Lajmet tani
  • Kryesore
  • Të Fundit
  • TvShow
  • ShowBizi
  • Këshilla Shëndeti
  • Horoskopi
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • Të Fundit
  • TvShow
  • ShowBizi
  • Këshilla Shëndeti
  • Horoskopi
No Result
View All Result
Lajmet e Fundit
No Result
View All Result

Babai harron pas dy vajzat e tij të mitura në një pikë pushimi në Itali

August 17, 2025
in TvShow
2
VIEWS

Një moment pakujdesie që mund të kishte përfunduar shumë më keq, por që për fat të mirë u zgjidh pa pasoja të rënda.

Kjo është ‘fotografia’ e asaj që ndodhi disa ditë më parë me një baba francez, i cili po kalonte pushimet në Itali me dy vajzat e tij të mitura.

Ngjarja ka ndodhur më 12 gusht, kur burri ishte ndalur në pikën e shërbimit Paganella Est në autostradën A22 Brennero, gjatë një udhëtimi në kuadër të pushimeve verore.

Pas ndalesës, ai u rikthye në makinën e tij dhe u nis sërish, duke menduar se vajzat 8 dhe 10 vjeç, po flinin në sediljen e pasme.

TëFundit

Ish-deputeti bën zbulimin e papritur: Më kërkuan të hyj në “Ferma VIP”, u kërkova parapagim 100 mijë euro

Ish-deputeti bën zbulimin e papritur: Më kërkuan të hyj në “Ferma VIP”, u kërkova parapagim 100 mijë euro

May 6, 2026
Ola of*ndoi Arbanën, vjen reagimi i ashpër i Eduart Grishajt

Ola of*ndoi Arbanën, vjen reagimi i ashpër i Eduart Grishajt

May 6, 2026

Por në fakt, të dyja kishin mbetur brenda ambienteve të autogrillit.

Personeli i pikës së shërbimit vuri re vajzat e vogla, të cilat ishin të qeta, por të hutuara dhe të vetme. Ato nuk dinin të komunikonin në italisht, çka e bëri situatën më të ndërlikuar.

Menjëherë u njoftua Policia Rrugore, dhe një patrullë nga nënstacioni i Trentos mbërriti shpejt në vendngjarje për të marrë në kujdes vajzat.

Dy oficerët arritën të siguronin numrin e celularit të babait dhe ta kontaktonin atë. Ai po vazhdonte udhëtimin drejt kufirit, pa vënë re mungesën e vajzave në makinë.

Pas telefonatës, ai u kthye menjëherë mbrapsht. Policia rrugore kontaktoi gjithashtu edhe nënën e vajzave, e cila gjithashtu ndodhej në Itali për pushime.

Rezulton se prindërit e vajzave janë të ndarë dhe ndajnë kujdestarinë e fëmijëve, por në ditën e ngjarjes, përgjegjësia për kujdesin u takonte babait.

Nëna arriti në pikën e shërbimit pas disa orësh dhe u ribashkua me vajzat, e lehtësuar që gjithçka përfundoi mirë.

Vlen të përmendet ndërhyrja e shpejtë dhe kujdesi i treguar nga punonjësit e pikës së shërbimit dhe oficerët e policisë, të cilët, gjatë pritjes, luajtën me vajzat për t’i qetësuar dhe për të shmangur ndonjë traumë.

Në fund të ngjarjes, vajzat iu kthyen prindërve, por episodi është raportuar në Prokurori dhe në Gjykatën për të Mitur në Trento për shqyrtim të mëtejshëm.

Related Posts

Ish-deputeti bën zbulimin e papritur: Më kërkuan të hyj në “Ferma VIP”, u kërkova parapagim 100 mijë euro
TvShow

Ish-deputeti bën zbulimin e papritur: Më kërkuan të hyj në “Ferma VIP”, u kërkova parapagim 100 mijë euro

May 6, 2026

Një deklaratë e papritur ka ardhur së fundmi nga ish-deputeti Kujtim Gjuzi lidhur me formatin televiziv “Ferma VIP”. Gjatë një...

