Lajmet tani
  • Kryesore
  • Të Fundit
  • TvShow
  • ShowBizi
  • Këshilla Shëndeti
  • Horoskopi
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • Të Fundit
  • TvShow
  • ShowBizi
  • Këshilla Shëndeti
  • Horoskopi
No Result
View All Result
Lajmet e Fundit
No Result
View All Result

Ylli Merja: Mënyrat për të kuruar artritin brenda një jave me…

January 30, 2025
in Këshilla Shëndeti
Ylli Merja, Artriti
1
VIEWS

Artriti është një problem që zakonisht shfaqet me kalimin e moshës, por me raste mund të prekë edhe fëmijët.

Mjeku popullor Ylli Merja, në një intervistë të dhënë për suplementin “Life Pages” të “Gazeta Shqiptare” tregon format më të shpeshta të kësaj sëmundjeje, simptomat e para, diagnostikimin dhe mënyrat e trajtimit të tij nëpërmjet fuqisë së kurave popullore.

Çfarë është artriti?

Të gjitha sëmundjet si artriti reumatoid, borsiti, menisqet, problemet e dhimbjeve lumbare, hernia diskale, pak a shumë kanë të njëjtën natyrë.

TëFundit

Ulçera e stomakut, kur duhet të shqetësohemi? Këshillat natyrale të Ylli Merjas për një stomak të shëndetshëm

Ulçera e stomakut, kur duhet të shqetësohemi? Këshillat natyrale të Ylli Merjas për një stomak të shëndetshëm

October 24, 2025
Shëro dhimbjet e KOCKAVE natyralisht! Ylli Merja: Ja si të parandaloni osteoporozën

Shëro dhimbjet e KOCKAVE natyralisht! Ylli Merja: Ja si të parandaloni osteoporozën

October 24, 2025

Në thelb ato janë veçse një infeksion alergjik që prek membranat sinoviale.

Këto membrana janë si qese që mbajnë lëngun sinovial, dhe ky i fundit ndodhet midis kockave dhe kyçeve e nuk i lejon ato që të fërkohen e të konsumojnë njëra-tjetrën.

Ky inflamacion alergjik që ndodh në kyçe prek mosha nga më të ndryshmet, duke filluar që nga moshat 20-30 vjeçe. Fillimisht këto baktere qëndrojnë në gjendje pasive, por bëhen aktive në momentin që depozitohen në palcën e kuqe të kockave dhe nëpër kyçe e shkaktojnë dhimbje.

Cilat janë disa nga format e tij?

Format më të njohura janë disa, ku mund të përmend Shafarad Stilid, i cili shfaqet në moshat 3-7 vjeçare, si pasojë e një sëmundjeje të shpeshtë në bajame apo veshka. Këto dhimbje bëhen aq të bezdisshme, sa fëmijët mund të arrijnë në atë pikë sa nuk lëvizin dot.

Një tjetër formë është artriti kronik, që përparon në mënyrë progresive në trupin e njeriut dhe dhimbja vjen duke u përshkallëzuar.

Ndërsa, poliartriti është një lloj tjetër i artritit, që fillon të lëvizë në pjesë të ndryshme të trupit, pra quhet ndryshe edhe artriti “shëtitës”, ku dhimbja në momente të ndryshme, lokalizohet në pjesë të ndryshme.

Ka dhe forma të tjera, si gonoartroza, e cila ndodh kur në pjesën e kupave të gjunjëve lëngu sinovial fillon të thahet, dhe këtu depozitohen stafilokokë.

Në rastet kur pacienti ka mungesë të theksuar lëngjesh, kjo shpeshherë, shoqërohet edhe me kërcitje të kockave. Një formë tjetër është dhe artriti urik, i cili lidhet drejtpërdrejt me sasinë e lartë të acidit urik në organizëm.

Çfarë mund ta shkaktojë këtë sëmundje?

Në rastet kur tregoheni të pakujdesshëm në kurimin e bajameve, gjëndrat limfatike fillojnë të acarohen dhe prodhojnë limfocitet T, të cilat shumohen në numër dhe trupi prodhon antikorpuse kundër faktorit reumatoid që është shumuar. Këta stafilokokë që zhvendosen nga bajamet, shkojnë në veshka, e më tej hyjnë në qarkullimin e gjakut.

