Shumë ndryshime të mëdha na presin këtë periudhë sepse planetët po lëvizin vrullshëm.

Në parashikimin e javës për programin “Rudina” në Tv Klan, Meri Shehu paralajmëron se nis paksa vështirë, ndaj duhet të presim ca ditë që rrjedha të ndryshojë.
Shenjat më të ndikuara nga këto lëvizje janë ato të pandryshueshme: Dem, Luan, Akrep dhe Ujor. Duket se shenja më me fat e periudhës do të jenë Peshoret sepse pozicionimi i planetëve do të jetë më favorizuesi për to.
Meri Shehu: Jupiteri sapo u fut në Gaforre që ne menduam se do të na japë një shtysë të madhe, energji familjare, dashuri, u përball me Saturnin.
Në momentin që u përball me Saturnin në Dash që është shenjë e zjarrtë, luftarake, udhëhiqet nga Marsi dhe u dha një ndjeshmëri çështjeve familjare, delikate,
atyre që duam të mbrojmë kështu që mund të kishim edhe tendenca lufte të cilat nuk i prisnim. Lufta ishte, por sikur u ashpërsua më tepër.
Ndikimi i Saturnit dhe Jupiterit në Gaforre vazhdon edhe për disa ditë me radhë, kështu që duhet të jemi të kujdesshëm në çështje që i kemi përzemër, një punë, njerëzit e afërt, një shtëpi.
Do të kemi sukses nëse ruajmë vijë logjike dhe praktike dhe këto shanse do të na japin shumë mbarësi.
Lajmi i kësaj jave është që Marsi kalon në Virgjëreshë në datën 17. Në Luan e bëri shumë të ndritshëm, por ditët e fundit largohet me vështirësi sepse u përball me Uranin në Dem, madje edhe sot kemi ndikimin e Marsit në katërkëndësh me Uranin në Dem kështu që janë disa situata shpërthyese, të paqëndueshme, të papritura sidomos për shenjat e qëndrueshme Akrep, Luan, Ujor, Dem, kryesisht të lindurit në ditët e fundit të shenjës së tyre. Dielli në datën 21 shkon në shenjën e Gaforres duke paralajmëruar verën zyrtarisht. Çdo planet që futet në Gaforre përballet direkt me Saturnin në Dash. Një ditë romantike do të jetë data 19 ku Jupiteri në Gaforre do të bëjë një lidhje me Neptunin në Dash që do të marrë një frymëzim, fantazi, do të na nxjerrë pak nga realiteti dhe ndonjëherë vera e ka të nevojshme.
Dashi – 1 yll
Kanë përballje midis Saturnit në shenjën e tyre me Jupiterin në Gaforre kështu që mos të presin shumë realizime të gjërave të tyre në mënyrë shumë të shpejtë. Do të ndiejnë një lloj pengese në vrullin e tyre. Me futjen e Marsit në Virgjëreshë në datën 17 do të shikojnë si do të rregullojnë një çështje pune. Marsi në Virgjëreshë mbart një lloj stresi, ankthi, antagonizmi dhe do të ketë rregullat që duhet të zbatojë ndaj merr një yll sepse do ta ketë të vështirë të avancojë në çështje pune.
Demi – 4 yje
Me Marsin në shenjën e Virgjëreshës kanë temperament më të mirë. Nëse të lindurit në ditët e fundit të shenjës arrijnë të shmangin një konflikt familjar, debat, paqartësi ose një gjë që duket sikur është ndryshe, sikur i çorienton, ditët nnë vazhdim do ta rregullojnë këtë situatë. Marsi në Virgjëreshë u jep një avantazh në çështjet personale erotike, por nuk përjashtohet antagonizmi, lufta, konflikti me partnerin ose ndonjë zgjidhje e një çështjeje jo shumë të qartë. Duhet të kenë kujdes në marrëdhënie me partnerin në çift pas datës 17.
Binjakët – 3 yje
Kanë pasur një tendencë të uljeve në çështjet ekonomike, kryesisht të lindurit në 10-ditëshin e parë. Aty bëhet lufta për socializim, ngritje, kanë një epror të vështirë, qëllim dhe do ta kenë të vështirë deri nesër, ndaj nëse nuk e arrijnë dot pa qenë praktikë, më mirë mos ta vazhdojnë më. Mund të marrin një lajm bombastik në datën 16, por mund të jetë disi zhgënjyes. Do të fillojnë tendencat që të rritet ekonomia nga nesër. Me Marsin në Virgjëreshë marrëdhëniet familjare fillojnë të komplikohen, u vihet zjarr marrëdhënieve familjare.
Gaforrja – 4 yje
Nuk e përjashtojmë dot Gaforren nga të marrit shumë yje, do ta kapërcejnë të lindurat në 10-ditëshin e parë një diskutim, çështje pune, karriere, ngritje në vija të përgjithshme. Nëse e kapërcejnë, fillojnë rrugëtimin e tyre me fat, çlirohen nga vargonjtë e Saturnit ose një kundërshtimi të madh. Duhet të ruajnë komunikimin e mirë me njerëzit e afërm sepse Marsi në Virgjëreshë thotë se mund të keqkuptojnë ose keqkuptohen dhe mund të kenë sherre ose debate Gaforresh që fillojnë e qahen me shami në duar dhe bëjnë tragjike situatën.
