Lajmet tani
  • Kryesore
  • Të Fundit
  • TvShow
  • ShowBizi
  • Këshilla Shëndeti
  • Horoskopi
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • Të Fundit
  • TvShow
  • ShowBizi
  • Këshilla Shëndeti
  • Horoskopi
No Result
View All Result
Lajmet e Fundit
No Result
View All Result

‘Një fundjavë tipike vjeshte…’ Meteorologia e njohur jep LAJMIN E PAPRITUR dhe per muajin Maj!

May 15, 2026
in Të Fundit
6
VIEWS

E ftuar mëngjesin e sotëm në emisionin “Wake Up” ka qenë meteorologia e njohur, Lajda Porja, e cila zbuloi se si do të jetë parashikimi i motit për fundjavën dhe përgjatë muajit maj.

Porja u shpreh se i gjithë viti do të mbahet mend si më dinamiku dhe me kontraste të forta, kjo për shkak se nuk ka patur asnjë muaj që nuk ka përjetuar përgjatë një jave apo dhjet ditëve dy stinë.

Meteorologia tha se në muajin prill kemi patur dimër dhe pranverë, po ashtu edhe maji, ku nuk kanë munguar temperaturat e ulëta dhe të larta.

“I gjithë viti do të mbahet mend si më dinamiku dhe kontraste të forta. Nuk ka patur asnjë muaj që të mos përjetojmë edhe përgjatë një jave apo dhjetë ditëve dy stinë. Kemi patur dhe në prill dy stinë, nuanca të pranverës dhe me temperatura 28 gradë në 10 ditëshin e parë, pastaj fundi i prillit solli dëborë në zonat malore.

TëFundit

Arti shqiptar në zi, ndahet nga jeta piktori i njohur (EMRI/Foto)

Arti shqiptar në zi, ndahet nga jeta piktori i njohur (EMRI/Foto)

May 15, 2026
Gjendet i vd*kur një burrë në banesë, banorët bëjnë DEKLARATEN SH0KUESE!

Gjendet i vd*kur një burrë në banesë, banorët bëjnë DEKLARATEN SH0KUESE!

May 15, 2026

Pra kemi patur dimër dhe pranverë. Muaji maj gjithashtu. Por mund të them se nëse bëjmë këtë krahasimin e majit që ne kemi përjetuar të paktën në 2-3 dekadat e fundit, ne kalonim menjëherë nga dimri me temperatura mjaft të larta. Përgjithësisht në maj kemi dalë direkt me mëngë të shkurtra dhe nuk na janë dashur xhupat. Ndërkohë kjo pranverë i ka patur prezente dhe duke patur edhe këtë kontrastin ose ndërhyrjen e stinëve mes njëra-tjetrës, ne kemi ende xhupin në garderobë.

Temperaturat kanë një luhatje shumë të madhe dhe anomalia më e theksuar është në mëngjes. Kemi temperatura që janë 3-4 gradë, në zonat malore, janë temperatura shkurti. Temperatura më e ulët që regjistrohet nëse flasim në kushte ideale maji e ka 8.8 gradë, Korça. Ndërkohë kemi patur edhe 3 gradë, madje fundjava e parë e majit që pati dhe dëborë, kemi patur vlera negative 0 dhe -1 në qarkun e Dibrës. Ndërkohë temperaturat maksimale që duhet të jenë 24-25 gradë, janë pak më të larta dhe normale 26-27 gradë.

Ka një diferencë shumë të madhe të dy ekstremeve, vlerave minimale dhe maksimale. Megjithatë nëse flasim në situatën e reshjeve, për nga ana klimatike, maji është relativisht më i thatë se marsi dhe prilli, por jo totalisht i thatë. Deri më tani edhe pse ne i kemi patur prezente, duke përjashtuar mbrëmë gjatë natës, reshjet kanë qenë të pakta. Pra kemi patur më shumë lagështirë, momente me pika shiu, vranësira, rrebeshe të izoluara në zona të caktuara. Por si sasi e reshjeve ende. Me reshjet që do bien dhe gjatë ditës së nesërme dhe reshjet që kanë rënë mbrëmë, do të ketë zona që do t’i afrohen kuotave mujore”, tha ajo.

“Këto luhatje janë normalitet i ri? Ka diçka këtu, nuk është normale, krahasimisht me periudhat e tjera. Kemi parë mot të keq në Itali dhe Turqi, çfarë po ndodh?”, e pyeti më pas Heidi Baci dhe meteorologia e njohur u përgjigj:

“Ne kemi shumë kohë që flasim për ndryshimet klimatike, kemi thënë që do të jenë më të shpeshta. Janë me të vërtetë shumë të shpeshta përderisa ne parashikojmë që brenda një jave ose dhjetë ditëve ne kemi dy stinë, brenda një jave ne përjetojmë pranverë dhe dimër. Skenari më i keq edhe tre stinë, që mund të përjetojmë dhe përmbytje. Italia kishte prej disa ditësh në javën e shkuar që përjetonte temperatura mjaft të larta dhe gjithë këto reshje që janë në pranverë, por që këto ciklone do të jenë prezente herë pas here dhe në verë, vijnë si pasojë e vranësirave konvektive.

