Lajmet tani
  • Kryesore
  • Të Fundit
  • TvShow
  • ShowBizi
  • Këshilla Shëndeti
  • Horoskopi
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • Të Fundit
  • TvShow
  • ShowBizi
  • Këshilla Shëndeti
  • Horoskopi
No Result
View All Result
Lajmet e Fundit
No Result
View All Result

Viti i Kalit të Zjarrit, njihuni me parashikimin e horoskopit kinez për të gjitha shenjat

February 18, 2026
in TvShow
1
VIEWS

Viti i Ri Kinez ka trokitur dje dhe e gjithë popullsia kineze ka nisur festimet për Vitin e Ri kinez 2026.

Ndryshe nga pjesa e tjetër e globit që e feston ardhjen e Vitit të Ri mes datës 31 dhjetor dhe 1 janar, Viti i Ri kinez takon në data të ndryshme çdo vit, pasi bazohet në kalendarin hënor.

Viti 2026 është Kalit të Zjarrit që konçidon njëherë në 60 vit!

Ky kombinim i rrallë i ciklit 60-vjeçar nënkupton energji intensive, pasion, liri dhe transformim të shpejtë.

TëFundit

Afërdita në Binjakë: Si do të ndikojë tek secila shenjë e zodiakut

Afërdita në Binjakë: Si do të ndikojë tek secila shenjë e zodiakut

April 24, 2026
Luizi “injoron” fitoren e Selinës, ndërsa Kiara e… Çfarë ndodhi në Afterparty-n e BBVA5?

Luizi “injoron” fitoren e Selinës, ndërsa Kiara e… Çfarë ndodhi në Afterparty-n e BBVA5?

April 24, 2026

Drejtorja Ekzekutive e Shoqatës Kulturore ALB-China, Burbuqe Spahiu Lukaçevic, ishte e ftuar në emisionin “Rudina”, në Tv Klan, ku dhe dha parashikimin e horoskopit kinez.

Kali (1942, 1954, 1966, 1978, 1990, 2002, 2014, 2026)

Energji pozitive, liri, transformim të shpejtë. Duke qenë se është viti i tyre i lindjes, personat që i përkasin shenjës, për këta do të jetë shumë optimistë. Duhet të jeni shumë të kujdesshëm në detaje, për të shmangur keqkuptimet. Të jeni të hapur me familjen dhe miqtë. Të jeni paqesorë dhe duhet të punoni pa u lodhur. Këshillë: do të keni ndryshime në punë dhe në financa. përgatituni për të përballuar disa vështirësi financiare. Numrat me fat: 2,3,7. Ngjyrat me fat: e verdha dhe jeshilja.

Miu (1936, 1948, 1960, 1972, 1984, 1996, 2008, 2020)

Viti i Kalit të Zjarrit do të jetë plot sfida për shenjën e Miut. Do të ketë ndryshime të mëdha në çdo aspekt. Ndryshimi ka anën pozitive, për shembull, blerja e një makine ose të një prone. Shmagni aktivitetet dhe lodhjen e tepërt. Tregoni kujdes me financat dhe rreziqet e pajustifikuara. Numrat me fat: 2,3. Ngjyrat me fat: blu, gold dhe jeshile.

Bualli (1937, 1949, 1961, 1973, 1985, 1997, 2009, 2021)

Duke pasur natyrë të ndershme, personat e kësaj shenjeje njihen për zell, besueshmëri, forcë dhe vendosmëri. Ky vit do të jetë mjaft sfidues. Duhet të jeni të kujdesshëm me marrëdhëniet me njërëzit, të shmangni debatet me miqtë ose kolegët. Lajmi i mirë është se prania e yjeve fatsjellëse do ju ndihmojë të ktheni për mirë fatin dhe rreziqet në siguri. Njerëzit e shenjës së Buallit shpesh gëzojnë sukses të madh. Jeni të sinqertë, punoni me detaje, por mos hyni garant për paratë e të tjerëve. Numrat me fat: 1 dhe 4. Ngjyrat me fat: e bardhë, e verdhë dhe jeshile.

