Lajmet tani
  • Kryesore
  • Të Fundit
  • TvShow
  • ShowBizi
  • Këshilla Shëndeti
  • Horoskopi
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • Të Fundit
  • TvShow
  • ShowBizi
  • Këshilla Shëndeti
  • Horoskopi
No Result
View All Result
Lajmet e Fundit
No Result
View All Result

Ylli Merja: Si të kuroni diabetin me çajin bimor, efektet e mrekullueshme

March 1, 2025
in Këshilla Shëndeti
Ylli Merja, Diabeti
2
VIEWS

Sipas Organizatës Botërore të Shëndetit deri në vitin 2014 janë diagnostikuar 422 milionë njerëz që vuajnë nga diabeti.

Procesi i balancimit të sheqerit në organizmin e njeriut fillon me ushqimin. Kur ne konsumojmë një ushqim ai kthehet në glukozë në organizëm.

Më pas kjo glukozë futet në gjak dhe shkon një pjesë e madhe e saj si energji për trurin dhe zemrën, një pjesë shkon nëpër të gjitha qelizat e tjera në trup, të cilat duhet të ushqehen.

Nëse kemi konsumuar më shumë kalori sesa i duhet një njeriu atëherë një pjesë fillon të depozitohet në formën e yndyrës.

TëFundit

Ulçera e stomakut, kur duhet të shqetësohemi? Këshillat natyrale të Ylli Merjas për një stomak të shëndetshëm

Ulçera e stomakut, kur duhet të shqetësohemi? Këshillat natyrale të Ylli Merjas për një stomak të shëndetshëm

October 24, 2025
Shëro dhimbjet e KOCKAVE natyralisht! Ylli Merja: Ja si të parandaloni osteoporozën

Shëro dhimbjet e KOCKAVE natyralisht! Ylli Merja: Ja si të parandaloni osteoporozën

October 24, 2025

Në momentin kur sheqeri tretet, pankreasi hyn në veprim dhe sekreton insulinë në gjak. Insulina ndihmon në rregullimin e depozitimit të sheqerit dhe yndyrave në organizëm.

Kur sasia e sheqerit në gjak rritet, pankreasi çliron insulinën, e cila vepron mbi qeliza duke i stimuluar ato të përthithin dhe përdorin këtë sheqer.

Qelizat stimulohen të përdorin gjithmonë sheqerin si burimi i parë i energjisë.

Pra, nëse ne sot kemi konsumuar një pjatë me supë me një fetë bukë, dhe pak fruta kemi marrë mjaftueshëm sheqerna për këtë vakt të caktuar.

Në këtë rast pankreasi prodhon insulinë për të ndihmuar tretjen dhe çdo gjë është në normalitet, qelizat e trupit fillojnë ta harxhojnë sheqerin për “punët” e ditës.

Nëse ne konsumojmë një pjatë supe me gjalpë, me 3 feta bukë, 1 gotë pije me gaz, pastaj konsumojmë një copë tortë me çokollatë të shoqëruar me një gotë me pije me gaz, dhe në fund 2-3 fruta, atëherë ky është një vakt i ngarkuar.

Kemi marrë shumë kalori, të cilat përmbajnë shumë sheqerna. Në këtë rast pankreasi ngarkohet të prodhojë më shumë insulinë për të rregulluar tretjen e këtij sheqeri që ka hyrë në organizëm. Nëse pankreasi do e bëjë këtë punë një herë në muaj apo në 2 muaj, kjo nuk është e lodhshme.

Por nëse pankreasi do e bëjë këtë mbilodhje 2-3 herë në javë, apo akoma më keq 2 herë në ditë atëherë ai fillon të dobësohet në funksion. Kështu fillon sëmundja e diabetit.

Insulina ndihmon që sheqeri të kalojë me lehtësi membranën qelizore, shtresat e yndyrës dhe të gjitha indet e tjera. Gjithashtu, insulina stimulon mëlçinë të depozitojë sheqerin në formën e glukogjenit.

Duke pirë një shishe në ditë me pije me gaz rritni kështu rrezikun tuaj për të pasur diabet me 22%.

Sëmundja e diabetit ndahet në disa lloje. Tipi I, është diabeti që shfaqet në fëmijëri. Në këtë rast trupi nuk prodhon fare insulinë.

Afërsisht 10% e njerëzve që kanë diabet e kanë tipin I. Ndërkohë, tipi II ndodh kur organizmi nuk i përgjigjet insulinës, dhe rritet niveli i sheqerit në gjak, ose trupi nuk e prodhon më insulinën.

