendeti
  • Horoskopi
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • Te Fundit
  • TvShow
  • ShowBizi
  • Keshilla Shendeti
  • Horoskopi
No Result
View All Result
Lajmet e Fundit
No Result
View All Result

“Shenja që merr ofertën e rëndësishme”, Horoskopi javor nga Meri Gjini: Hëna e Plotë hap rrugën e suksesit, kush përjeton ndryshime

May 18, 2026
in ShowBizi
13
VIEWS

Astrologia Meri Gjini ka bërë parashikimin e horoskopit për javën në emisionin “Mes’dritë”, në Vizion Plus, me dyshen e moderatorëve Alma Çelaj dhe Syrjan Rahova.

Java ka nisur me një bashkim fantastik të Mërkurit me Uranin te Binjakët, gjë që përshpejton kohën, informacionin dhe lëvizjen. Duhet të bëjmë kujdes me ritmin dhe të ecim shtruar, pasi kjo hyrje mund të sjellë të papritura.

Hëna e Re te Demat, që ndodhi të shtunën, ndihmon fillimet e reja që janë të mirëorganizuara dhe të strukturuara. Marsi gjithashtu ndodhet te Demat, duke përforcuar nevojën për planifikim dhe projektim.

Venusi kalon te Gaforrja, duke e bërë atmosferën më të ngrohtë dhe njerëzit më të kujdesshëm e tolerantë me njëri-tjetrin.

TëFundit

Zebervoki dorëhiqet nga Policia e Shtetit: Po iki sepse ky popull ka urrejtje ndaj policave, ne na shikoni si armiq!

Zebervoki dorëhiqet nga Policia e Shtetit: Po iki sepse ky popull ka urrejtje ndaj policave, ne na shikoni si armiq!

July 3, 2026
Vetem pak kohe pasi u ndane, rikthehen perseri bashke cifti i Big Brother VIp? Del Fotoja qe i nxjerr zbuluar

Vetem pak kohe pasi u ndane, rikthehen perseri bashke cifti i Big Brother VIp? Del Fotoja qe i nxjerr zbuluar

July 3, 2026

Në raport me financat, ky pozicion na bën më menaxhues të mirë të parave. Megjithatë, në mesjavë, Mërkuri do të vërë në lëvizje Neptunin, gjë që nxit dëshirën për të qenë në qendër të vëmendjes, por shton edhe rrezikun për thashetheme ose informacione imagjinare. Është e rëndësishme t’i filtrojmë lajmet që dëgjojmë. Deri në datën 31 maj, me Hënën e Plotë te Shigjetari, rruga është e hapur për nisje të reja profesionale dhe zgjidhje të vështirësive bankare.

Parashikimi për Shenjat e Horoskopit

Dashi
Marsi dhe Hëna e Re te Demat ndihmojnë në projektimin e qartë të pjesës profesionale, duke krijuar një rutinë të qëndrueshme pune. Megjithatë, për shkak të Neptunit dhe Venusit te Gaforrja, mund të ketë shqetësime të vogla shëndetësore si alergji apo probleme me stomakun në pjesën e parë të javës. Deri në mes të qershorit, do të merren me çështje pronësie ose arredim shtëpie.

Demi
Demat janë protagonistët e kësaj periudhe. Me Marsin në shenjën e tyre deri më 28 qershor, ata kanë mundësi të shkëlqyera zhvillimi në punë dhe projekte të reja. Vështirësia e vetme është mungesa e fleksibilitetit; duhet të kenë kujdes të mos këmbëngulin për gjëra të parëndësishme për të shmangur tensionet. Venusi te Gaforrja i ndihmon në njohjet sociale dhe korrigjimin e raporteve në çift apo familje.

Binjakët
Mërkuri në shenjën tuaj shton ritmin social dhe idetë e reja, veçanërisht për ata që merren me art, marketing apo punë në distancë. Janë në një fazë shumë fitimprurëse dhe optimiste. Kujdesi i vetëm duhet treguar me fjalët e nxituara; mund të thoni gjëra që lëndojnë të tjerët pa dashje ose që nuk janë plotësisht të vërteta.

Gaforrja
Me Venusin në shenjën tuaj deri më 13 qershor, do të jeni në qendër të vëmendjes. Axhenda juaj do të jetë më fleksibël dhe produktive, duke u shoqëruar shpesh me shtim të ardhurash. Mund të ketë vonesa të vogla në udhëtime ose takime, por duhet t’i merrni me qetësi pasi gjërat do të shkojnë sipas planit.