Çfarë po ndodh? Ne aktualisht, në fillim ishim në ndikimin e një mase ajrore që ishte nga jug-jugperëndim, është një masë ajrore e ngrohtë, është e pasur me lagështirë, pra kemi dhe vranësira por që është dhe ajri i ngrohtë. Depërtoi një masë e ftohtë polare drejt Europës Qendrore, në veri të Italisë dhe më pas u fut dhe tek ne që dje, drejt Ballkanit. Italia apo Europa Qendrore, Zvicra, Gjermania, Franca kishin të paktën në javën e shkuar ose që nga fillimi i majit që kanë përjetuar 22-23 gradë, një mot shumë të nxehtë për zonat klimatike që përcaktohen. Aktualisht atje ka rënë dëborë, pra ka filluar dëbora që prej 3-4 ditëve në gjithë Europën Qendrore dhe në zonën e Alpeve.

Italia me temperatura kaq të larta të përjetuara pothuajse gjatë gjithë majit, u përball me këtë masën e ftohtë polare, e cila depërtoi menjëherë. Dhe zakonisht kur kemi përplasje të dy masave ajrore që janë krejtësisht të kundërta me njëra-tjetrën, ‘lufta’ që bëjnë ata midis njëra-tjetrës, bëjnë se cila prej tyre do të jetë më e fortë për të mbizotëruar. Prandaj në këto raste ne kemi dhe fuqizimin ose zhvillimin e këtyre cikloneve”.

“Presim të shtunën dhe të dielën një fundjavë që do të duket tipike si vjeshtë dhe jo si pranverë”

Ajo u shpreh se të shtunën dhe të dielën na pret një fundjavë që do të duket tipike si vjeshtë dhe jo si pranverë. Do të ketë reshje shiu, temperatura të ulëta dhe problematike do të jetë paramtri i erës.

Sipas saj, java e fundit e majit vjen me ndryshime pasi rikthehen temperaturat e larta.

“Presim të shtunën dhe të dielën një fundjavë që do të duket tipike si vjeshtë dhe jo si pranverë. Nesër është kryesisht me mot gri, do të ketë rrebeshe, reshje shiu dhe temperatura që do të ulen. Ndërkohë e diela, edhe pse përmirëson reshjet, pra janë vendosur vetëm në zonat malore dhe nuk ka pjesa më e madhe e territorit, do të jetë freskët. Është një fundjavë krejt ndryshe nga dy fundjavat e tjera të majit, duke qenë se është prezent dhe parametri i erës.

Ngjyra pink do të thotë se janë zonat që do të marrin më shumë reshje. Ngjyra blu do të thotë që i gjithë territori shqiptar, duke përjashtuar zonat gri, kanë temperatura më të ulëta, pra është më freskët se ç’duhet të jetë, duke përjashtuar Tiranën, Durrësin, Beratin, Fierin, Sarandën dhe Vlorën që janë pak a shumë normale.

Në veri ka zona që janë edhe 3 gradë më të ulëta se ç’duhet të regjistrojë. Situata e reshjeve pritet të na shoqërojë deri ditën e diel, ka një përmirësim në fillim të javës tjetër, por nuk mbaron me kaq. Në mesin e javës tjetër, e enjtja do të sjellë një sistem me reshje.

Përsa i përket reshjeve, zona që do të marrë rrebeshe do të jetë kryesisht veriperëndimi dhe më pas vjen me reshje mesatare Tiranë, Krujë, Laç dhe Elbasan. Do të ketë Vlora, Pogradeci, Korça dhe Erseka sërish reshje mesatare. Fieri, Berati, Gjirokastra dhe Durrësi do të kenë reshje që do të jenë të dobëta. Pra nesër, i gjithë territori do të jetë me vranësira dhe rrebeshe që do të fillojnë që në orët e para të mëngjesit, kryesisht në veri dhe gradualisht në mesditë dhe pasdite zhvendosen në gjithë territorin. Nuk është se parashikohet se do të ketë situatë alarmante.

Problematik do të jetë parametri i erës, i cili ka filluar që sot por që nesër do të ketë një forcim akoma më të fortë. Zonat e jugut dhe pse do kenë më pak reshje, problem do të jenë më shumë stuhitë e forta të erës. Si pasojë do të ketë një pezullim të përkoshëm të mjeteve lundruese përgjatë të shtunës dhe më pas të dielën e rikuperon menjëherë. E diela do të ndihet akoma më e freskët pasi bien sërish temperaturat, shkojnë 3-4 gradë minimalet dhe maksimumet 21-23 gradë. Deri pas datës 21 maj mbetemi në këto ujëra me këto vlera. E më pas kemi javën e fundit që vjen me ndryshime përsa i përket situatës termike, pra rikthehen temperaturat e larta”, tha Lajda Porja në studion e “Wake Up”

 

Tags: lajda porjamotishishqiperi

Related Posts

Arti shqiptar në zi, ndahet nga jeta piktori i njohur (EMRI/Foto)
Të Fundit

Arti shqiptar në zi, ndahet nga jeta piktori i njohur (EMRI/Foto)

May 15, 2026

Është ndarë nga jeta këtë të premte piktori i filmit, Shyqyri Sako, në moshën 89-vjeçare. Lajmi është bërë me dije...

