Lajmet tani
  • Kryesore
  • Të Fundit
  • TvShow
  • ShowBizi
  • Këshilla Shëndeti
  • Horoskopi
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • Të Fundit
  • TvShow
  • ShowBizi
  • Këshilla Shëndeti
  • Horoskopi
No Result
View All Result
Lajmet e Fundit
No Result
View All Result

3 planete në prapavijë dhe 2 eklipse që sfidojnë shenjat, astrologia: Marsi, një muaj sprovues…

February 28, 2025
in ShowBizi
Horoskopi, Chrysanthi Kalogeri
2.2k
VIEWS

Muaji Mars pritet të jetë një muaj i rëndësishëm, por dhe shumë sporvues për shenjat e horoskopit.

Pasi këtë muaj nis dhe viti astrologjik.

Astrologia Chrysanthi Kalogeri në programin “Shije Shtëpie” në Tv Klan si çdo të premte bëri parashikimin e klimës së javës që vjen, por dhe gjithë muajit në përgjithësi.

Astrologia tha se gjatë këtij muaji 3 plenetet, Marsi, Mërkuri dhe Afërdita do të jenë në prapavijë,

TëFundit

Mateo dhe Brikena, cifti të pandashëm edhe pas përfundimit të BBVA

Mateo dhe Brikena, cifti të pandashëm edhe pas përfundimit të BBVA

April 21, 2026
Hëna e re tek shenja e Dashit: Astrologia Crysanthi Kalogeri përcakton ditët më me “rrezik” të javës

Hëna e re tek shenja e Dashit: Astrologia Crysanthi Kalogeri përcakton ditët më me “rrezik” të javës

April 21, 2026

por njëkohësisht do të kemi dhe dy eklipse atë të Hënës në datën 14 dhe atë të Diellit në datën 28.

Prandaj duhet të tregohemi të kujdesshëm në vendimet dhe hapat që hedhim.

“Marsi do të na surprizojnë, por na ngelet vetëm që të themi që t’i kalojmë sa më lehtë gjërat.

Megjithëse Marsi është i lidhur me pranverën, por zyrtarisht pranvera kalon më 20 Mars me kalimin e Diellit në gradën 0 në shenjën e Dashit, ku fillon dhe viti astrologjik.

Ky Mars është vërtet shumë i rëndësishëm. Do të kemi 3 planete në prapavijë.

Kemi shumë ngadalësi në zhvillimin e gjërave dhe njëkohësisht do të kthehet Afërdita në prapavijë në shenjën e Dashit, do të kthehet dhe Mërkuri në prapavijë në shenjën e Dashit në 15 Mars.

Nuk do të mungojnë pengesat dhe vonesat. Nga ana tjetër do të kemi rishikime në jetën profesionale e atë erotike. Njëkohësisht është muaji i eklipseve. Kemi një eklips në datën 14, që është eklipsi total i Hënës në shenjën e Virgjëreshës, aksin Peshk-Virgjëreshë. Është një eklips i vështirë, ku mund të kemi dhe fenomene natyrore jo shumë të mira. Kemi dhe eklipsin e pjesshëm Diellor në shenjën e Dashit në datën 28 Mars. Kështu që le të fokusohemi kryesisht në çështjet kryesore të jetës sonë”, tha astrologia.

Dashi – Një muaj i rëndësishëm ku kryesisht duhet të fokusoheni tek vetja. Preokupohuni për çlodhje, për një vëmendje të shtuar për shëndetin, por pa anashkaluar angazhimet në punë. Është një muaj ku do të gjeni zgjidhje për çështje që kanë të bëjnë me pronën, familjen dhe jetën personale. Paralelisht Afërdita dhe Mërkuri janë në prapavijë në shenjën tuaj, ku do preokupojë më tepër të lindurit në muajin Mars dhe në fillim të Prillit. Do të keni rikthime të personave nga e kaluara ose vetë ju mund t’i riktheheni të kaluarës. Do të gjeni mbështetje për realizimin e planeve dhe synimeve, të cilat mund t’i ndryshoni totalisht duke vendos qëllime të tjera. Këto ndryshime do të sjellin aspekte pozitive në financat. Gjithashtu do të keni ndryshime të mëdha në jetën tuaj.

