Lajmet tani
  • Kryesore
  • Të Fundit
  • TvShow
  • ShowBizi
  • Këshilla Shëndeti
  • Horoskopi
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • Të Fundit
  • TvShow
  • ShowBizi
  • Këshilla Shëndeti
  • Horoskopi
No Result
View All Result
Lajmet e Fundit
No Result
View All Result

Ylli Merja tregon kurat popullore, si të ulni kolesterolin brenda një muaji me…

January 30, 2025
in Këshilla Shëndeti
Ylli Merja, Kolesteroli
9
VIEWS

Dy tipat e kolesterolit janë ato, që nëse nuk i ruajmë brenda vlerave, atëherë bëhen shkak për lindjen e sëmundjeve të ndryshme si hipertensioni aritmia, problemet në veshka, pagjumësia etj.

Kolesteroli LDL i quajtur kolesteroli i keq është lipoprotein me densitet të ulët.

Këto lipoproteina shpeshherë depozitohen në muret e brendshme të arterieve, duke ngushtuar diametrin e tyre. Ndërsa kolesteroli HDL i njohur si kolesteroli i mirë është lipoprotein me densitet të lartë.

Këto grimca pastrojnë enët e qarkullimit të gjakut nga LDL dhe kur ato rriten shumë mbi vlera e depozitojnë LDL në mëlçi.

TëFundit

Ulçera e stomakut, kur duhet të shqetësohemi? Këshillat natyrale të Ylli Merjas për një stomak të shëndetshëm

Ulçera e stomakut, kur duhet të shqetësohemi? Këshillat natyrale të Ylli Merjas për një stomak të shëndetshëm

October 24, 2025
Shëro dhimbjet e KOCKAVE natyralisht! Ylli Merja: Ja si të parandaloni osteoporozën

Shëro dhimbjet e KOCKAVE natyralisht! Ylli Merja: Ja si të parandaloni osteoporozën

October 24, 2025

Kur LDL,HDL dhe VLDL kalojnë mbi vlerat 280 mg/çdo 300mg/dcl 400mg/dhe atëherë shfaqen shqetësimet në zemër. Në rast se personi nuk fillon të tregojë kujdes për të ulur kolesterolin,

atëherë fillon procesi i përgjithësuar, që gradualisht dhe në mënyrë të vazhdueshme arteriet të fillojnë të mbushen vende-vende nga brenda me këto pllakëza dhjamore. Në përgjithësi ky proces fillon të ndihet pas moshës 40-45 vjeç.

Faktorët që rrisin kolesterolin në gjak

Disa prej faktorëve që ndikojnë në rritjen e kolesterolit në gjak janë: jeta e qetë, qëndrimi sedentar, obeziteti, dieta e pashëndetshme, duhanpirja, diabeti.

Shenjat e para

Vërehet një fryrje e gishtave të dorës, shpeshherë personi fillon të ndiejë dhimbje koke, mund të ketë dhimbje në kraharor, ndonjëherë mund të ketë një goditje në zemër ose shtrëngim të saj. Gjithashtu, mund të ndjejë dhimbje të kyçeve të këmbëve, “ndezje” të tyre. Personi në mëngjes kur çohet nga gjumi fillon të ketë shenja të harresës. Tek disa persona mund të shfaqet ankth, marrje mendsh, lodhje e shpejtë dhe vështirësi në frymëmarrje. Por, si duhet të veprojmë për të mbajtur brenda vlerave 2 treguesit kryesorë të kolesterolit në gjak?

Në rast se LDL fillon të rritet mbi 150-180mg/dcl-210mg/dcl atëherë këto lipoproteina fillojnë t’u ngjiten arterieve nga brenda dhe vende-vende fillon sklerotizimi i arterieve e kundërta ndodh me HDL. Kur ky fillon të ulet më poshtë se 35mg/dcl, atëherë pakësohet mundësia e pastrimit të LDL. Pra, siç e shohim, kryesore është që të mbajmë HDL më shumë se 35mg/dcl dhe trigliceridet fillojnë të rriten mbi 150 mg/dcl.

Masat parandaluese

Ushtrimet fizike janë ndër të parat që fillojnë të luftojnë arterosklerozën. Një vrap 5-10 minuta nxit shumë qarkullimin e gjakut dhe ndihmon në shkëputjen e këtyre grimcave nga vendi ku janë ngjitur. Konsumimi i ushqimeve me pak kripë dhe pakësimi i ushqimeve të skuqura bën që të mos rritet tensioni dhe mëlçia të punojë meë shumë për depozitimin e LDL.

