Lajmet tani
  • Kryesore
  • Të Fundit
  • TvShow
  • ShowBizi
  • Këshilla Shëndeti
  • Horoskopi
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • Të Fundit
  • TvShow
  • ShowBizi
  • Këshilla Shëndeti
  • Horoskopi
No Result
View All Result
Lajmet e Fundit
No Result
View All Result

Ylli Merja: Si të kuroni infeksionet e syve me çajin bimor: Përgatitja e çajit bëhet me…

February 23, 2025
in Këshilla Shëndeti
Ylli Merja, Infeksioni i Syut
1
VIEWS

Në periudhën e verës fillojnë patologji të ndryshme pasi me rritjen e temperaturave, rriten edhe bakteret në ajër dhe tokë.

Këto e shumë faktorë të tjerë ndikojnë në dëmtimin e shikimit nëse nuk kujdesemi për sytë në mënyrën e duhur.

Rrezet e diellit dëmtojnë shikimin, rrezet UVA dëmtojnë kornenë e syrit, dhe arrijnë deri në thellësi, ndërsa rrezet UVB dëmtojnë sipërfaqen e syrit.

Në verë patologjitë që prekin sytë janë alergjia, infeksionet, tharja e lëngut të syve nga i nxehti ose nga përdorimi i freskueseve, kondicionerit.

TëFundit

Ulçera e stomakut, kur duhet të shqetësohemi? Këshillat natyrale të Ylli Merjas për një stomak të shëndetshëm

Ulçera e stomakut, kur duhet të shqetësohemi? Këshillat natyrale të Ylli Merjas për një stomak të shëndetshëm

October 24, 2025
Shëro dhimbjet e KOCKAVE natyralisht! Ylli Merja: Ja si të parandaloni osteoporozën

Shëro dhimbjet e KOCKAVE natyralisht! Ylli Merja: Ja si të parandaloni osteoporozën

October 24, 2025

Gjatë sezonit të verës ka shumë ambiente që mund të merren infeksionet në sy si uji i detit i ndotur, pishina, ajri në ambiente të mbyllura si transporti publik.

 

Uji i detit është i pasur me antibiotikë natyralë prandaj është më pak rreziku i infeksioneve të ndryshme, por në bregdetin e mbipopulluar ose të pistë bëhet burim infeksionesh që prekin të gjitha moshat, por më shumë fëmijët dhe të moshuarit.

Rreziku më i madh që shkaktojnë jo vetëm infeksione në sy, por edhe në lëkurë janë pishinat. Uji i pishinave qëndron i palëvizur dhe në një sipërfaqe të vogël lahen individë të ndryshëm ku secili ka baktere të ndryshme në lëkurë, apo infeksione.

Shumë njerëz mendojnë se nuk janë aq të rrezikshme pasi jo të gjithë i kapin infeksionet apo myku i pishinës.

Është e vërtetë që jo të gjithë preken, pasi disa individë janë imunë ndaj disa baktereve, sepse kanë sistem imunitar më të fuqishëm, ose sepse trupi i tyre ka kaluar një infeksion të tillë në moshë më të re dhe ka krijuar antitrupa mbrojtës, të cilët lëvizin në gjakun e tij dhe e mbrojnë përgjatë gjithë jetës.

Infeksionet e syrit janë dy llojesh:

infeksion i kapakut të syrit ose i të bardhës së syrit. Këto infeksione ndodhin për shkak të ndotjes së ajrit, thatësirës dhe mungesës së higjienës personale. Duhet evituar në maksimum prekja e syve gjatë gjithë kohës, duart janë të mbushura me mikrobe edhe pse lahen shumë herë, sidomos në ambiente publike, autobus, dyqane, supermarkete etj. Kopshtet dhe çerdhet duhet të rritin higjienën gjatë periudhës së verës pasi fëmijët janë të parët që preken nga infeksionet, dhe kopshtet janë vendet ku përhapen mikrobet, bakteret dhe parazitët shumë shpejt. Alergjia në verë prek njerëzit që janë alergjikë nga pluhuri ose poleni, e kjo ndodh më shumë në periudhën e fillimit të verës. Pluhuri dhe poleni shpërndahen me anë të erës.

