Një aksident i rëndë është regjistruar pasditen e sotme në Sarandë.
Mësohet se aksidenti ka ndodhur në rrugën “Janaq Kumi”. Në aksident janë përfshirë një mjet tip “Citroen” dhe një motor.
Sipas informacione mjeti ka prerë rrugën dhe më pas ka ndodhur përplasja. Si pasojë është plagosur 27-vjeçari i identifikuar si Aurel Gumeni.
I riu është transportuar me helikopter drejt spitalit të Traumës.