Nëse një trup nuk funksionon në mënyrë të sinkronizuar, duke përfshirë këtu gjëndrat endokrine dhe organet e tjera, është më i predispozuar për t’u prekur nga këta ngacmues të jashtëm, ku përfshihen edhe këto baktere që shkaktojnë sëmundjen e artritit.

Cilat janë simptomat e para?

Me kalimin e kohës fillojnë shqetësimet e para, që shoqërohen me ndjesi këputjeje, lodhjeje, temperaturë, dhimbje gjunjësh e kockash si dhe me mungesë oreksi.

Këto shenja shfaqen kur stafilokokët hyjnë në gjak e fillojnë të bëhen aktivë, të shumohen dhe të përhapen në trup. Stadi i dytë i kësaj sëmundjeje progresive është që, nëse nuk kurohet, ai përparon në mënyrë të përshkallëzuar.

Gjatë këtij momenti kemi përhapje simetrike në të dyja gjymtyrët, dhe fillon të japë dhimbje, dobëson enët e qarkullimit të gjakut dhe i hollon. Këto të fundit, me ndryshimin e shtypjes atmosferike bëhen të brishta dhe ulja e shtypjes shkakton çarjen e kapilarëve,

çka jep shumë dhimbje te pacienti.

Si diagnostikohet artriti?

Një pacient i cili verifikon se ka disa nga simptomat e sipërpërmendura, mund të kryejë disa diagnostikime, si faktori reumatoid, fibrinogjenin, proteinën C reaktive dhe acidin urik.

Në momentin që acidi urik rezulton i lartë, atëherë pacienti ka depozitime të larta të kalciumit në kocka, çka shkakton deformimin e kockave, që shfaqet më tepër në gishtat e këmbës dhe të dorës.

Si keni arritur ta kuroni nëpërmjet metodës popullore këtë sëmundje?

Duke njohur shumë mirë vetitë kuruese të disa bimëve, ne filluam t’i testonim ato që para 10 vitesh dhe morëm rezultate tepër pozitive.
Ne e dimë që artriti dëmton edhe zemrën, kështu që në kompozimet e çajit kurues shtuam edhe bimë që mbrojnë zemrën. Nuk përdorim vetëm një bimë, por duke ditur vetitë e përafërta të bimëve mjekësore, kemi kompozuar këtë çaj, që redukton acidin urik të ngritur, i cili jep edhe probleme në veshka, si dhe të sjellë një funksionim të mirë të qarkullimit të gjakut në arterie dhe vena. Aty ku gjaku qarkullon lirshëm, shkojnë edhe lëndët ushqyese dhe oksigjeni.

Si mund të kurohet artriti?

Pacientët duhet të pinë një gotë çaj që ne e përgatisim me bimë mjekësore në çdo vakt. Ne në kompozimin e këtij çaji futëm bimë që të mbrojnë edhe zemrën. Lëvorja e shelgut është një tjetër trajtim që përdorim për pacientët, pasi hollon gjakun. Edhe vaji i sinapit është një preparat shumë i mirë, që nxit qarkullimin e gjakut dhe ndihmon në kurimin e artritit.

Pas sa kohësh mund të shohin efekte pozitive pacientët?

Zgjidhja e problemit të artritit reumatoid është e dukshme brenda një periudhe kohe shumë të shkurtër, pra brenda një jave.

Tags: ArtritiYlli Merja

Related Posts

Ulçera e stomakut, kur duhet të shqetësohemi? Këshillat natyrale të Ylli Merjas për një stomak të shëndetshëm
Këshilla Shëndeti

Ulçera e stomakut, kur duhet të shqetësohemi? Këshillat natyrale të Ylli Merjas për një stomak të shëndetshëm

October 24, 2025

Problemet me tretjen janë ndër shqetësimet më të zakonshme që prekin organizmin e njeriut modern, sidomos në kohët e sotme,...

Read moreDetails
Shëro dhimbjet e KOCKAVE natyralisht! Ylli Merja: Ja si të parandaloni osteoporozën
Këshilla Shëndeti

Shëro dhimbjet e KOCKAVE natyralisht! Ylli Merja: Ja si të parandaloni osteoporozën

October 24, 2025

Osteoporoza është një nga problemet më të përhapura të sistemit skeletik, veçanërisht te femrat pas menopauzës dhe tek të moshuarit,...