Read moreDetails
Gjendet i vd*kur një burrë në banesë, banorët bëjnë DEKLARATEN SH0KUESE!
Të Fundit

Gjendet i vd*kur një burrë në banesë, banorët bëjnë DEKLARATEN SH0KUESE!

May 15, 2026

Një 60-vjeçar është gjetur i pajetë në banesën e tij në fshatin Zëmblak, duke tronditur banorët e zonës. Sipas të...

Read moreDetails
Si një SHALQI u bë shkaktar i vd*kjes së një familjeje me katër anëtarë?
Të Fundit

Si një SHALQI u bë shkaktar i vd*kjes së një familjeje me katër anëtarë?

May 15, 2026

Një rast që ka shkaktuar shqetësim dhe konfuzion të madh midis autoriteteve indiane mbetet i pazgjidhur gati tre javë pas...

Read moreDetails
Tragjedia në Maldive, kush ishin 5 italianët që humbën jetën teksa eksploronin shpellat nën ujë
Të Fundit

Tragjedia në Maldive, kush ishin 5 italianët që humbën jetën teksa eksploronin shpellat nën ujë

May 15, 2026

Pesë shtetas italianë humbën jetën gjatë një zhytjeje tragjike në Maldive të enjten, më 14 maj. Ata po eksploronin shpella...

Read moreDetails
Po zien rrjeti! Dy ish banorët e BBV kapen ‘MAT’ duke u puthur/ Dalin fotot!
Të Fundit

Po zien rrjeti! Dy ish banorët e BBV kapen ‘MAT’ duke u puthur/ Dalin fotot!

May 15, 2026

Sa ishin brenda, shumëkush afërsinë e tyre e pa si shenjë të një çifti të mundshëm. Dhe ndërkohë që brenda...

Read moreDetails
Mos u gëzoni nga dielli i paradites/ Rrebeshe dhe shtrëngata pasditen e sotme
Të Fundit

Mos u gëzoni nga dielli i paradites/ Rrebeshe dhe shtrëngata pasditen e sotme

May 15, 2026

Të premten moti në vend do të jetë i paqëndrueshëm, me kthjellime dhe vranësira të herëpashershme. Sipas parashikimeve, reshjet e...

Read moreDetails
Aksident i trefishtë ne autostrade, autoboti del nga rruga! Ka të pIagosur, ja gjendja.
Të Fundit

Aksident i trefishtë ne autostrade, autoboti del nga rruga! Ka të pIagosur, ja gjendja.

May 15, 2026

Një aksident rrugor është regjistruar mëngjesin e kësaj të premteje në autostradën Vlorë-Fier. Ngjarja ka ndodhur pranë fshatit Panaja, ku...

Read moreDetails
Ndryshime po vijnë! Universi ka një surprizë për këto tri shenja të zodiakut
Të Fundit

Ndryshime po vijnë! Universi ka një surprizë për këto tri shenja të zodiakut

May 14, 2026

Kjo javë duket se sjell një kthesë të rëndësishme për tre shenja të horoskopit, të cilat më në fund vendosin...

Read moreDetails
E TRISHTË! U përpIas nga motori në Tiranë, ndërron jetë në spital babai i ministres
Të Fundit

E TRISHTË! U përpIas nga motori në Tiranë, ndërron jetë në spital babai i ministres

May 14, 2026

Luan Pirdeni, babai i ministres Adea Pirdeni dhe profesor i hershëm i Fakultetit të Drejtësisë në Tiranë, ka ndërruar jetë...

Read moreDetails
Tjetër aksident i rëndë, makina përplas një të m*tur/ Raportohet se fëmija…
Të Fundit

Tjetër aksident i rëndë, makina përplas një të m*tur/ Raportohet se fëmija…

May 14, 2026

Një aksident trafiku ka ndodhur sot në rrugën “Jeton Dedushaj” në Pejë, ku vetura ka goditur një fëmijë. Lajmi është...

Read moreDetails
Leave Comment
Lajmet tani

© 2024 Të gjithë të drejtat e rezervuara.

Navigate Site

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

Follow Us

No Result
View All Result
  • Kryesore
  • Të Fundit
  • TvShow
  • ShowBizi
  • Këshilla Shëndeti
  • Horoskopi

© 2024 Të gjithë të drejtat e rezervuara.

×