Lajmet tani
  • Kryesore
  • Të Fundit
  • TvShow
  • ShowBizi
  • Këshilla Shëndeti
  • Horoskopi
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • Të Fundit
  • TvShow
  • ShowBizi
  • Këshilla Shëndeti
  • Horoskopi
No Result
View All Result
Lajmet e Fundit
No Result
View All Result
Home Këshilla Shëndeti

Ylli Merja: Si t’i kuroni sëmundjet e syve me keto bimë mjekësore dhe do te…

February 5, 2025
in Këshilla Shëndeti
0
VIEWS

Mundohuni të vëzhgoni sa herë gjatë ditës dora fërkon sytë dhe këto duar shpeshherë janë edhe të palara.

Për rrjedhojë, ne dashur pa dashur çojmë pranë kapakëve të syrit baktere ose viruse. Këto mikroorganizma ose grimca qëllojnë shpeshherë që të krijojnë problematika tek sytë.

Krahas këtyre veprimeve, problematikat në sy krijojnë edhe pluhurat dhe grimcat që ndodhen në ajër, por që në stinën e pranverës, ato janë të shumta dhe të mbushura edhe me polene lulesh.

Po kështu, mund të kujtojmë se edhe larja në pishina me ujë të kloruar mund të krijojë infeksione të syve.

TëFundit

Ylli Merja

Aguliçja, lulja që SHËRON pa ilaçe! Ja si ta përdorësh / Ylli Merja tregon se eshte Ideale në luftimin e…

May 21, 2025
Ylli Merja

Çfarë fshihet pas ënjtjes së këmbëve? Ylli Merja tregon se cfare e shkakton dhe ju tregon trajtmin me..

May 21, 2025

 

Infeksion bakterial apo virusal?

Nëse skuqja e syve është e menjëhershme dhe shoqërohet me lotime, djegie, bezdi ndaj dritës, sekrecione të trasha mukupurelente, atëherë kemi të bëjmë me infeksione bakteriale.

Në këto raste kemi skuqje të syrit, konjunktiva bulbare si dhe skuqje të kapakëve (palpebrale) dhe kjo çon deri në formimin e sekrecioneve purulente (si qelb me ngjyrë të verdhë) ose ngjitje të kapakëve të syve.

Të gjitha këto shenja flasin për një infeksion bakterial, ndërsa kur këto çrregullime nuk vijnë të menjëhershme, por për një kohë më të gjatë, atëherë kemi të bëjmë me infeksione virusale.

Këto të fundit që shkaktojnë skuqje janë ato simplex dhe zoster.

Në përgjithësi të dy këto lloj infeksionesh nuk japin temperaturë, por vetëm shenja lokale. Grupmosha që preket më shumë nga këto dy lloj infeksionesh janë fëmijët nga mosha 1-3 vjeç dhe ata të moshës 3-10 vjeç. Këto konjunktivite gjithashtu janë ngjitëse, pra nëse një nënë ka dy fëmijë me mosha të përafërta, e nëse vëren një skuqje të syve te njëri prej fëmijëve, duhet të tregojë kujdes që të mbrojë fëmijën tjetër nga infeksioni i syve.

Në moshat fëminore qumështi i gjirit të nënës është një mbrojtës shumë i mirë karshi sëmundjeve bakteriale ose virusale. Infeksionet virale kanë si specifikë aktivizimin e tyre kur ka një periudhë viroze në qarkullim, sidomos në grip dhe ky lloj infeksioni kap jo vetëm fëmijët e vegjël, por çdo lloj moshe.

Në të dyja rastet, por më tepër tek infeksionet bakteriale ndodh që kapilarët të rrisin presionin e gjakut dhe nga ky presion ato të çahen, të plasariten në majat e tyre dhe këto enë gjaku të krijojnë një ndjesi sikur kemi rërë në sy dhe kjo mandej shoqërohet me acarim të pjesës së brendshme të kapakëve të syrit nga ku edhe kjo më vonë pëson një fare skuqjeje.