Konsumimi i produkteve shtazore pakëson mundësinë e shtimit të kolesterolit, ndërkohë që ne i kemi shpallur luftë të heshtur atij. Përdorimi i mishit të peshkut, në veçanti salmonit, bën që omega acidet yndyrore të pangopura të ndikojnë në uljen e kolesteroli total. Ushqimet me fibra që përmbajnë Beta Glukan largojnë toksinat nga organizmi dhe largojnë LDL. Konsumimi i ushqimeve që përmbajnë Gluteinë një antioksidant me ngjyrë të verdhë që gjendet tek spinaqi, veza, aloe vlera ndikojnë në humbje të LDL-së dhe triglicerideve. Konsumimi i frutave të thata si arra 4-6 kokrra në ditë, bajame 6-8 kokrra në ditë ose edhe lajthi ndikon në rritjen e HDL. Konsumimi i bishtajoreve si fasulet, bizelja thirrja etj., duke qenë se kanë antioksidantë, vitaminë D, vitaminë B, magnez, kalim, hekur dhe lectina një substancë që të bën të ndihesh i ngopur, redukton LDL dhe rrit kolesterolin e mirë deri në masën 30-35%. Përdorimi i sojës, avokados, hudhrës, qitros bën që të ulet LDL deri në 20% dhe të rritet HDL 25-30%. Konsumimi i 2-3 frutave të stinës në ditë ndikon në largimin e LDL. Përdorimi i uthullës së mollës së egër në dozën 1-2 lugë gjelle në ditë ul nivelin e triglicerideve dhe rrjedhimisht ul kolesterolin VLDL.

Kurat popullore

Krahas ushqimeve të përditshme që përmbajnë antioksidantë, vitaminën B, fibra të shumta; një ndihmë shumë i mirë për të ulur kolesterolin brenda një periudhe 1-mujore japim bimët mjekësore. Ja cilat nga bimët mund t’i përdorni që brenda një muaji kolesterolin ta ulin 50-70mg/dcl. Të gjitha bimët që përmbajnë acide organike ulin kolesterolin në gjak. Lulja dhe fruti i murrizit përmban acidin triterpenik, molla e egër përmban acidin malik në përqindje të lartë, kafja pa kafeinë dhe fruti i shtogut përmbajnë acidin klorogjenik, që ndikon në shkrirjen e dhjamit në organizëm. Gjembi i gomarit, angjinarja, çikorja rregullojnë metabolizmin e përmirësojnë punën e mëlçisë. Bimë që përmbajnë betasitosterole dhe sitostanole, si majdanozi dhe kanella ndikojnë në tretje dhe pastrojnë enët e qarkullimit të gjakut.

Vaji i lirit me dozat 5-10 ml në ditë ndihmon tretjen dhe jashtëqitjen, njëkohësisht ndikon në largimin e LDL nga organizmi. Si përfundim, nëse kolesterolit të keq me vlerat mbi 220mg/dcl i shpallni një luftë të heshtur për rreth një muaj, atëherë ju dilni fitimtarë mbi arterosklerozën.

Tags: KolesteroliYlli Merja

Related Posts

Ulçera e stomakut, kur duhet të shqetësohemi? Këshillat natyrale të Ylli Merjas për një stomak të shëndetshëm
Këshilla Shëndeti

Ulçera e stomakut, kur duhet të shqetësohemi? Këshillat natyrale të Ylli Merjas për një stomak të shëndetshëm

October 24, 2025

Problemet me tretjen janë ndër shqetësimet më të zakonshme që prekin organizmin e njeriut modern, sidomos në kohët e sotme,...

Read moreDetails
Shëro dhimbjet e KOCKAVE natyralisht! Ylli Merja: Ja si të parandaloni osteoporozën
Këshilla Shëndeti

Shëro dhimbjet e KOCKAVE natyralisht! Ylli Merja: Ja si të parandaloni osteoporozën

October 24, 2025

Osteoporoza është një nga problemet më të përhapura të sistemit skeletik, veçanërisht te femrat pas menopauzës dhe tek të moshuarit,...

