Lajmet tani
  • Kryesore
  • Te Fundit
  • TvShow
  • ShowBizi
  • Keshilla Shendeti
  • Horoskopi
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • Te Fundit
  • TvShow
  • ShowBizi
  • Keshilla Shendeti
  • Horoskopi
No Result
View All Result
Lajmet e Fundit
No Result
View All Result

Elisa Spiropali reagon për herë të parë pas shkarkimit…

February 27, 2026
in TvShow
1
VIEWS

Elisa Spiropali ka reaguar për herë të parë pas shkarkimit nga detyra e ministres së Jashtme një ditë më parë nga Edi Rama.

Në një mesazh të lënë në Facebook, ajo shprehet ndër të tjera se dje përfundoi një detyrë, por jo një rrugëtim.

Spiropali shkruan se i është mirënjohëse Partisë Socialiste dhe Kryeministrit Edi Rama për besimin e dhënë ndër vite, sepse, siç shton ajo, “mirënjohja është kulturë politike dhe jo nënshtrim personal”.

Reagimi i plotë:

TëFundit

E MARTË, DITË “TERSI” për këto DY shenja: Bëni kujdes dhe mos e teproni me kapriçot

E MARTË, DITË “TERSI” për këto DY shenja: Bëni kujdes dhe mos e teproni me kapriçot

June 23, 2026
Parashikimi i horoskopit 23 maj, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

Dashuria në provë dhe puna në lëvizje, horoskopi për ditën e nesërme

June 23, 2026

Dje përfundoi një detyrë, por jo një rrugëtim. Në jetën publike funksionet mbyllen me një vendim, ndërsa përgjegjësia vazhdon me ndërgjegjen.

Politika është një territor ku koha lëviz shpejt, por kujtesa lëviz ngadalë. Në fund ajo që mbetet nuk është posti që ke mbajtur, por mënyra se si e ke mbajtur atë dhe çfarë peshe i ke dhënë fjalës dhe qëndrimit tënd.

Shërbimi ndaj Shqipërisë për mua ka qenë dhe është i lidhur pazgjidhshmërisht me dashurinë për Shqipërinë, zgjedhje e vetëdijshme dhe jo aksident karriere, një akt besimi se vendi ynë mund dhe duhet të qëndrojë në anën e duhur të historisë, ashtu siç në momentet kyçe të saj Shqipëria ka ditur të zgjedhë orientimin perëndimor, edhe kur kjo zgjedhje ka qenë e vështirë. Nga koha kur rilindasit kërkonin dritë në Europë, te vendimi historik për anëtarësimin në NATO dhe rruga drejt Bashkimit Europian, projekti ynë kombëtar ka qenë gjithmonë projekt për t’u bërë pjesë e qytetërimit politik që ndërtoi shtetin e së drejtës, dinjitetin institucional dhe njerëzor.

Në këtë kuptim, detyra ime si Ministre e Jashtme nuk ishte thjesht funksion, por vazhdim i një narrative historike që e sheh Shqipërinë si pjesë të pandashme të Perëndimit politik.

I jam mirënjohëse Partisë Socialiste dhe Kryeministrit për besimin e dhënë ndër vite, sepse mirënjohja është kulturë politike dhe jo nënshtrim personal.

Ne kemi ndërtuar së bashku një model që e ka zhvendosur Shqipërinë nga psikologjia e tranzicionit drejt normalitetit europian, duke zgjedhur reforma kur ishte më e lehtë të zgjidhej kompromisi me mediokritetin dhe duke zgjedhur përgjegjësinë kur populizmi ofronte duartrokitje të shpejta. Ky model nuk është i përsosur, por është i qartë në orientim dhe i vendosur në qëllim.

Kam besuar dhe vazhdoj të besoj se politika nuk është zotërim apo pronësim, por kujdestari e përkohshme. Institucionet janë më të mëdha se individët, por janë individët ata që u japin atyre frymë, ton dhe karakter. Në çdo funksion që më është besuar, si deputete, kryetare Kuvendi e ministre, kam zgjedhur të jem zë me bindje dhe jo jehonë pa peshë, sepse dinjiteti i shtetit mbrohet jo vetëm me marrëveshje e dokumente, por me qëndrimin që mban kur përfaqëson flamurin tënd përballë të tjerëve. Në Europën politike, nga De Gasperi te Schuman, modeli që mbeti ishte ai i burrështetasit që ndërton mbi parime dhe jo mbi kalkulime afatshkurtra, dhe ky mbetet edhe për mua standardi ideal i shërbimit publik.

Vendimet politike janë pjesë e një vizioni më të gjerë dhe si të tilla respektohen, por historia personale e secilit prej nesh nuk matet me kohëzgjatjen e një mandati, as me fuqinë e përkohshme politike, por me gjurmën që lë në kulturën politike dhe morale të vendit. Në histori, figurat që mbeten nuk janë ato që mbajnë më gjatë pushtetin, por ato që nuk relativizojnë kurrë karakterin, sepse dinjiteti nuk është dekoratë ceremoniale, por qëndrueshmëri përballë kohës dhe aftësi për të mos u frikësuar as nga e kaluara, as nga e ardhmja.

Socialistëve u detyrohem gjithmonë besnikëri ndaj idealeve dhe jo ndaj komoditetit, sepse e majta europiane që kemi synuar të ndërtojmë në Shqipëri nuk është retorikë, por përpjekje për drejtësi sociale, shtet funksional dhe integrim të pakthyeshëm në Bashkimin Europian. Këto janë busulla që nuk ndryshojnë me rrethanat dhe nuk zbehen me rotacionin e detyrave.