Tigri (1938, 1950, 1962, 1974, 1986, 1998, 2010, 2022)

Ky vit është mjaft i mirë për shkak të harmonisë me shenjën e Kalit. Në përgjithësi do të ketë një fat të mbarë, por duhet vigjilencë! Të mendoni mirë për veprimet që merrni dhe të mos merrni punët me lehtësi. Kujdes nga njerëz që punojnë pas shpine, nga ata me dy fytyra. Karriera do të lulëzojë falë hapësirave në vendimmarrje për të arritur performancën më të mirë. Ndikimi juaj do të rritet, do të shfrytëzoni mundësinë e rritjes në detyrë, si dhe atë të pagës. Në vitin 2026 do të keni rritje të sharmit, duke u lejuar të takoni shpirtin binjak. Energjia do vijë duke u rritur, bëni not, palestër, si dhe ushqehuni shëndetshëm. Të ardhurat do të jenë të mira, por mos blini shumë online. Beqarët duhet të shfrytëzojnë mundësinë për dashuri ndërsa të martuarit të ruhen nga ndërhyrjet e palëve të treta.

Lepuri (1939, 1951, 1963, 1975, 1987, 1999, 2011, 2023)

Personat e shenjës së Lepurit janë të butë, të qetë, elegantë, vigjilentë, të shpejtë, të aftë, të sjellshëm dhe shumë të përgjegjshëm. Një vit shumë pozitiv, gjërat do u ecin mbarë pa pengesa të mëdha. Për këtë arsye, duhet të shfrytëzoni energjinë pozitive të yjeve për të realizuar ndryshimet e mëdha. Megjithatë, duhet të jeni me këmbë në tokë. Të martuarit mund të kenë gëzimin e shtimit me një anëtar të ri në familje. Nuk duhet të silleni me arrogancë, xhentilesa është arma juaj më e fortë. Këshillë: jini të kujdesshëm si në punë ashtu edhe në çështjet që kanë të bëjnë me shëndetin. Bëni ecje në natyrë dhe mos e teproni me jetën e natës. Numrat me fat: 3, 4 dhe 6. Ngjyrat me fat: e kuqja, rozë, lejla dhe blu.

Dragoi (1940, 1952, 1964, 1976, 1988, 2000, 2012, 2024)

Personat e shenjës Dragoi janë të guximshëm e të vendosur në jetën e përditshme. Do të shikoni ecuri pozitive në jetën tuaj dhe do të keni një perspektivë premtuese financiare. Është thelbësore të kujdeseni për veten, më shumë sport, dietë të ekuilibruar. Duhet të jeni vigjilent me shëndetin tuaj dhe të familjes. Sa i përket anës financiare, viti është i shkëlqyer falë ndihmës së personave fisnikë. Por, mos shpenzoni pa fre. Yjet ju këshillojnë të ruani qetësinë në çdo situatë.

Gjarpri (1941, 1953, 1965, 1977, 1989, 2001, 2013, 2025)

Fat i madh në karrierë, talenti juaj do të vihet re nga eprorët dhe do të keni mundësi promovimi. Megjithatë, jeni modestë dhe me profil të ulët, për të shmangur xhelozinë e kolegëve. Fati në dashuri nuk do të jetë shumë i favorshëm. Beqarët kanë pak gjasa për të gjetur partnerë. Mos kërkoni të pasuroheni brenda natës pasi mund të keni humbje të mëdha. Kujdesuni për shëndetin. Numrat me fat: 2, 8 dhe 9. Ngjyrat me fat: kuqe dhe e verdhë.

Dhia (1943, 1955, 1967, 1979, 1991, 2003, 2015)

Një vit i mrekullueshëm, që premton shumë. Jeni në harmoni të plotë me vitin e Kalit. Fati i mirë do ju ndjekë mirë në çdo hap veçanërisht në muajin shkurt, maj dhe tetor. Kjo është koha për të bërë hapa të mëdhenj në karrierë dhe në financa. Duhet të shfrytëzoni në maksimum këtë mundësi, që u vjen shumë rrallë për të realizuar arritjet e mëdha. Këshillë: jini më me vetëbesim dhe kurajozë, mos hezitoni të përfitoni nga mundësitë që ju vijnë. Vetëm kështu mund të merrni surpriza dhe lajme të mira. Numrat me fat: 2 dhe 7. Ngjyrat me fat: kafe, kuqe dhe lejla.