Read moreDetails
Ola of*ndoi Arbanën, vjen reagimi i ashpër i Eduart Grishajt
TvShow

Ola of*ndoi Arbanën, vjen reagimi i ashpër i Eduart Grishajt

May 6, 2026

Regjisori i programit “Ferma VIP 3”, Eduart Grishaj, ka sqaruar përmes një komunikimi publik pozicionin e tij mbi ngjarjen e...

Read moreDetails
“Surpriza të PAPRITURA”/ Zbuloni tre shenjat e horoskopit që do të…
TvShow

“Surpriza të PAPRITURA”/ Zbuloni tre shenjat e horoskopit që do të…

May 6, 2026

Sipas astrologëve, energjitë planetare të 6 majit pritet të sjellin zhvillime të papritura, lajme të mira dhe momente që mund...

Read moreDetails
Si do t’i rendiste 5 fituesit e BBVA? Ja si u përgjigj Selin Bollati
TvShow

Si do t’i rendiste 5 fituesit e BBVA? Ja si u përgjigj Selin Bollati

May 6, 2026

Gjatë paraqitjes fundit në “Ndryshe” të drejtuar nga Salsano Rrapi dhe Elona Duro, fituesja e sezonit të pestë të “Big...

Read moreDetails
Plasi/ “Ty të njeh gjithë Tirana” Ola për Einxhel Shkirën, përmend edhe Donald Veshajn (Video)
TvShow

Plasi/ “Ty të njeh gjithë Tirana” Ola për Einxhel Shkirën, përmend edhe Donald Veshajn (Video)

May 6, 2026

Gjatë një komunikimi me Gresën, Fabjola Elezaj ka sjellë në vëmendje një episod nga edicioni i parë i formatit “Big...

Read moreDetails
Ish-banorja e BBV i del në mbrojtje Olës pasi quajti Arbanën “ku**ë”, tallet keq me moderatoren
TvShow

Ish-banorja e BBV i del në mbrojtje Olës pasi quajti Arbanën “ku**ë”, tallet keq me moderatoren

May 6, 2026

Ish-banorja e formatit “Big Brother VIP Kosova”, Shqipe Hysenaj, ka shprehur qëndrimin e saj rreth vendimit të produksionit të “Ferma...

Read moreDetails
Bota e sportit në zl, ndahet nga jeta ish-futbollisti i njohur
TvShow

Bota e sportit në zl, ndahet nga jeta ish-futbollisti i njohur

May 6, 2026

Ish-futbollisti Evaristo Beccalossi, një ikonë e Interit në vitet 1980, ka vdekur në moshën 69-vjeçare. Ai lindi në Brescia më...

Read moreDetails
“Do largohem nga Shqipëria/”- Ola hap zemrën te Vanesa pasi ofendoi Arbana Osmanin
TvShow

“Do largohem nga Shqipëria/”- Ola hap zemrën te Vanesa pasi ofendoi Arbana Osmanin

May 6, 2026

Pas përdorimit të fjalorit të papërshtatshëm ndaj moderatores Arbana Osmani, Fabjola Elezaj ka ndarë me banorët e tjerë pritshmëritë e...

Read moreDetails
Familja e Olës do të përballet me Arbanën në studio? Ç’pritet të ndodhë në Ferma VIP
TvShow

Familja e Olës do të përballet me Arbanën në studio? Ç’pritet të ndodhë në Ferma VIP

May 6, 2026

Ngjarjet e fundit në formatin televiziv “Ferma VIP”, me në qendër përdorimin e fjalorit ofendues nga Fabjola Elezaj ndaj moderatores...

Read moreDetails
Bes Kallaku shfaqet për herë të parë krah partneres dhe nënës së tij (Foto)
TvShow

Bes Kallaku shfaqet për herë të parë krah partneres dhe nënës së tij (Foto)

May 6, 2026

Pas një periudhe të vështirë në jetën e tij personale, e shënjuar nga ndarja e shumëpërfolur me këngëtaren Xhensila Myrtezaj,...

Read moreDetails
Leave Comment
Lajmet tani

© 2024 Të gjithë të drejtat e rezervuara.

Navigate Site

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

Follow Us

No Result
View All Result
  • Kryesore
  • Të Fundit
  • TvShow
  • ShowBizi
  • Këshilla Shëndeti
  • Horoskopi

© 2024 Të gjithë të drejtat e rezervuara.

×