Kjo sëmundje shfaqet në mosha të rritura. 90% e njerëzve e kanë tipin 2. Ky lloj diabeti mund të shfaqet edhe gjatë shtatzënisë, por që kalon pas lindjes.

Simptomat

Shenjat e para të shfaqjes së diabetit janë: etje e shumtë, dhe konsumim uji më shumë se normalisht; rritje e oreksit; tharje e gojës; urinim i shpeshtë; ndjesi lodhje dhe këputjeje gjithë kohën edhe pse keni ngrënë ushqim; probleme me shikimin, nuk shikoni qartë; dhimbje koke të shpeshta; humbje në peshë të menjëhershme ose rritje në peshë.

Për të matur diabetin duhet të matni sheqerin në gjak para dhe pas ushqimit.

Mund të bëhet një analizë urine, dhe nëse albuminat janë shumë të larta kjo tregon që ju mund të keni diabet.

Ky i fundit në organizëm shkakton probleme në sistemin nervor, dobësimi shikimi; humbje në peshë; rritje të aciditetit të stomakut; probleme me frymëmarrjen; ndjesia e të vjellit, dhe dhimbje stomaku; dobëson veshkat, mund t’i nxjerrë jashtë funksionit; tension të lartë, atak në zemër, dobësim të zemrës; shkakton impotencë tek meshkujt; plagët nuk shërohen.

Trajtimi me bimë mjekësore

Mundohuni të mos bëni jetë sedentare. Mënyra e të ushqyerit dhe sporti janë ilaçi më i fuqishëm kundër diabetit. Ulni sasinë e përdorimit të sheqerit. Mos përdorni sheqer të përpunuar, por sheqerin kaf që është natyral.

Mos përdorni makarona, patate e brumëra, sepse përmbajnë sasi të larta karbohidratesh. Eliminoni alkoolin, sepse rrit tmerrësisht shumë nivelin e sheqerit në gjak dhe dëmton mëlçinë, duke ndihmuar në çrregullimin e mekanizmit të largimit të sheqerit nga gjaku. Shtoni në dietë ushqime të pasura me fibra si: avocado, spinaq, fara të thata, bajame, fara liri , frutat me tul etj.

Përdorni ushqime që përmbajnë krom në sasi të lartë, pasi kromi është i përfshirë në metabolizmin e yndyrave dhe karbohidrateve dhe ndihmon punën e insulinës.

Ushqimet që e përmbajnë janë brokoli, djathi, jeshillëqet, mishi i viçit. Ushqimet që përmbajnë magnez ndihmojnë në metabolizmin e glukozës. Ushqimet që përmbajnë magnez janë: fara kungulli, bajame, kosi, fasulja, spinaqi etj. Konsumoni proteina, pasi ato ndihmojnë në uljen e absorbimit të sheqerit nga trupi. Pra, peshku, mishi, veza etj. Përdorni uthull molle të egër 1 lugë gjelle në ditë.

Çaji i diabetit

Pas shumë e shumë përpjekjesh për të ulur sheqerin në gjak, dhe pas shumë eksperimenteve të ndryshme kemi arritur që të gjejmë një përzierje bimore që ndihmon në uljen e sheqerit në gjak. Çaji i diabetit përmban bimë që ndihmojnë në uljen e sheqerit, pa asnjë efekt anësor dhe nuk ndërvepron me medikamentet. Pra, mund të përdoret paralelisht edhe me ilaçet. Përgatitja e çajit: 1 paketë me çaj diabeti dhe 1 lugë gjelle molle e egër hidhen në ujë të valuar, lihet të ziejë përzierja për 3-4 minuta, mbulohet derisa ftohet. Çaji pihet pa sheqer para ushqimit 3 gota në ditë.

Tags: DiabetiYlli Merja

Related Posts

Ulçera e stomakut, kur duhet të shqetësohemi? Këshillat natyrale të Ylli Merjas për një stomak të shëndetshëm
Këshilla Shëndeti

Ulçera e stomakut, kur duhet të shqetësohemi? Këshillat natyrale të Ylli Merjas për një stomak të shëndetshëm

October 24, 2025

Problemet me tretjen janë ndër shqetësimet më të zakonshme që prekin organizmin e njeriut modern, sidomos në kohët e sotme,...

Read moreDetails
Shëro dhimbjet e KOCKAVE natyralisht! Ylli Merja: Ja si të parandaloni osteoporozën
Këshilla Shëndeti

Shëro dhimbjet e KOCKAVE natyralisht! Ylli Merja: Ja si të parandaloni osteoporozën

October 24, 2025

Osteoporoza është një nga problemet më të përhapura të sistemit skeletik, veçanërisht te femrat pas menopauzës dhe tek të moshuarit,...

