Gjatë pjesëmarrjes në rubrikën “Trotuar” të programit televiziv “E Diell”, ish-konkurrentja e edicionit të pestë të “Big Brother VIP Albania”, Greta Kazazi, ka dhënë detaje rreth marrëdhënies aktuale mes Selin Bollatit dhe DJ Gimbo.
Në bashkëbisedim me moderatoren Nevina Shtylla, ajo ka konfirmuar se raportet e Gimbos me babanë e Selin janë mjaft pozitive, duke përjashtuar çdo aludim për xhelozi apo preferenca brenda familjes.
Fokusi i intervistës kaloi më pas tek një pretendim i bërë publik nga Bruno Shemsho, i cili ka deklaruar se Selin dhe Gimbo kishin një marrëdhënie të mëparshme përpara se të bëheshin pjesë e formatit televiziv.
Kazazi ka hedhur poshtë këto pretendime në mënyrë kategorike, duke saktësuar se dyshja janë njohur ekskluzivisht gjatë kohës së qëndrimit në shtëpinë e BBV5.
Pjesë nga komunikimi në studio:
Nevina: “Me të atin e Selin si i ka marrëdhëniet Gimbo?”
Greta: “Shumë mirë”
Nevina: “Nuk ka kështu ndarjesh, preferoj më shumë nusen, preferoj më shumë dhëndrin?”
Greta: “Jo, jo”
Nevina: “Nuk ka kështu lloj xhelozish?”
Greta: “Jo, të gjithë jemi njëlloj”
Nevina: “Tani meqenëse jemi te thashethemet, do ma lejosh që ta ezauroj dhe një bashkë. Bruno Shemshon para disa ditësh ka bërë një deklaratë ku pretendon se Selin dhe Gimbo janë njohur që më para, kanë qenë të lidhur, e ke dëgjuar?”
Greta: “Po e kam dëgjuar”
Nevina: “Ke ndonjë koment për këtë?”
Greta: “Jo, nuk është e vërtetë. Ata u njohën aty”
Nevina: “Fare?”
Greta: “Fare.”












