Lajmet tani
  • Kryesore
  • Të Fundit
  • TvShow
  • ShowBizi
  • Këshilla Shëndeti
  • Horoskopi
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • Të Fundit
  • TvShow
  • ShowBizi
  • Këshilla Shëndeti
  • Horoskopi
No Result
View All Result
Lajmet e Fundit
No Result
View All Result

Ylli Merja: Si të luftojmë obezitetin me çajin çudibërës dhe te dobesoheni ne…

January 30, 2025
in Këshilla Shëndeti
6
VIEWS

Jetojmë në një kohë që nga njëra anë ka një bollëk të prodhimeve bujqësore dhe blegtorale, por njëkohësisht jemi edhe në një fazë që ne nuk dimë realisht origjinën e prodhimit të ushqimeve që konsumojmë.

Pra, këto produkte mund të jenë me ndërhyrje të shumta kimike, apo hormone, apo me përqindje të lartë të sheqernave, sidomos tek ëmbëlsirat.

Kjo sasi e lartë karbohidratesh apo sheqernash përdoret për të mos shkaktuar dëmtimin, prishjen e këtyre produkteve të ëmbëltoreve deri sa të shkojë te konsumatori.

Por që të dy faktorët e sipërpërmendur ndikojnë në atë që quhet depozitim i rezervave ushqimore në organizëm e ky i fundit fillon që këto karbohidrate t’i kthejë në dhjamë e t’i ruajë.

TëFundit

Ulçera e stomakut, kur duhet të shqetësohemi? Këshillat natyrale të Ylli Merjas për një stomak të shëndetshëm

Ulçera e stomakut, kur duhet të shqetësohemi? Këshillat natyrale të Ylli Merjas për një stomak të shëndetshëm

October 24, 2025
Shëro dhimbjet e KOCKAVE natyralisht! Ylli Merja: Ja si të parandaloni osteoporozën

Shëro dhimbjet e KOCKAVE natyralisht! Ylli Merja: Ja si të parandaloni osteoporozën

October 24, 2025

Pra, këto depozitime nuk janë asgjë tjetër veçse një energji e pakonsumuar nga organizmi.

Nëse arrijmë t’i djegim të gjitha kaloritë që marrim gjatë ditës, atëherë pesha trupore mbetet e pandryshuar, por kur marrim kalori më shumë sesa harxhojmë, organizmi fillon t’i depozitojë në formën e dhjamit, kryesisht në pjesën e barkut ose edhe në zonën gluteale apo kofshë.

Kështu, që të kemi parasysh peshën normale të trupit, duhet të ndajmë dy faza: faza e rritjes së fëmijëve (rritja metabolike e tyre) dhe faza e qëndrimit standard të peshës trupore te të rriturit.

Nëse fëmijëve duhet t’u japim kalori më shumë sesa ata djegin për shkak se kalojnë në fazën e tyre të zhvillimit, duhet të mos harrojmë që mund t’i japim të konsumojnë edhe ushqime që përmbajnë yndyrna nga 2-4%; ndërsa produkte shtazore mund t’u japim 50-100gramë, ndërsa ushqimet që përmbajnë karbohidrate duhet të jenë në raportin 1:4 me sasinë e proteinave që marrin.

Indeksi i masës trupore
Në të dyja rastet, qoftë të fëmijët në rritje apo te vetë të rriturit duhet të kemi parasysh që herë pas herë të kontrollojmë indeksin e peshës trupore ose masën trupore (treguesi IMT) që bazohet në gjatësinë dhe peshën trupore. Nëse një i rritur mat peshën e trupit dhe e pjesëton me katrorin e gjatësisë së tij në metra, rezultati do të tregojë indeksin e masës trupore. Nëse ky i fundit është më i vogël se 20, atëherë individi ka një peshë ideale dhe nuk është i prekur nga sëmundjet kardiovaskulare. Nëse ky indeks është 20-25, atëherë mund të themi që individi është brenda një peshe normale, por në fillesat e një obeziteti.