Majmuni (1944, 1956, 1968, 1980, 1992, 2004, 2016)

Fati mund të vijë paksa në rënie për shkak të ndikimit të dy yjeve të pafavorshëm. Në punë do ju duhet të mbështeteni vetëm tek vetja, të punoni me këmbëngulje dhe jo të ankoheni apo të fajësoni të tjerët. Megjithatë, një yll fatsjellës do ju ndihmojë në fushën e studimeve. Beqarët kanë shanse të mëdha për lidhje, por të martuarit duhet të ruhen nga tundimet. Respektoni ligjin për të shmangur problemet. Numrat me fat: 4 dhe 9. Ngjyrat me fat: e bardhë, blu dhe gold.

Gjeli (1945, 1957, 1969, 1981, 1993, 2005, 2017)

Jeni pozitivë dhe ambiciozë, me një ndjenë të fortë besimi. Një vit shumë i mirë për të lindurit në shenjën e Gjelit. Do të jeni të bekuar, pasi në çdo gjë që bëni do keni ndihmën dhe mbështetjen e njerëzve të çmuar dhe fisnikë. Nëse keni një punë të qëndrueshme do të keni mundësi të shkëlqyera promovimi, por duhet të rrini larg njerëzve dashakeq e të mos bini preh e thashethemeve. Në aspektin financiar, të ardhurat do të rriten, por kujdes në investimet e rrezikshme. Jeni sharmantë, elegantë dhe çdo njeri që ju takon është me fat. Sa i përket ndjenjave, është gjithashtu një periudhë e shkëlqyer falë ndikimit të yllit të dashurisë. Numrat me fat: 5, 7 dhe 8. Ngjyrat me fat: gold, kafe dhe e verdhë.

Qeni (1946, 1958, 1970. 1982, 1994, 2006, 2018)

Karriera do të jetë e qëndrueshme, me mundësi të mira që lindin në punë. Bashkëpunimet do të jenë të qeta dhe të këndshme. Do ju duhet të udhëtoni shpesh për punë, prandaj do duhet të rritet vetëdija për sigurinë dhe t’i jepet rëndësi mirëqenies fizike. Vini sigurinë tuaj në plan të parë, edhe pse do keni disa pengesa të vogla, viti në tërëzi premton sukses dhe frymëzim. Numrat me fat: 3, 4 dhe 9. Ngjyrat me fat: e kuqe, jeshile dhe lejlaja.

Derri (1947, 1959, 1971, 1983, 1995, 2007, 2019)

Pas një viti të vështirë, fati juaj do të përmirësohet ndjeshëm. Njerëz të çmuar dhe fisnikë do ju gjenden pranë dhe do ju ndihmojnë në karrierë. Megjithatë, do ta keni të vështirë të kurseni para për shkak të disa humbjeve të vogla e të papritura. Kujdesuni për shëndetin e të moshuarve në familje. Sa i përket ndjenjave, të martuarit do të kenë lidhje relativisht të qëndrueshme dhe të mos shqetësohen për ndonjë keqkuptim. Sa për beqarët, ky vit do të jetë shumë premtues. Numrat me fat: 2, 5 dhe 8. Ngjyrat me fat: e verdhë, gri, kafe dhe goldi.

Related Posts

Afërdita në Binjakë: Si do të ndikojë tek secila shenjë e zodiakut
TvShow

Afërdita në Binjakë: Si do të ndikojë tek secila shenjë e zodiakut

April 24, 2026

Në astrologji, Afërdita sundon gjithçka, nga jeta jonë dashurore dhe sistemet personale të vlerave, deri tek ideja jonë për kënaqësinë,...

Read moreDetails
Luizi “injoron” fitoren e Selinës, ndërsa Kiara e… Çfarë ndodhi në Afterparty-n e BBVA5?
TvShow

Luizi “injoron” fitoren e Selinës, ndërsa Kiara e… Çfarë ndodhi në Afterparty-n e BBVA5?