Demi – Një periudhë shumë e rëndësishme për jetën sociale, ku përmes aktivizimit social do të keni arritje në karrierë e jetën personale. Ju që jeni në kërkim të dashurisë do ia dilni. Nuk do ju mungojë as mundësia për t’u angazhuar dhe në politikë. Do të keni pengesa, vështirësi dhe shqetësime në lidhje me njerëzit që ju rrethojnë. Por, nuk është nevoja që këto gjëra t’i merrni seriozisht. Mos mendoni se bota rrotullohet rreth jush. Më kryesorja është që të fokusoheni tek suksesi profesional, por dhe atë në jetën private. Do të bëni takime, biseda e plane të fshehta. Evitoni fjalët e tepërta dhe keqkuptimet në përditshmërinë tuaj.

Binjakët – Është momenti të bëni një lloj rifillimi, në jetën tuaj sociale dhe atë profesionale. Megjithatë ndryshimet nuk do të jenë të njëjta për të gjithë Binjakët. Disa do të duan të nisin ndryshime në financat, disa të tjerë mund të ndërpresin një marrëdhënie pune për të shkuar diku tjetër. Mjafton që të kombinoni mirë shanset së bashku me organizmin dhe disiplinën. Kujdes me entuziazmin e sigurinë e tepërt. Gjithsesi do të keni mbështetje nga njerëzit tuaj të afërt. Do të keni kontakte e biseda të gjata me njerëzit që keni kohë pa i parë. Është momenti që të rishikoni dhe një herë synimet e planet, jo për të bërë një ndryshim total, por për të bërë korrigjime. Do të gjendeni përpara vështirësive, por me takt e diplomaci do i kapërceni. Nga ana tjetër do të çliroheni dhe nga problemet e mëparshme sociale.

Gaforrja – Në përgjithësi është një periudhë pozitive ku do të keni shanse të organizoni të ardhmen afatshkurtër. Do të keni njerëz që do ju mbështesin. Gjatë kësaj periudhe do të jeni në kërkim të ndryshimeve në sferën personale, profesionale dhe financiare. Për këto ndryshime do të gjeni njerëzit e duhur që do ju mbështesin. Nga ana tjetër nuk duhet të nxitoheni. Kujdes me problemet e së kaluarës dhe problemet në familje. Është një periudhë që duhet të punoni për forcimin e pozitave tuaja dhe për vendosjen e bazamentit të së ardhmes. Më të ndikuar do të jenë të lindurit në fund të muajit Qershor dhe ata që kanë lindur në fillim të Korrikut.

Luani – Jini të përqendruar në sferën financiare, pasi do të keni ndryshime. Duhet të jeni më parashikues dhe rregulloni detyrimet që keni ndaj shtetit dhe bankave. Do të keni mbështetje në planet që keni, por kjo mbështetje do të vijë andej nga nuk e prisni. Nga ana tjetër mos i varni të gjitha shpresat tek të tjerët, më e mira do të ishte që të mbështeteshit tek forcat tuaja. Të lindurit në fund të Korrikut e në fillim të Gushtit do të keni mundësi që të rishikoni dhe një herë planet për të ardhmen. Nuk do të mungojnë as udhëtimet jashtështetit. Në përgjithësi është një periudhë që do favorizoheni, por nuk do të mungojnë as rikthimet nga e kaluara.

Virgjëresha – Dy temat kryesore të shenjës suaj do të jenë bashkëpunimet dhe marrëdhëniet personale. Do gjeni njerëz që do ju mbështesin në realizimin e synimeve e planeve. Por, disa prej jush do të hasen me ndarje dhe zhgënjime. Kryesorja është që të fokusoheni në suksesin profesional e sferën financiare. Tek kjo e fundit do të keni ndryshime e vonesa. Gjithsesi në këtë periudhë do të dilni të fituar, duke gjetur mbështetjen që do ju ndryshojë përditshmërinë.