Luani
Marsi rrit intensitetin e punës dhe, ndonëse mund të ndiheni të lodhur e të ankoheni, ky ritëm produktiv do të vazhdojë deri më 28 qershor. Tregoni indiferencë ndaj reagimeve emocionale të të tjerëve në ambientet profesionale për të ruajtur ekuilibrin. Venusi te Gaforrja ju ndihmon të shlyeni borxhe ose kredi, ndërsa periudha deri më 31 maj është fantastike për ata që duan të ndërrojnë shtëpi.

Virgjëresha
Hëna dhe Marsi te Demat favorizojnë punët që kanë lidhje me distancën, turizmin dhe marketingun online. Venusi te Gaforrja ju bën të ndiheni më mirë me trupin tuaj dhe sjell lehtësim lidhur me shqetësimet shëndetësore të prindërve. Kujdes me reagimet e nxituara nëse dëgjoni diçka që nuk ju pëlqen.

Peshorja
Në mesin e javës, aktivizimi i Neptunit kërkon që të filtroni çdo informacion përpara se të veproni, për të shmangur konfuzionin. Do të keni propozime nga njerëz që i njihni prej kohësh. Takimet e rëndësishme duhet t’i planifikoni që tani, pasi fatin e keni me vete në takimet me njerëz me ndikim.

Akrepi
Humori juaj do të varet shumë nga bashkëpunëtorët. Hëna e Re nxit zhvillime pozitive në punë, por duhet të shmangni rivalitetet e ashpra dhe të ndiqni një konkurrencë produktive. Venusi te Gaforrja favorizon udhëtimet, njohjet e reja erotike dhe zgjerimin e familjes. Kontrolloni emocionet negative në ambientet ku ndodheni.

Shigjetari
Kjo është një 15-ditësh shumë i mirë që kulmon me sukses më 31 maj. Ritmi do t’ju ndihmojë në ide dhe zhvillime personale. Është koha ideale për t’i kaluar raportet në një stad tjetër, si fejesa apo martesa. Mund t’ju duhet të bëni disa korrigjime të domosdoshme në dokumente që lidhen me studimet apo lëvizjet për vjeshtën.

Bricjapi
Neptuni mund t’ju nxisë drejt ideve joreale apo futuriste, ndaj duhet të jeni të kujdesshëm se ku e kanalizoni vëmendjen. Marsi dhe Hëna e Re te Demat favorizojnë nisjet e qëndrueshme dhe reale. Venusi përballë jush sjell suport nga të tjerët, por mos lejoni që kjo energji t’ju nxisë drejt iluzioneve.

Ujori
Priten zgjidhje për problematikat e vjetra me fëmijët ose familjen. Mund të ndiheni sikur po merrni më shumë përgjegjësi se të tjerët në shtëpi, gjë që sjell ankesa, por keni nevojë vetëm për pak mirënjohje nga të afërmit. Venusi ju ndihmon në menaxhimin e mirë të ekonomisë, ndonëse mund të shfaqen shpenzime të paplanifikuara.

Peshqit
Pas tre vitesh, më në fund po gjeni stabilitet dhe qëndrueshmëri me punën dhe veten. Hëna e Re ju ndihmon të zgjidhni probleme fizike apo shëndetësore. Planifikoni shpenzimet me kujdes pasi mund të keni detyrime të papritura. Urani dhe Mërkuri nxisin ndryshime të rëndësishme në adresë, punë ose në filozofinë tuaj mbi jetën.

Tags: gaforrjahënaHoroskopimundvenusi

Related Posts

Zebervoki dorëhiqet nga Policia e Shtetit: Po iki sepse ky popull ka urrejtje ndaj policave, ne na shikoni si armiq!
ShowBizi

Zebervoki dorëhiqet nga Policia e Shtetit: Po iki sepse ky popull ka urrejtje ndaj policave, ne na shikoni si armiq!

July 3, 2026

Marius Dervishi, i njohur për publikun si Zebërvoki, ka vendosur t’i japë fund karrierës së tij në Policinë e Shtetit....

Read moreDetails
Vetem pak kohe pasi u ndane, rikthehen perseri bashke cifti i Big Brother VIp? Del Fotoja qe i nxjerr zbuluar
ShowBizi

Vetem pak kohe pasi u ndane, rikthehen perseri bashke cifti i Big Brother VIp? Del Fotoja qe i nxjerr zbuluar

July 3, 2026

Ish- banorja e Big Brother Vip Kosova, Lela Seferi sot ka festuar ditëlindjen e saj të 26-të. Mes urimeve të...