Kur IMT rezulton 25-30, atëherë kemi të bëjmë me mbipeshë e kur parametri del mbi 30, individi vuan nga obeziteti. Kjo formulë vlen pothuajse për të gjitha moshat, e kjo vlen edhe për fëmijët. Nëse te këta të fundit IMT del më tepër se 30, prindërit duhet të marrin masa e t’i ndërpresin të gjitha ushqimet që përmbajnë sheqerna, duhet t’i pakësojnë ushqimet shtazore që përmbajnë dhjamëra (yndyrë) si dhe të fillojnë të mësojnë fëmijën me aktivitet fizik. Një tregues tjetër që përcakton obezitetin është cirkunferenca e mesit (gjatësia e rripit të mesit) e kjo matet me një metër e nëse rezultatet dalin më shumë se 100, atëherë personi ka depozitime të dhjamit në zonën e stomakut, i njohur ndryshe si obeziteti abdominal.

Ky i fundit është shumë më i rrezikshëm për shëndetin sesa dhjami që gjendet në regjionet gluteale ose në kofshë. Pra, matja e cirkunferencës së mesit jep informacione të rëndësishme rreth rrezikut të problemeve të zemrës, për presionin e lartë të gjakut, kolesterolin e lartë, diabetin e tipit të dytë. Ky parametër te meshkujt nuk duhet të shkojë më shumë se 100, ndërsa te femrat jo më shumë se 80-85 centimetra, kjo gjithmonë në varësi të gjatësisë.

Një tregues tjetër i obezitetit është edhe sindromi metabolik, trajtimi i të cilit duhet të bëhet i gërshetuar me aktivitetet fizike si dhe me pakësimin e sasisë së ushqimeve. Gjithashtu duhet të ndërpresë dhe alkoolin. Ky grup njerëzish duhet të arrijë të ulë peshën trupore me 10 gramë në ditë.

Trajtimi natyral
Personat mbipeshë duhet të mos konsumojë lëngjet e konservuara të frutave apo pijet me gaz dhe së paku ta zëvendësojnë me ujë natyral si dhe 1-2 gota çaj të gjelbër në ditë, një limon të shtrydhur si dhe 5-6 fije majdanoz në ditë. Edhe lëvorja e limonit është shumë efektive për rënien në peshë, ku brenda 25 ditëve shihen rezultate.

Kur personi ka diabet dhe kolesterol të lartë, duhet patjetër të synojë rënien në peshë, pra duhet t’i shpallë luftë të “heshtur” mbipeshës së trupit të tij e të bjerë minimalisht 200-300 gramë në një javë. Gjithashtu, të mos konsumojë më bukë të bardhë, por ta zëvendësojë me produktet bimore që kanë fibra, veçanërisht thekra. Nëse obeziteti i fëmijëve bëhet shqetësues, atëherë duhet të mbahet nën kontroll sasia e ushqimeve si dhe të shtyjmë fëmijën që të merret me ushtrime fizike, por edhe me basketboll.

Nëse një person është obez, së paku duhet të rregullojë tretjen duke pirë 1-2 gota ujë të ngrohtë në mëngjes të shoqëruar me një lugë kafe mjaltë dhe gjysmë luge kafe piperi të zi. Mjalti arrin të gjallërojë punën e enzimave në organizëm, të largojë toksinat dhe të nxitë funksionin e jashtëqitjes. Gjithashtu, për të gjithë personat mbipeshë këshillohet të konsumojnë 3-5 vakte duke ngrënë patjetër mëngjesin çdo ditë. Edhe çaji me dëllinjën e zezë i kombinuar me bishtat e qershisë ndihmon në largimin e ujit të tepërt nga organizmi. Një mënyrë tjetër për rënien në peshë është edhe përdorimi i çajit natyral për dobësim, e kjo përzierje bimësh do të ndihmojë edhe sistemin e tretjes dhe në jashtëqitje. Ky çaj që përmban edhe mështeknë bën që uji i tepërt të largohet nga organizmi, pa larguar kripër-at minerale.

Tags: ObezitetiYlli Merja

Related Posts

Ulçera e stomakut, kur duhet të shqetësohemi? Këshillat natyrale të Ylli Merjas për një stomak të shëndetshëm
Këshilla Shëndeti

Ulçera e stomakut, kur duhet të shqetësohemi? Këshillat natyrale të Ylli Merjas për një stomak të shëndetshëm

October 24, 2025

Problemet me tretjen janë ndër shqetësimet më të zakonshme që prekin organizmin e njeriut modern, sidomos në kohët e sotme,...

Read moreDetails
Shëro dhimbjet e KOCKAVE natyralisht! Ylli Merja: Ja si të parandaloni osteoporozën
Këshilla Shëndeti

Shëro dhimbjet e KOCKAVE natyralisht! Ylli Merja: Ja si të parandaloni osteoporozën

October 24, 2025

Osteoporoza është një nga problemet më të përhapura të sistemit skeletik, veçanërisht te femrat pas menopauzës dhe tek të moshuarit,...