Alergjia shkakton fryrje të syve, kruajtje dhe skuqje. Sinoziti është një sëmundje tjetër që në periudhën e verës është më e shpeshtë, pasi nga rritja e temperaturës shkakton acarimin e infeksionit që sjell sinozitin. Kjo jep rëndesë dhe dhimbje në pjesën e syve dhe ballit, sidomos gjatë qëndrimit në diell. Për individët që vuajnë nga sinoziti këshillohet të përdorin syze dhe të mos qëndrojnë në diell për një kohë të gjatë. Nëse keni irritim të syve, skuqje e fryrje të tyre në pjesën e poshtme mund të keni mungesë lëngu në sy. Në rastin e infeksioneve të kapakut të syve mund të formohen kokrra të vogla në këtë zonë.

Këshilla praktike

Në periudhën e verës duhen përdorur syze pasi rrezet e forta të diellit dëmtojnë shikimin e duhet pasur higjienë maksimale nëse përdorni lente. Këshillohet të përdorni ushqime që përmbajnë beta karoten si karota e të mbani syze në pishinë ose det. Kujdesuni që të përdorni furça të lara për përdorim afër syve, por edhe për fytyrën. Kur shkoni tek parukierja sigurohuni që të jetë duke përdorur peshqirë dhe furça të pastra.

 

Trajtimi me bimë medicinale

Kamomili përmban terpene, kumarin dhe flavonoide e të gjitha këto i japin veti antioksidante, antibakteriale dhe antiinflamatore. Prandaj kamomili është qetësues i mirë i inflamacioneve në sy, dhe largon kështu infeksionet e syve. Kokoceli përmban flavonoide, polifenole dhe acide karboksilike që i japin veti antibakteriale, astrigjente, dhe antiinflamatore. Kokoceli dhe kamomili janë dy bimë, të cilat eksperimentalisht kanë vepruar kundër infeksioneve të syrit që janë përdorur që në lashtësi, por përdorimi i tyre vazhdon akoma edhe sot.

Përgatitja e çajit bëhet kështu: Në një gotë ujë të valuar hidhni 1 lugë gjelle me kamomil dhe 1 lugë gjelle me kokoceli. Lihet të qëndrojë i mbuluar për 3-5 minuta dhe më tej kullohet çaji. Merret një fasho, laget me çajin dhe vendosen kompresat te sytë. Kjo përsëritet 2 herë në ditë, mëngjes e darkë. Gjithashtu, çaji i boronicës së zezë duhet përdorur në të njëjtën kohë. Boronica është ndër bimët më të fuqishme që rigjeneron nervin e shikimit dhe rregullon qarkullimin e gjakut në tru. Çaji i boronicës duhet përdorur tri herë në ditë nga një gotë.

Tags: Infeksioni i SyutYlli Merja

Related Posts

Ulçera e stomakut, kur duhet të shqetësohemi? Këshillat natyrale të Ylli Merjas për një stomak të shëndetshëm
Këshilla Shëndeti

Ulçera e stomakut, kur duhet të shqetësohemi? Këshillat natyrale të Ylli Merjas për një stomak të shëndetshëm

October 24, 2025

Problemet me tretjen janë ndër shqetësimet më të zakonshme që prekin organizmin e njeriut modern, sidomos në kohët e sotme,...

Read moreDetails
Shëro dhimbjet e KOCKAVE natyralisht! Ylli Merja: Ja si të parandaloni osteoporozën
Këshilla Shëndeti

Shëro dhimbjet e KOCKAVE natyralisht! Ylli Merja: Ja si të parandaloni osteoporozën

October 24, 2025

Osteoporoza është një nga problemet më të përhapura të sistemit skeletik, veçanërisht te femrat pas menopauzës dhe tek të moshuarit,...

Read moreDetails
Pastron trupin, rregullon hormonet, tensionin e diabetin… / Ylli Merja zbulon bimën shëruese
Këshilla Shëndeti

Pastron trupin, rregullon hormonet, tensionin e diabetin… / Ylli Merja zbulon bimën shëruese

October 24, 2025

Në botën e bimëve medicinale, hibiskusi është një ndër bimët më të fuqishme, por ende pak e njohur dhe e...