Luani – 2 yje
Ta shijojnë ende Marsin në shenjën e tyre, por të kenë kujdes që gjatë ikjes së tij mos të marrë çdo gjë të bukur që u dha, energji, famë dhe debate ku kanë dalë fitimtarë. Mund të dalë një Dem para që i kundërshton, një njeri i shenjës së tokës që nuk u hap rrugë. Do të kapërcejë këtë situatë të vështirë sot dhe nesër, pastaj futet Marsi në Virgjëreshë dhe do të tentohet te çështjet ekonomike që do të kenë shpenzime më të mëdha nga sa kanë pretenduar, ose do të nxjerrin shumë lekë por nuk do të balancohet shpenzimi ekonomik.
Virgjëresha – 4 yje
Fillojnë një periudhë shumë të fuqishme sepse Jupiteri në Gaforre bëhet një aleat i fuqishëm. Të lindurit në 10-ditëshin e parë kanë pasur probleme me punët, anën ekonomike, personale. Nga nesër fillon rikuperimi dhe mbushen me energji, Marsi futet në shenjën e tyre ndaj morën yjet dhe u jep më shumë energji. Ato që s’i thoshin dot tashmë do të kenë mundësi të promovohen, të riskojnë më shumë dhe t’ia dalin mbanë. Marsi në Virgjëreshë nuk është i mirë sepse përdorin Mërkurin, mendimin, arsyetimin, Marsi është një veprim në energji, por do të marrin një tendencë për të vepruar më shumë këtë kohë.
Peshorja – 3 yje
Jupiteri në Gaforre do t’u japë më shumë fat Peshoreve nga shumë shenja të tjera, do të jenë në vitrinë. Këto ditët e para, sidomos Peshoret e lindura në ditët e para të shenjës, nuk e kanë ndier akoma, madje janë kushtëzuar shumë, prandaj marrin tre yje. Marsi në Virgjëreshë për ata që kanë strategji më luftarake mund të sulmojnë për çështje interesi pune ose prapaskene, del një e fshehtë që ndoshta do të ndikonte edhe bëhen pak më antagoniste. Marsi nuk i ngre psikologjikisht.
Akrepi – 4 yje
Të lindurit në 10-ditëshin e tretë shpëtojnë nga ndikimi i katërkëndëshit Mars në Luan me Uranin në Dem dhe mund të kenë disa ngjarje e situata të paparashikueshme. Më vonë do të ikë Urani nga Demi dhe shkon në Binjak dhe do të shpëtojnë nga një 7-vjeçar që deri diku kanë pasur të papritura edhe jo të këndshme ose marrëëdhënie në çift jo shumë të qëndrueshme, por duhet të presim korrikun që të çlirohen komplet. Çlirohet Jupiteri në Gaforre nga kundërshtimi me Saturnin në Dash kështu që nga mesi i javës shumë Akrepë do të udhëtojnë më shumë, do të kenë kontakte me jashtë, oferta pune, do të zhvillohen.
Shigjetari – 3 yje
Nga ana ekonomike nuk janë ndier shumë në formë, të paktën deri nesër dhe hovin erotik sikur ua ka prerë Saturni në Dash, me rregulla. Shigjetarët do të shkëlqejnë shumë në karrierë, do të marrin hov, energji nga Marsi në Virgjëreshë dhe aty ku s’e prisnin shumë njerëz që të futen në rregull e dominancë, do të vënë pikat mbi “i” në një çështje pune, karrierë ose investim. Në dashuri nuk do të ndihen kaq të lirë, nuk do të bëjnë ndonjë aventurë siç e kanë pretenduar verën.
Bricjapi – 3 yje
Falë Marsit në Virgjëreshë që bëhet aleatë me ta, duhet të kenë kujdes me debate me partnerë, në punë apo në jetën personale dhe do të shpenzojnë disa para. Të kalojë kjo periudhë dhe nuk do ta ndiejnë drejtpërsëdrejti kundërshtimin e Jupiterit në Gaforre që do e kenë përballë. Shumë njerëz me rëndësi ose bashkëpunëtorë do të vihen në diskutim. Vetëm Marsi në Virgjëreshë do të bëhet një aleat i fuqishëm për t’i mbajtur afër që mos ta ndiejnë kundërshtimin e menjëhershëm të një eprori ose dobësie në çift apo bashkëpunime.
Ujori – 4 yje
Kanë pasur një shkëndijë si të shkëputur këto ditë nga Marsi në Luan dhe ndoshta s’janë ndier në formë. Nga nesër fillojnë dhe qetësohen, do të merren me çështjet ekonomike. Do të duan të kenë lekë, do të dalin shpenzime të paparashikueshme dhe duan që xhepi të jetë i rëndë.
Peshqit – 2 yje
Marsi përballë shenjës së tyre në Virgjëreshë në datën 17 i bën antagonistë, i fut në debate, sherre. Tani nuk donin që t’u kërkonte llogari shefi, partneri,bashkëpunëtori, shoku etj dhe vendosen në antagonizma shumë të mëdha. Mos u nervozoni, shmangni debatet që s’përballoni dot/tvklan.al