 

Sy të thatë

Një sëmundje tjetër është edhe ajo e syve të thatë ose që njihet si mungesa e lotit. Nëse kemi të bëjmë me këtë patalogji duhet të kemi shumë kujdes, se kjo është një shenjë e çrregullimit kronik të sistemit të imunitetit të ashtuquajtur Sindroma Sjorgen që dëmton funksionin e gjëndrave të lotit në sy dhe të pështymës në gojë. Kjo sindromë më së shumti prek femrat rreth moshës 40 vjeç, të sëmurët me artrit reumatoid dhe lupus ose ato femra të cilat kanë çrregullime hormonale. Sytë e mjegulluar apo një shikim i turbullt shkaktojnë një dobësim të të parit e kjo sëmundje është karakteristikë për njerëzit e moshuar ose ata persona që vuajnë nga diabeti e përdorin shumë medikamente. Kruajtja e syve shfaqet në ato raste kur personi është alergjik ndaj pluhurave, qimet e kafshëve shtëpiake e grimcave të ajrit. Në këto situata, zona rreth syve bëhet jashtëzakonisht e ndjeshme dhe enjtja apo fryrja e syve mund të na tregojë një shenjë të mungesës kronike të gjumit. Ndërsa shfaqja e të ashtuquajturës unaza gri rreth irisit të syrit mund të jetë shenjë e arkus senilis, që lidhet me nivelin e lartë në gjak të kolesterolit apo triglicerideve, çka mund të jenë rrezik i mundshëm për sëmundjet e zemrës apo ndonjë sulmi në tru.

Sy të lëngshëm

Në të gjitha ato raste kur personi ka sy të lëngshëm, por që shoqërohen me një sekrecion me ngjyrë të verdhë dhe që shpeshherë ngjiten kapakët me njeri-tjetrin, atëherë kemi të bëjmë me një infeksion bakterial. Nëse kjo shoqërohet edhe me turbullimin e shikimit, atëherë mund të kemi të bëjmë me sindromën e shikimit kompjuterik, respektivisht stresit të rritur për shkak të kontrastit të dobët të ngjyrave në kompjuter. Ndërsa kur e bardha e syve ka marrë ngjyrë të verdhë, kjo është shenjë e verdhëzës, problemeve në mëlçi dhe në tëmth. Nëse personi është gjithmonë me sy të verdhë, ai patjetër duhet të bëjë provat e heparit.

Trajtimi me bimë mjekësore

Përmendëm të gjitha simptomat e sëmundjeve që mund të prekin sytë tanë, por le të shohim më konkretisht sesi duhet t’i luftojmë me bimë mjekësore. Nëse fëmija është në moshën 0-1 vjeç, nëna duhet t’ia lyejë sytë me qumështin e gjirit 1-2 herë në ditë dhe mund t’u bëjë një kompresë me kamomil të syve çdo darkë 5-10 minuta. Nëse fëmijët janë nga moshat 2-10 vjeç, atëherë është mirë që trajtimi i sëmundjeve virusale ose bakteriale të bëhet në këtë mënyrë: Në një tenxhere ziejmë me një gjysmë litër ujë 2 lugë gjelle kokoçel dhe një lugë gjelle kamomil. E lëmë të mbuluar tenxheren me kapak për 10 -15 minuta e më pas e kullojmë çajin kur është në temperaturën 45-50 gradë celcius. Hedhim një garzë të pastër në pjatën ku ndodhet çaji, e shtrydhim pak dhe e vendosim mbi sy për 2-3 minuta. Më tej qërojmë një thelb hudhër, e copëtojmë pak me dhëmbë dhe pastaj lyejmë sytë nga jashtë. Do të vëmë re që pas një djegieje të lehtë, syri sheh qartë dhe pastër. Personi me sy të infektuar duhet të ketë peshqirin e veçantë të tij dhe duhet të përdorë propolis blete si dhe të konsumojë 1-2 lugë gjelle boronicë në ditë. Ju theksojmë se hudhra dhe boronica janë ndër të parat që ndikojnë në qartësimin e shikimit. Ndër produktet e tjera ato ushqime që janë të pasura me luteinë dhe zeaksantinë reduktojnë rrezikun nga katarakti ose “perdja” në sy. Këto produkte gjenden jo vetëm tek boronica e shafrani i kuq, por edhe tek brokoli misri, bizelet, panxhari dhe kungulli i njomë. Boronica është njëkohësisht edhe një çlodhës shumë i mirë i syve, ndërsa kajsitë e karotat mund të ndihmojnë edhe në shërimin e disa sëmundjeve të syve.