Forca e një projekti politik matet nga aftësia për të prodhuar modele që qëndrojnë edhe kur rrethanat ndryshojnë, sepse modelet nuk rrëzohen me dekrete, ato provohen me kohën.

Shqipëria është më e rëndësishme se çdo rol dhe Partia është më e rëndësishme se çdo individ, por dinjiteti personal mbetet themeli mbi të cilin ndërtohet çdo shërbim publik i ndershëm dhe i qëndrueshëm. Në këtë kuptim, për mua përfundimi i një detyre nuk është tërheqje, por vazhdim i angazhimit me të njëjtën bindje dhe të njëjtën përgjegjësi.

Mesazhet tuaja më të shumta në largim, se në marrjen e detyrës, ma përforcojnë detyrimin dhe vendosmërinë për të dhënë më shumë.

Sepse pozicionet janë kalimtare, ndërsa gjurma është zgjedhje e vetëdijshme.

Related Posts

E MARTË, DITË “TERSI” për këto DY shenja: Bëni kujdes dhe mos e teproni me kapriçot
TvShow

E MARTË, DITË “TERSI” për këto DY shenja: Bëni kujdes dhe mos e teproni me kapriçot

June 23, 2026

Dashi Bëni kujdes! Në muajt e kaluar nuk kanë munguar konfliktet në dashuri. Por mos u druani, pasi me maturinë...

Read moreDetails
Parashikimi i horoskopit 23 maj, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot
TvShow

Dashuria në provë dhe puna në lëvizje, horoskopi për ditën e nesërme

June 23, 2026

Dashi Bëni kujdes! Në muajt e kaluar nuk kanë munguar konfliktet në dashuri. Por mos u druani, pasi me maturinë...

Read moreDetails
Meri Shehu bën parashikimin javor: Fejesa dhe bashkëpunime të rëndësishme
TvShow

Meri Shehu bën parashikimin javor: Fejesa dhe bashkëpunime të rëndësishme

June 22, 2026

Astrologia Meri Shehu ishte sot në studion e emisionit “Rudina”, në Tv Klan, ku bëri parashikimin javor të 12 shenjave...

Read moreDetails
FOTO/ Këto janë dy vajzat shqiptare që humbën jetën trag*ikisht në Gjermani
TvShow

FOTO/ Këto janë dy vajzat shqiptare që humbën jetën trag*ikisht në Gjermani

June 22, 2026

Këto janë dy vajzat kosovare Erza dhe Aulona Zubaku që humben jeten tragjikisht në Gjermani 24-vjeçarja dhe 18-vjeçarja nga Topanica...

Read moreDetails
HOROSKOPI I SË HËNËS/ Një goditje me fat mund ta kthejë situatën tuaj “kokë-poshtë”
TvShow

HOROSKOPI I SË HËNËS/ Një goditje me fat mund ta kthejë situatën tuaj “kokë-poshtë”

June 22, 2026

Dashi Ditë pozitive për dashurinë. Nëse doni të takoni njerëz ose të shoqëroheni me ta, kjo është koha e duhur....

Read moreDetails
Paralajmërimi i yjeve: Ky kombinim fati do t’ju tronditë këtë të hënë, asgjë nuk do të jetë si më parë!
TvShow

Paralajmërimi i yjeve: Ky kombinim fati do t’ju tronditë këtë të hënë, asgjë nuk do të jetë si më parë!

June 22, 2026

Dashi Ditë pozitive për dashurinë. Nëse doni të takoni njerëz ose të shoqëroheni me ta, kjo është koha e duhur....

Read moreDetails
Gazetarit i dalin fjalët për Mateon dhe Brikenën
TvShow

Gazetarit i dalin fjalët për Mateon dhe Brikenën

June 22, 2026

Pak ditë më parë, gazetari Elton Tozaj bëri një deklaratë që shkaktoi jo pak diskutime në rrjetet sociale. Gjatë një...

Read moreDetails
E papritur! Mateo kapet mat bashkë me ish banoren e BBvip… (Video)
TvShow

E papritur! Mateo kapet mat bashkë me ish banoren e BBvip… (Video)

June 21, 2026

Pak ditë pas konfirmimit të ndarjes që tronditi fansat e tyre, Brikena Selmani dhe Mateo Borri janë rikthyer sërish në...

Read moreDetails
EMRI/ Aks*dent tr*gjik në vend, humb jetën një person (Video)
TvShow

EMRI/ Aks*dent tr*gjik në vend, humb jetën një person (Video)

June 21, 2026

Një aksident me pasojë vdekjen është regjistruar në aksin e vjetër Fushë-Krujë–Laç, ku një automjet tip “Benz” është përplasur me...

Read moreDetails
Flirtet mes Jozit dhe Brikenës në emision, si reagoi Mateo? (VIDEO)
TvShow

Flirtet mes Jozit dhe Brikenës në emision, si reagoi Mateo? (VIDEO)

June 21, 2026

Mbrëmjen e djeshme, Joz Marku ishte i ftuar në “Top Arena”, ku nuk munguan as momentet që po komentohen gjerësisht...

Read moreDetails
Leave Comment
Lajmet tani

© 2024 Të gjithë të drejtat e rezervuara.

Navigate Site

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

Follow Us

No Result
View All Result
  • Kryesore
  • Te Fundit
  • TvShow
  • ShowBizi
  • Keshilla Shendeti
  • Horoskopi

© 2024 Të gjithë të drejtat e rezervuara.