Peshorja – Një periudhë e rëndësishme për ju pasi në shenjën përballë jush, në shenjën e Dashit, Afërdita dhe Mërkuri do të jenë në prapavijë. Gjatë kësaj periudhë do të shikoni më me kujdes marrëdhëniet dhe bashkëpunimet, ku do të ketë dhe rikthime nga e kaluara. Së bashku me eklipsin që bëhet në fund të Marsit do të jeni shumë të ndikuar, sidomos të lindurit në fund të Shtatorit dhe në fillim të Tetorit. Temat që lindën Tetorin e kaluar do të përfundojnë në Shtatorin e Tetorin e ardhshëm. Njëkohësisht do të keni mundësi të përforconi pozitat tuaja, mjafton që të jeni sa më të disiplinuar. Gjatë kësaj periudhe do të udhëtoni.

Akrepi – Kjo periudhë është shumë pozitive dhe erotike. Ju jep shanset që të kaloni bukur dhe të jeni sa më afër me të dashurit. Ju që jeni në kërkim të dashurisë do keni shanse të mira për të filluar një lidhje të re. Më të ndikuar do të jeni ju të lindurit të 10 ditëshin e tretë të shenjës. Është një periudhë ku do të shikoni që arritjet dhe synimet do të realizohen. Tregohuni të kujdesshëm në sferën financiare dhe iniciativat që kanë të bëjnë me investime. Nga ana tjetër do të keni një dëshirë për të ndryshuar përditshmërinë, por mos harroni që duhet të shtrini këmbët sa keni organin.

Shigjetari – Preokupimi juaj do të jetë familja dhe jeta personale dhe erotike. Në shtëpi do të sfidoheni me probleme ose çështje që kanë të bëjnë me një pronë, me një lëvizje nga një shtëpi në një tjetër. Në aspektin erotik do të keni rikthime nga e kaluara dhe kryesisht të lindurit në fund të Nëntorit dhe në fillim të Dhjetorit. Keni shanse shumë të mira për bashkëpunime, zhvillim dhe përparim, mjafton që vlerësoni mirë situatën. Edhe ju që keni kaluar humbje apo zhgënjime, pak e nga pak do të dilni nga kjo situatë.

Bricjapi – Është një periudhë shumë aktive, ku do të jeni në lëvizje të vazhdueshme me biseda, kontakte dhe udhëtime. Të cilat kanë për qëllim promovimin e punës suaj. Nuk do të mungojnë takimet e papritura të këndshme, rikthimet nga e kaluara, por dhe persona të rinj të cilët do të hyjnë në jetën tuaj dhe do ua ndryshojnë. Paralelisht do të keni mundësi që të zgjidhni probleme me bashkëpunëtorët e njerëzit e afërt, si dhe probleme që kanë të bëjnë me pronën. Në lidhje me sferën financiare do të keni zhvillime pozitive.

Ujori – Çështjet kryesore për ju do të jenë financat dhe përfitimet. Do të keni përfitime, por dhe fatura të papritura. Kryesorja është që me fazën e eklipseve të bëni llogari të mira, që sfera financiare të ketë përmirësim. Kontaktet dhe bisedat do të jenë shumë pozitive, duke ju ndryshuar kështu dhe jetën personale e atë profesionale.

Peshqit – Edhe për ju kjo është një periudhë rifillimi. Një periudhë rinovimi për veten. Eklipsi në shenjën tuja do të ndryshojë akset më kryesore të jetës. Do të ndjeheni më të përgjegjshëm, por disa nga ju do të ndjejnë se janë në një udhëkryq. Edhe pse gjërat nuk shkojnë ashtu siç e kishit menduar, duhet të dini se në fund çdo gjë bëhet për të mirën tuaj. Mendoni se disa gjëra nuk i vendosni ju, por universi. Sa u përket financave do të keni pengesa, por dhe shanse. Paralelisht shanse të mira do të keni dhe në sferën personale. Kjo mund të jetë një periudhë sqarimesh./tvklan.al

 

Tags: Chrysanthi KalogeriHoroskopi

Related Posts

Mateo dhe Brikena, cifti të pandashëm edhe pas përfundimit të BBVA
ShowBizi

Mateo dhe Brikena, cifti të pandashëm edhe pas përfundimit të BBVA

April 21, 2026

Brikena dhe Mateo, janë cifti që u krijua brenda shtëpisë së Big Brother Vip Albania 5. Edhe pse gjatë qëndrimit...