Read moreDetails
Pastron trupin, rregullon hormonet, tensionin e diabetin… / Ylli Merja zbulon bimën shëruese
Këshilla Shëndeti

Pastron trupin, rregullon hormonet, tensionin e diabetin… / Ylli Merja zbulon bimën shëruese

October 24, 2025

Në botën e bimëve medicinale, hibiskusi është një ndër bimët më të fuqishme, por ende pak e njohur dhe e...

Read moreDetails
Ke MYK në thonj? Kjo kurë natyrale nga Ylli Merja do të shpëtojë në pak ditë
Këshilla Shëndeti

Ke MYK në thonj? Kjo kurë natyrale nga Ylli Merja do të shpëtojë në pak ditë

October 24, 2025

A vuani nga thonj të verdhë, të trashë ose që thyhen lehtë? Mund të jetë myk i thonjve, një infeksion...

Read moreDetails
Alarmi i heshtur i trupit tonë | Mos i injoro ‘zhurmat’ në VESH – Shkaktarët mund të jenë seriozë, Ylli Merja tregon kuren
Këshilla Shëndeti

Alarmi i heshtur i trupit tonë | Mos i injoro ‘zhurmat’ në VESH – Shkaktarët mund të jenë seriozë, Ylli Merja tregon kuren

October 24, 2025

A ke ndjerë ndonjëherë një fishkëllimë apo tingull të çuditshëm në vesh pa ndonjë burim të jashtëm? Ky fenomen quhet...

Read moreDetails
Lulja e Basanit: Bima mrekulli që gjendet kudo – Ja si ndihmon Shëndetin sipas Ylli Merjas
Këshilla Shëndeti

Lulja e Basanit: Bima mrekulli që gjendet kudo – Ja si ndihmon Shëndetin sipas Ylli Merjas

October 24, 2025

Me siguri e keni parë diku afër shtëpisë, në rrugë apo në fusha, por a e keni ditur që kjo...

Read moreDetails
Ndezja e këmbëve, çfarë po na tregon trupi? Nga shkaqet tek trajtimet më të mira natyrale nga Ylli Merja
Këshilla Shëndeti

Ndezja e këmbëve, çfarë po na tregon trupi? Nga shkaqet tek trajtimet më të mira natyrale nga Ylli Merja

October 24, 2025

Ndjesia e djegies ose "ndezjes" në këmbë është një simptomë që mund të shfaqet nga lodhja e përditshme, por edhe...

Read moreDetails
Alarm nga trombocitet e larta? Ç’do të thonë dhe s’i ti mbani në kontroll / Ylli Merja jep kuren natyrale…
Këshilla Shëndeti

Alarm nga trombocitet e larta? Ç’do të thonë dhe s’i ti mbani në kontroll / Ylli Merja jep kuren natyrale…

October 24, 2025

A keni dëgjuar ndonjëherë për trombocitet e larta? Ato mund të jenë një alarm i madh dhe kërkojnë vëmendje. Në...

Read moreDetails
Si të pastroni mëlçinë dhe veshkat, Ylli Merja tregon ‘sekretin’ me…
Këshilla Shëndeti

Si të pastroni mëlçinë dhe veshkat, Ylli Merja tregon ‘sekretin’ me…

October 24, 2025

A ndiheni të lodhur pa arsye? Keni fryrje, dhimbje koke, probleme me gjumin, lëkurën apo probleme me jashtëqitjen? Këto mund...

Read moreDetails
Ylli Merja tregon lulen ‘çudibërëse’ për celulitin dhe shëndetin tuaj / Ja ku e gjeni dhe si ta përdorni
Këshilla Shëndeti

Ylli Merja tregon lulen ‘çudibërëse’ për celulitin dhe shëndetin tuaj / Ja ku e gjeni dhe si ta përdorni

October 24, 2025

Ajo duket si një lule e zakonshme, por Kalendula ose Kumaku është një thesar natyror që për shekuj me rradhë...

Read moreDetails
Leave Comment
Lajmet tani

© 2024 Të gjithë të drejtat e rezervuara.

Navigate Site

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

Follow Us

No Result
View All Result
  • Kryesore
  • Të Fundit
  • TvShow
  • ShowBizi
  • Këshilla Shëndeti
  • Horoskopi

© 2024 Të gjithë të drejtat e rezervuara.