Mbrëmjen e kësaj të marte, pranë shkollës së mesme sportive “Benardina Qerraxhia” në Durrës janë dëgjuar të shtëna me armë zjarri.
Sipas informacionit paraprak, dyshohet se një person ka mbetur i vrarë, megjithëse kjo ende nuk është konfirmuar zyrtarisht nga autoritetet.
Rrethanat e ngjarjes mbeten të paqarta, ndërsa policia ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të saj.