April 24, 2026

Në festën madhështore të organizuar menjëherë pas finales së “Big Brother VIP Albania 5”, ku Selin Bollati u shpall fituese,...

Read moreDetails
Ilirit i thanë që kisha të dashur”/ Kryemadhi tregon detaje nga divorci me Metën: Kapën mesazhet…
TvShow

Ilirit i thanë që kisha të dashur”/ Kryemadhi tregon detaje nga divorci me Metën: Kapën mesazhet…

April 24, 2026

Monika Kryemadhi ka zbuluar për herë të parë detaje në lidhje me ndarjen nga ish-bashkëshorti Ilir Meta. Sipas saj, ata...

Read moreDetails
Artan Kola nxjerr zbuluar ish-banorët e BBV 5,ata te dy jan lidhur bashke…
TvShow

Artan Kola nxjerr zbuluar ish-banorët e BBV 5,ata te dy jan lidhur bashke…

April 24, 2026

Ish-banori i shtëpisë më të famshme në Shqipëri, Artan Kola, ka zbuluar si qëndron e vërteta mes Ina Aderit dhe...

Read moreDetails
Panik në Greqi, Kreta goditet nga tërmeti me fuqi 5.7 ballë, lëkundjet ndihen në jug të ishullit
TvShow

Panik në Greqi, Kreta goditet nga tërmeti me fuqi 5.7 ballë, lëkundjet ndihen në jug të ishullit

April 24, 2026

Një tërmet me magnitudë 5.7 të shkallës Rihter ka goditur mëngjesin e së premtes një zonë detare pranë Kretës, Greqi,...

Read moreDetails
HOROSKOPI I DITËS së nesërme: E premte 24 prill 2026!
TvShow

HOROSKOPI I DITËS së nesërme: E premte 24 prill 2026!

April 23, 2026

DASHI Falë Hënës në Luan, e forcuar nga bashkimi dashuror i Neptunit, nuk mund të merrnim një nxitje më të...

Read moreDetails
Këto 3 shenja të zodiakut do kenë përfitime të mëdha, pas një periudhe jo të mirë
TvShow

Këto 3 shenja të zodiakut do kenë përfitime të mëdha, pas një periudhe jo të mirë

April 23, 2026

Disa shenja të zodiakut duket se po kalojnë në një fazë të dominuar nga mundësitë, progresi dhe një ndjenjë më...

Read moreDetails
Nga ‘përplasja’ me Ilir Vrenozin tek ndjenjat për Selin, Miri flet pas BBV: Me bashkëshorten nuk jetojmë bashkë sepse…
TvShow

Nga ‘përplasja’ me Ilir Vrenozin tek ndjenjat për Selin, Miri flet pas BBV: Me bashkëshorten nuk jetojmë bashkë sepse…

April 23, 2026

Armir Shahini, finalisti i “Big Brother Vip” ka folur sot në një intervistë për “Shqipëria Live”, për shumë nga polemikat...

Read moreDetails
Një yll i vërtetë/ Dalin pamjet e rralla, ja si dukej Ermiona Lekbello vite më parë! (VIDEO)
TvShow

Një yll i vërtetë/ Dalin pamjet e rralla, ja si dukej Ermiona Lekbello vite më parë! (VIDEO)

April 23, 2026

Ermjona Lekbello është padyshim një nga personazhet më të komentuar dhe më karizmatikë të momentit, sidomos gjatë rrugëtimit dhe dinamikave...

Read moreDetails
Mateo rrëfehet pas finales së BBVA, çfarë i tha nëna për Brikenën?
TvShow

Mateo rrëfehet pas finales së BBVA, çfarë i tha nëna për Brikenën?

April 23, 2026

Ish-finalisti i “Big Brother VIP Albania 5”, Mateo Borri, ka dhënë intervistën e tij të parë pas daljes nga shtëpia,...

Read moreDetails
Leave Comment
Lajmet tani

© 2024 Të gjithë të drejtat e rezervuara.

Navigate Site

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

Follow Us

No Result
View All Result
  • Kryesore
  • Të Fundit
  • TvShow
  • ShowBizi
  • Këshilla Shëndeti
  • Horoskopi

© 2024 Të gjithë të drejtat e rezervuara.

×