Read moreDetails
Pastron trupin, rregullon hormonet, tensionin e diabetin… / Ylli Merja zbulon bimën shëruese
Këshilla Shëndeti

Pastron trupin, rregullon hormonet, tensionin e diabetin… / Ylli Merja zbulon bimën shëruese

October 24, 2025

Në botën e bimëve medicinale, hibiskusi është një ndër bimët më të fuqishme, por ende pak e njohur dhe e...

Read moreDetails
Ke MYK në thonj? Kjo kurë natyrale nga Ylli Merja do të shpëtojë në pak ditë
Këshilla Shëndeti

Ke MYK në thonj? Kjo kurë natyrale nga Ylli Merja do të shpëtojë në pak ditë

October 24, 2025

A vuani nga thonj të verdhë, të trashë ose që thyhen lehtë? Mund të jetë myk i thonjve, një infeksion...

Read moreDetails
Alarmi i heshtur i trupit tonë | Mos i injoro ‘zhurmat’ në VESH – Shkaktarët mund të jenë seriozë, Ylli Merja tregon kuren
Këshilla Shëndeti

Alarmi i heshtur i trupit tonë | Mos i injoro ‘zhurmat’ në VESH – Shkaktarët mund të jenë seriozë, Ylli Merja tregon kuren

October 24, 2025

A ke ndjerë ndonjëherë një fishkëllimë apo tingull të çuditshëm në vesh pa ndonjë burim të jashtëm? Ky fenomen quhet...

Read moreDetails
Lulja e Basanit: Bima mrekulli që gjendet kudo – Ja si ndihmon Shëndetin sipas Ylli Merjas
Këshilla Shëndeti

Lulja e Basanit: Bima mrekulli që gjendet kudo – Ja si ndihmon Shëndetin sipas Ylli Merjas

October 24, 2025

Me siguri e keni parë diku afër shtëpisë, në rrugë apo në fusha, por a e keni ditur që kjo...

Read moreDetails
Ndezja e këmbëve, çfarë po na tregon trupi? Nga shkaqet tek trajtimet më të mira natyrale nga Ylli Merja
Këshilla Shëndeti

Ndezja e këmbëve, çfarë po na tregon trupi? Nga shkaqet tek trajtimet më të mira natyrale nga Ylli Merja

October 24, 2025

Ndjesia e djegies ose "ndezjes" në këmbë është një simptomë që mund të shfaqet nga lodhja e përditshme, por edhe...

Read moreDetails
Alarm nga trombocitet e larta? Ç’do të thonë dhe s’i ti mbani në kontroll / Ylli Merja jep kuren natyrale…
Këshilla Shëndeti

Alarm nga trombocitet e larta? Ç’do të thonë dhe s’i ti mbani në kontroll / Ylli Merja jep kuren natyrale…

October 24, 2025

A keni dëgjuar ndonjëherë për trombocitet e larta? Ato mund të jenë një alarm i madh dhe kërkojnë vëmendje. Në...

Read moreDetails
Si të pastroni mëlçinë dhe veshkat, Ylli Merja tregon ‘sekretin’ me…
Këshilla Shëndeti

Si të pastroni mëlçinë dhe veshkat, Ylli Merja tregon ‘sekretin’ me…

October 24, 2025

A ndiheni të lodhur pa arsye? Keni fryrje, dhimbje koke, probleme me gjumin, lëkurën apo probleme me jashtëqitjen? Këto mund...

Read moreDetails
Ylli Merja tregon lulen ‘çudibërëse’ për celulitin dhe shëndetin tuaj / Ja ku e gjeni dhe si ta përdorni
Këshilla Shëndeti

Ylli Merja tregon lulen ‘çudibërëse’ për celulitin dhe shëndetin tuaj / Ja ku e gjeni dhe si ta përdorni

October 24, 2025

Ajo duket si një lule e zakonshme, por Kalendula ose Kumaku është një thesar natyror që për shekuj me rradhë...

Read moreDetails
Leave Comment
Lajmet tani

© 2024 Të gjithë të drejtat e rezervuara.

Navigate Site

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

Follow Us

No Result
View All Result
  • Kryesore
  • Të Fundit
  • TvShow
  • ShowBizi
  • Këshilla Shëndeti
  • Horoskopi

© 2024 Të gjithë të drejtat e rezervuara.