Read moreDetails
Hëna e re tek shenja e Dashit: Astrologia Crysanthi Kalogeri përcakton ditët më me “rrezik” të javës
ShowBizi

Hëna e re tek shenja e Dashit: Astrologia Crysanthi Kalogeri përcakton ditët më me “rrezik” të javës

April 21, 2026

Hëna e re tek shenja e Dashit do të vazhdojë të na ndikojë, sipas astrologes Chrysanthi Kalogeri, e cila ishte...

Read moreDetails
“Të largohesh nga Indri!”/ Pas situatës së bujshme në Prime, familjarët e Vanesës vulosin qëndrimin e tyre!
ShowBizi

“Të largohesh nga Indri!”/ Pas situatës së bujshme në Prime, familjarët e Vanesës vulosin qëndrimin e tyre!

April 21, 2026

Teksa raporti i komplikuar mes Indrit dhe Vanesës mbetet kryefjala e dinamikave në “Ferma VIP”, një detaj mjaft i rëndësishëm...

Read moreDetails
Kalimi i Uranit te Binjakët pas 7 vitesh në Dem, Meri Shehu: Javë e madhërishme!
ShowBizi

Kalimi i Uranit te Binjakët pas 7 vitesh në Dem, Meri Shehu: Javë e madhërishme!

April 20, 2026

Në studion e “Rudina” në Tv Klan, këtë të hënë, më 20 prill, ishte e ftuar astrologia e njohur Meri...

Read moreDetails
Mateo reagon për herë të parë pas mbarimit të spektaklit të BBVA-së
ShowBizi

Mateo reagon për herë të parë pas mbarimit të spektaklit të BBVA-së

April 20, 2026

Mateo Borri, finalisti i këtij edicioni të BBVA-së ka thyer heshtjen për herë të parë në rrjetet sociale pas mbarimit...

Read moreDetails
“Më thanë disa s’mund të hysh në Shkodër, ja pra ku jam, ku jeni ju”, Rogert reagon me video sfiduese
ShowBizi

“Më thanë disa s’mund të hysh në Shkodër, ja pra ku jam, ku jeni ju”, Rogert reagon me video sfiduese

April 20, 2026

Pas daljes së tij nga Big Brother VIP Albania, ish-banori, Rogerti, është rikthyer në vëmendjen e rrjeteve sociale me një...

Read moreDetails
Selinit i ndodh e papritura jashtë pasi u shpall fituese e BBV
ShowBizi

Selinit i ndodh e papritura jashtë pasi u shpall fituese e BBV

April 20, 2026

Selin Bollati, u shpall fituese e edicionit të këtij viti të Big Brother VIP Albania të shtunën mbrëma. Një fitore...

Read moreDetails
“Sa keq që…”/ Krah Mirit, Landi nuk përmbahet dhe “thumbon” Selinën
ShowBizi

“Sa keq që…”/ Krah Mirit, Landi nuk përmbahet dhe “thumbon” Selinën

April 20, 2026

Orët e para pas mbylljes së finales së “Big Brother VIP Albania 5”, Miri ka zgjedhur t’i kalojë larg zhurmës...

Read moreDetails
E fshiu postimin ? Mateo thumbon produksionin e BBVA (Foto)
ShowBizi

E fshiu postimin ? Mateo thumbon produksionin e BBVA (Foto)

April 20, 2026

Polemikat pas finales së “Big Brother VIP Albania 5” nuk kanë të ndalur, dhe këtë herë goditja vjen drejtpërdrejt nga...

Read moreDetails
Para me bollëk për këto shenja! Horoskopi javor nga Meri Gjini: Kush fiton dhe kush përballet me sfida
ShowBizi

Para me bollëk për këto shenja! Horoskopi javor nga Meri Gjini: Kush fiton dhe kush përballet me sfida

April 20, 2026

Astrologja Meri Gjini ka bërë parashikimin e horoskopit për javën në emisionin “Mes’dritë”, në Vizion Plus, me dyshen e moderatorëve...

Read moreDetails
Leave Comment
Lajmet tani

© 2024 Të gjithë të drejtat e rezervuara.

Navigate Site

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

Follow Us

No Result
View All Result
  • Kryesore
  • Të Fundit
  • TvShow
  • ShowBizi
  • Këshilla Shëndeti
  • Horoskopi

© 2024 Të gjithë të drejtat e rezervuara.

×