Read moreDetails
Pastron trupin, rregullon hormonet, tensionin e diabetin… / Ylli Merja zbulon bimën shëruese
Këshilla Shëndeti

Pastron trupin, rregullon hormonet, tensionin e diabetin… / Ylli Merja zbulon bimën shëruese

October 24, 2025

Në botën e bimëve medicinale, hibiskusi është një ndër bimët më të fuqishme, por ende pak e njohur dhe e...

Read moreDetails
Ke MYK në thonj? Kjo kurë natyrale nga Ylli Merja do të shpëtojë në pak ditë
Këshilla Shëndeti

Ke MYK në thonj? Kjo kurë natyrale nga Ylli Merja do të shpëtojë në pak ditë

October 24, 2025

A vuani nga thonj të verdhë, të trashë ose që thyhen lehtë? Mund të jetë myk i thonjve, një infeksion...

Read moreDetails
Alarmi i heshtur i trupit tonë | Mos i injoro ‘zhurmat’ në VESH – Shkaktarët mund të jenë seriozë, Ylli Merja tregon kuren
Këshilla Shëndeti

Alarmi i heshtur i trupit tonë | Mos i injoro ‘zhurmat’ në VESH – Shkaktarët mund të jenë seriozë, Ylli Merja tregon kuren

October 24, 2025

A ke ndjerë ndonjëherë një fishkëllimë apo tingull të çuditshëm në vesh pa ndonjë burim të jashtëm? Ky fenomen quhet...

Read moreDetails
Lulja e Basanit: Bima mrekulli që gjendet kudo – Ja si ndihmon Shëndetin sipas Ylli Merjas
Këshilla Shëndeti

Lulja e Basanit: Bima mrekulli që gjendet kudo – Ja si ndihmon Shëndetin sipas Ylli Merjas

October 24, 2025

Me siguri e keni parë diku afër shtëpisë, në rrugë apo në fusha, por a e keni ditur që kjo...

Read moreDetails
Ndezja e këmbëve, çfarë po na tregon trupi? Nga shkaqet tek trajtimet më të mira natyrale nga Ylli Merja
Këshilla Shëndeti

Ndezja e këmbëve, çfarë po na tregon trupi? Nga shkaqet tek trajtimet më të mira natyrale nga Ylli Merja

October 24, 2025

Ndjesia e djegies ose "ndezjes" në këmbë është një simptomë që mund të shfaqet nga lodhja e përditshme, por edhe...

Read moreDetails
Alarm nga trombocitet e larta? Ç’do të thonë dhe s’i ti mbani në kontroll / Ylli Merja jep kuren natyrale…
Këshilla Shëndeti

Alarm nga trombocitet e larta? Ç’do të thonë dhe s’i ti mbani në kontroll / Ylli Merja jep kuren natyrale…

October 24, 2025

A keni dëgjuar ndonjëherë për trombocitet e larta? Ato mund të jenë një alarm i madh dhe kërkojnë vëmendje. Në...

Read moreDetails
Si të pastroni mëlçinë dhe veshkat, Ylli Merja tregon ‘sekretin’ me…
Këshilla Shëndeti

Si të pastroni mëlçinë dhe veshkat, Ylli Merja tregon ‘sekretin’ me…

October 24, 2025

A ndiheni të lodhur pa arsye? Keni fryrje, dhimbje koke, probleme me gjumin, lëkurën apo probleme me jashtëqitjen? Këto mund...

Read moreDetails
Ylli Merja tregon lulen ‘çudibërëse’ për celulitin dhe shëndetin tuaj / Ja ku e gjeni dhe si ta përdorni
Këshilla Shëndeti

Ylli Merja tregon lulen ‘çudibërëse’ për celulitin dhe shëndetin tuaj / Ja ku e gjeni dhe si ta përdorni

October 24, 2025

Ajo duket si një lule e zakonshme, por Kalendula ose Kumaku është një thesar natyror që për shekuj me rradhë...

Read moreDetails
Leave Comment
Lajmet tani

© 2024 Të gjithë të drejtat e rezervuara.

Navigate Site

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

Follow Us

No Result
View All Result
  • Kryesore
  • Të Fundit
  • TvShow
  • ShowBizi
  • Këshilla Shëndeti
  • Horoskopi

© 2024 Të gjithë të drejtat e rezervuara.