Tags: Ylli Merja

Related Posts

Ylli Merja
Këshilla Shëndeti

Aguliçja, lulja që SHËRON pa ilaçe! Ja si ta përdorësh / Ylli Merja tregon se eshte Ideale në luftimin e…

May 21, 2025

Aguliçja, lulja që lulëzon në pranverë dhe shëron gjithë vitin Aguliçja është një nga bimët më të fuqishme që na...

Read moreDetails
Ylli Merja
Këshilla Shëndeti

Çfarë fshihet pas ënjtjes së këmbëve? Ylli Merja tregon se cfare e shkakton dhe ju tregon trajtmin me..

May 21, 2025

Ënjtja e këmbëve, shkaqet më të zakonshme dhe trajtimi natyral Ënjtja e këmbëve është një problematikë që haset shpesh në...

Read moreDetails
Ylli Merja
Këshilla Shëndeti

Propolisi, thesari i çmuar i natyrës që kuron qindra sëmundje, Ylli Merja: Numër një për forcimin e…

May 21, 2025

Propolisi, thesari i shëndetit, përdorimet e tij dhe vlerat në shëndetin tonë Në emisionin "Rreze Dielli" në Report TV me...

Read moreDetails
Ylli Merja
Këshilla Shëndeti

Stop kapsllëkut përgjithmonë! Si të pastroni zorrën brenda 24 orëve, Ylli Merja: Ky eshte trajtimi me i mire me…

May 21, 2025

Kapsllëku kronik tek të moshuarit, çfarë i lehtëson nga natyra? / Ja trajtimi më i thjeshtë natyral nga Ylli Merja...

Read moreDetails
Ylli Merja
Këshilla Shëndeti

Çfarë ‘fshihet’ pas mpirjes së duarve? Ylli Merja tregon problemin: Ja si t’a trajtoni me…

May 21, 2025

Çfarë tregon mpirja e duarve për shëndetin dhe si ta shërojmë me dy veprime të thjeshta. Të paktën një herë...

Read moreDetails
Ylli Merja
Këshilla Shëndeti

Thundërmushka, magjia e shërimit / Ja si ta përdorni për këto sëmundje, Ylli Merja: Ilaç natyral për…

May 21, 2025

Thundërmushka, bima me emrin e veçantë dhe me veti shëruese kundër kollës, problemeve me mushkëritë, por dhe shumë problematika të...

Read moreDetails
Ylli Merja, Koliti
Këshilla Shëndeti

Probleme me jashtëqitjen dhe kolitin? Ylli Merja: Koliti kurohet 100 % / Ja kura dhe receta ideale qe do tju…

May 21, 2025

Çfarë është koliti dhe cilat janë llojet kryesore të tij? Shkaktarët e kolitit, simptomat dhe parandalimi me metodat natyrale Shumë...

Read moreDetails
Këshilla Shëndeti

Mos e injoroni këtë, çfarë tregojnë për shëndetin tuaj shenjat në këmbë kur hiqni çorapet

April 11, 2025

Nëse kjo ka ndodhur një ose dy herë, ka mundësi që buza e këpucëve   të jetë shumë e ngushtë...

Read moreDetails
Ylli Merja
Këshilla Shëndeti

“Sanza” ose e njohur si “Gentiana”, bima mrekullibërëse e veriut të Shqipërisë: Ylli Merja tregon vetite e ksaj bime…

March 16, 2025

Mjeku Ylli Merja shpjegoi se në veri të Shqipëri rrite një bimë që është mrekullibërëse. I ftuar në emisionin “Good...

Read moreDetails
Ylli Merja, Fara e Zeze
Këshilla Shëndeti

Mjeku tregon efektet e vajit të farës së zezë në organizim e trupit: Përmirëson funksionin e mëlçisë dhe…

March 16, 2025

Mjeku Ylli Merja shpjegoi efektet të vajit të farës së zezë. I ftuar në emisionin ‘Good Morning Albanians’ në Euronews...

Read moreDetails
Leave Comment
Lajmet tani

© 2024 Të gjithë të drejtat e rezervuara.

Navigate Site

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

Follow Us

No Result
View All Result
  • Kryesore
  • Të Fundit
  • TvShow
  • ShowBizi
  • Këshilla Shëndeti
  • Horoskopi

© 2024 Të gjithë të drejtat e rezervuara.