Read moreDetails
Horoskopi për nesër, 3 korrik/ Dita ndizet papritur: një fjalë, një vendim apo një gabim mund të ndryshojë gjithçka
ShowBizi

Horoskopi për nesër, 3 korrik/ Dita ndizet papritur: një fjalë, një vendim apo një gabim mund të ndryshojë gjithçka

July 2, 2026

Horoskopi për nesër, e premte 3 korrik 2026, sjell një ditë që nuk duhet nënvlerësuar. Energjia është e gjallë, e...

Read moreDetails
Sara Gjordeni dhe Bardhi zbulojnë gjininë e fëmijës së dytë
ShowBizi

Sara Gjordeni dhe Bardhi zbulojnë gjininë e fëmijës së dytë

July 2, 2026

Çifti i njohur për publikun, Sara Gjordeni dhe Bardhi, po kalojnë një periudhë të veçantë në jetën e tyre familjare,...

Read moreDetails
Horoskopi për sot, 2 korrik/ Dita kur maskat bien: 4 shenja tërheqin fat, të tjera marrin qartësinë që u mungonte
ShowBizi

Horoskopi për sot, 2 korrik/ Dita kur maskat bien: 4 shenja tërheqin fat, të tjera marrin qartësinë që u mungonte

July 2, 2026

Horoskopi për sot, e enjte 2 korrik 2026, sjell një ditë me energji të thellë, të fortë dhe pak të...

Read moreDetails
Horoskopi për sot, 1 korrik/ Tre shenja hyjnë në një epokë të re, fati u hap derën që prisnin prej kohësh
ShowBizi

Horoskopi për sot, 1 korrik/ Tre shenja hyjnë në një epokë të re, fati u hap derën që prisnin prej kohësh

July 1, 2026

Horoskopi për sot, e mërkurë 1 korrik 2026, sjell një energji të veçantë për disa shenja të Horoskopit. Korriku hapet...

Read moreDetails
Çfarë i tha partneri për puthjen me Ilir Shaqirin? Ja çfarë thotë Moza Ahmeti
ShowBizi

Çfarë i tha partneri për puthjen me Ilir Shaqirin? Ja çfarë thotë Moza Ahmeti

July 1, 2026

Shkrimtarja dhe autorja e njohur Mimoza Ahmeti, pas triumfit si fituese e edicionit të “Ferma VIP”, ka ndarë një tjetër...

Read moreDetails
“Nuk të premton njeri çmim”/ Moza tregon bisedën me Arbanën dhe Eduartin përpara Ferma VIP: S’më erdhi mirë…nga Arbana kisha frikë!
ShowBizi

“Nuk të premton njeri çmim”/ Moza tregon bisedën me Arbanën dhe Eduartin përpara Ferma VIP: S’më erdhi mirë…nga Arbana kisha frikë!

July 1, 2026

Fituesja e edicionit të parë të “Ferma VIP”, shkrimtarja e njohur Mimoza Ahmeti, ka qenë së fundmi e ftuar në...

Read moreDetails
Muaji korrik nis me tronditje në punë dhe në dashuri për këto shenja! – Horoskopi për nesër, e Mërkurë, 1 Korrik 2026
ShowBizi

Muaji korrik nis me tronditje në punë dhe në dashuri për këto shenja! – Horoskopi për sot, e Mërkurë, 1 Korrik 2026

July 1, 2026

Dashi Keni kaluar një periudhë të mbushur me tensione, të cilat do të jenë të pranishme edhe gjatë kësaj të...

Read moreDetails
**Horoskopi për nesër, 1 korrik/ Muaji nis me një sinjal të fortë: këto shenja duhet të bëjnë hapin që kanë shtyrë prej kohësh**
ShowBizi

**Horoskopi për nesër, 1 korrik/ Muaji nis me një sinjal të fortë: këto shenja duhet të bëjnë hapin që kanë shtyrë prej kohësh**

June 30, 2026

Horoskopi për nesër, e mërkurë 1 korrik 2026, hap muajin me një energji që kërkon maturi, guxim dhe vëmendje ndaj...

Read moreDetails
Leave Comment
Lajmet tani

© 2024 Të gjithë të drejtat e rezervuara.

Navigate Site

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

Follow Us

No Result
View All Result
  • Kryesore
  • Te Fundit
  • TvShow
  • ShowBizi
  • Keshilla Shendeti
  • Horoskopi

© 2024 Të gjithë të drejtat e rezervuara.