Read moreDetails
Pastron trupin, rregullon hormonet, tensionin e diabetin… / Ylli Merja zbulon bimën shëruese
Këshilla Shëndeti

Pastron trupin, rregullon hormonet, tensionin e diabetin… / Ylli Merja zbulon bimën shëruese

October 24, 2025

Në botën e bimëve medicinale, hibiskusi është një ndër bimët më të fuqishme, por ende pak e njohur dhe e...

Read moreDetails
Ke MYK në thonj? Kjo kurë natyrale nga Ylli Merja do të shpëtojë në pak ditë
Këshilla Shëndeti

Ke MYK në thonj? Kjo kurë natyrale nga Ylli Merja do të shpëtojë në pak ditë

October 24, 2025

A vuani nga thonj të verdhë, të trashë ose që thyhen lehtë? Mund të jetë myk i thonjve, një infeksion...

Read moreDetails
Alarmi i heshtur i trupit tonë | Mos i injoro ‘zhurmat’ në VESH – Shkaktarët mund të jenë seriozë, Ylli Merja tregon kuren
Këshilla Shëndeti

Alarmi i heshtur i trupit tonë | Mos i injoro ‘zhurmat’ në VESH – Shkaktarët mund të jenë seriozë, Ylli Merja tregon kuren

October 24, 2025

A ke ndjerë ndonjëherë një fishkëllimë apo tingull të çuditshëm në vesh pa ndonjë burim të jashtëm? Ky fenomen quhet...

Read moreDetails
Lulja e Basanit: Bima mrekulli që gjendet kudo – Ja si ndihmon Shëndetin sipas Ylli Merjas
Këshilla Shëndeti

Lulja e Basanit: Bima mrekulli që gjendet kudo – Ja si ndihmon Shëndetin sipas Ylli Merjas

October 24, 2025

Me siguri e keni parë diku afër shtëpisë, në rrugë apo në fusha, por a e keni ditur që kjo...

Read moreDetails
Ndezja e këmbëve, çfarë po na tregon trupi? Nga shkaqet tek trajtimet më të mira natyrale nga Ylli Merja
Këshilla Shëndeti

Ndezja e këmbëve, çfarë po na tregon trupi? Nga shkaqet tek trajtimet më të mira natyrale nga Ylli Merja

October 24, 2025

Ndjesia e djegies ose "ndezjes" në këmbë është një simptomë që mund të shfaqet nga lodhja e përditshme, por edhe...

Read moreDetails
Alarm nga trombocitet e larta? Ç’do të thonë dhe s’i ti mbani në kontroll / Ylli Merja jep kuren natyrale…
Këshilla Shëndeti

Alarm nga trombocitet e larta? Ç’do të thonë dhe s’i ti mbani në kontroll / Ylli Merja jep kuren natyrale…

October 24, 2025

A keni dëgjuar ndonjëherë për trombocitet e larta? Ato mund të jenë një alarm i madh dhe kërkojnë vëmendje. Në...

Read moreDetails
Si të pastroni mëlçinë dhe veshkat, Ylli Merja tregon ‘sekretin’ me…
Këshilla Shëndeti

Si të pastroni mëlçinë dhe veshkat, Ylli Merja tregon ‘sekretin’ me…

October 24, 2025

A ndiheni të lodhur pa arsye? Keni fryrje, dhimbje koke, probleme me gjumin, lëkurën apo probleme me jashtëqitjen? Këto mund...

Read moreDetails
Ylli Merja tregon lulen ‘çudibërëse’ për celulitin dhe shëndetin tuaj / Ja ku e gjeni dhe si ta përdorni
Këshilla Shëndeti

Ylli Merja tregon lulen ‘çudibërëse’ për celulitin dhe shëndetin tuaj / Ja ku e gjeni dhe si ta përdorni

October 24, 2025

Ajo duket si një lule e zakonshme, por Kalendula ose Kumaku është një thesar natyror që për shekuj me rradhë...

Read moreDetails
Leave Comment
Lajmet tani

© 2024 Të gjithë të drejtat e rezervuara.

Navigate Site

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

Follow Us

No Result
View All Result
  • Kryesore
  • Të Fundit
  • TvShow
  • ShowBizi
  • Këshilla Shëndeti
  • Horoskopi

© 2024 Të gjithë të drejtat e rezervuara.