Read moreDetails
Ke MYK në thonj? Kjo kurë natyrale nga Ylli Merja do të shpëtojë në pak ditë
Këshilla Shëndeti

Ke MYK në thonj? Kjo kurë natyrale nga Ylli Merja do të shpëtojë në pak ditë

October 24, 2025

A vuani nga thonj të verdhë, të trashë ose që thyhen lehtë? Mund të jetë myk i thonjve, një infeksion...

Read moreDetails
Alarmi i heshtur i trupit tonë | Mos i injoro ‘zhurmat’ në VESH – Shkaktarët mund të jenë seriozë, Ylli Merja tregon kuren
Këshilla Shëndeti

Alarmi i heshtur i trupit tonë | Mos i injoro ‘zhurmat’ në VESH – Shkaktarët mund të jenë seriozë, Ylli Merja tregon kuren

October 24, 2025

A ke ndjerë ndonjëherë një fishkëllimë apo tingull të çuditshëm në vesh pa ndonjë burim të jashtëm? Ky fenomen quhet...

Read moreDetails
Lulja e Basanit: Bima mrekulli që gjendet kudo – Ja si ndihmon Shëndetin sipas Ylli Merjas
Këshilla Shëndeti

Lulja e Basanit: Bima mrekulli që gjendet kudo – Ja si ndihmon Shëndetin sipas Ylli Merjas

October 24, 2025

Me siguri e keni parë diku afër shtëpisë, në rrugë apo në fusha, por a e keni ditur që kjo...

Read moreDetails
Ndezja e këmbëve, çfarë po na tregon trupi? Nga shkaqet tek trajtimet më të mira natyrale nga Ylli Merja
Këshilla Shëndeti

Ndezja e këmbëve, çfarë po na tregon trupi? Nga shkaqet tek trajtimet më të mira natyrale nga Ylli Merja

October 24, 2025

Ndjesia e djegies ose "ndezjes" në këmbë është një simptomë që mund të shfaqet nga lodhja e përditshme, por edhe...

Read moreDetails
Alarm nga trombocitet e larta? Ç’do të thonë dhe s’i ti mbani në kontroll / Ylli Merja jep kuren natyrale…
Këshilla Shëndeti

Alarm nga trombocitet e larta? Ç’do të thonë dhe s’i ti mbani në kontroll / Ylli Merja jep kuren natyrale…

October 24, 2025

A keni dëgjuar ndonjëherë për trombocitet e larta? Ato mund të jenë një alarm i madh dhe kërkojnë vëmendje. Në...

Read moreDetails
Si të pastroni mëlçinë dhe veshkat, Ylli Merja tregon ‘sekretin’ me…
Këshilla Shëndeti

Si të pastroni mëlçinë dhe veshkat, Ylli Merja tregon ‘sekretin’ me…

October 24, 2025

A ndiheni të lodhur pa arsye? Keni fryrje, dhimbje koke, probleme me gjumin, lëkurën apo probleme me jashtëqitjen? Këto mund...

Read moreDetails
Ylli Merja tregon lulen ‘çudibërëse’ për celulitin dhe shëndetin tuaj / Ja ku e gjeni dhe si ta përdorni
Këshilla Shëndeti

Ylli Merja tregon lulen ‘çudibërëse’ për celulitin dhe shëndetin tuaj / Ja ku e gjeni dhe si ta përdorni

October 24, 2025

Ajo duket si një lule e zakonshme, por Kalendula ose Kumaku është një thesar natyror që për shekuj me rradhë...

Read moreDetails
Leave Comment
Lajmet tani

© 2024 Të gjithë të drejtat e rezervuara.

Navigate Site

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

Follow Us

No Result
View All Result
  • Kryesore
  • Të Fundit
  • TvShow
  • ShowBizi
  • Këshilla Shëndeti
  • Horoskopi

© 2024 Të gjithë të drejtat e rezervuara.