Lajmet tani
  • Kryesore
  • Të Fundit
  • TvShow
  • ShowBizi
  • Këshilla Shëndeti
  • Horoskopi
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • Të Fundit
  • TvShow
  • ShowBizi
  • Këshilla Shëndeti
  • Horoskopi
No Result
View All Result
Lajmet e Fundit
No Result
View All Result

Ylli Merja: Dy recetat për të shëruar artritin: Për disa persona që ndoshta nuk kanë mundësi të…

February 23, 2025
in Këshilla Shëndeti
Ylli Merja, Artriti
0
VIEWS

Artriti reumatoid dhe herniet janë dy nga problemet më të shpeshta që shfaqen me kalimin e moshës.

Shkaqet janë të shumta, por trajtimi me medikamente nuk është gjithnjë efikas.

Mjeku popullor Ylli Merja tregon se cili është trajtimi më i mirë që mund të bëni për problemet e artritit reumatoid,.

herniet dhe osteoporozën, si një kombinim me çajrave me bimë mjekësore, vajrave esencialë dhe farave të senapit.

TëFundit

Ulçera e stomakut, kur duhet të shqetësohemi? Këshillat natyrale të Ylli Merjas për një stomak të shëndetshëm

Ulçera e stomakut, kur duhet të shqetësohemi? Këshillat natyrale të Ylli Merjas për një stomak të shëndetshëm

October 24, 2025
Shëro dhimbjet e KOCKAVE natyralisht! Ylli Merja: Ja si të parandaloni osteoporozën

Shëro dhimbjet e KOCKAVE natyralisht! Ylli Merja: Ja si të parandaloni osteoporozën

October 24, 2025

Shkaqet

Sipas tij, shkaqet që ndikojnë në artritin remautoid, ose poliartrit janë dy: Së pari është mosfunksionimi i mirë i qarkullimit të gjakut, që ka shkaqet e veta, siç janë trashja e gjakut, rritja e kolesterolit, apo edhe depozitimi i adicit urik në kyçe, i cili shfaqet me dhimbje, ënjtje dhe tharje të lëngjeve.

“Lëngu sinovial që ndodhet midis kyçeve, midis kërceve nga pesha, nga vitet, nga lodhja, nga shtypja fillon të largohet dhe kockat afrohen aq shumë saqë edhe ato fërkohen me njëra-tjetër dhe japin dhimbje të forta.

Duke e studiuar mirë këtë defekt patologjik në organizëm, kemi arritur që së pari t’i shmangim këto problem duke përdorur disa çajra”, – thotë Merja.

Sipas tij, trajtimi është i përbërë nga një recetë që përshkruhet me kombinimin e disa bimëve mjekësore dhe përdorimi i disa vajrave në një recetë të dytë.

“Në parimin tonë jemi udhëhequr nga motoja: parimi bën fuqinë. Nuk përdorim vetëm një bimë, por duke ditur vetitë e përafërta të bimëve mjekësore, kemi kompozuar këtë çaj, që së pari redukton acidin urik të ngritur, i cili jep edhe probleme në veshka dhe së dyti të sjell një funksionim të mirë të qarkullimit të gjakut në arterie dhe vena.

Së treti, aty ku gjaku qarkullon lirshëm, shkojnë edhe lëndët ushqyese dhe oksigjeni. Zgjidhja e problemit të artritit remautoid mendojmë që është e dukshme brenda një periudhe kohe shumë të shkurtër”, – thotë Merja.

Rezultatet

Përdoruesit e kësaj recete, sipas Meres, i ndien me të vërtetë frytet e një pune studimore shumë të arrirë, vetëm brenda dy ditësh. “Është më i mirë se çdo medikament tjetër farmaceutik.

Unë do të këshilloja përdorimin e një çaji, që është i kompozuar. Ai përmban çaj antikolesterol, disa gjethe kundër reumatizmës, gjethen e urthit, gjethen e hithrës, lulen e tërfilit të kuq të malit dhe gjethen e bishtit të kalit.

Dhe së dyti, është përdorimi i një vaji bimor që ne e kemi quajtur vaj për artritin dhe hernien”, – thotë mjeku popullor. Ky vaj esencial dhe çajrat janë marrë kryesisht nga farat e sinapit, nga ekstraktimi i gjetheve të pishës, dafinës, bredhit e me radhë.

Receta e çajit

Çaji duhet të përdoret 3 herë në ditë, duke zierë në 2 litra ujë, një përzierje me 5-6 lugë gjellë çaj për kolesterolin, një dorë me hithra, disa gjethe urthi, një dorë me gjethe të bishtit të kalit dhe pak dëllinja, ose trëndafil të egër.

“Këto përdoren në varësi individuale për çdo përdorues. Nëse ka obezitet, fusim në këtë përzierje edhe pak gjethe mështekne. Nëse ka problematika me luhatjen e tensionit, atëherë shtojmë më shumë çajin e kolesterolit.

Nëse ka një aritmi zemre që shoqërohet edhe me vështirësi në ecje, atëherë i shtojmë edhe bimë të tjera”, – thotë Merja. Sipas tij, do të ishte shumë e suksesshme biseda me pacientin dhe ekzaminimet mjekësore që mund të ketë bërë.

“Nëse kemi një grafi për kockat është mirë të dimë se ku është problemi më i madh i tharjes së lëngut sinovial, nëse kemi analizat e gjakut, mund të shohim a ka acid urik të ngritur, apo kolesterol. Biseda me pacientin është tamam sikur të të qepin një kostum sipas përmasave të trupit tënd”, – shprehet ai.

Ndryshimet mes gjinive

Në përgjithësi te femrat ka një porozitet më të madh të kockës. “Ne i shtojmë tërfilin këtij çaji kur bëhet fjalë për ë ka kripëra minerale për të forcuar kockën, ose i shtojmë vaj bajameje dhe lajthi, për të forcuar kockën, ndërsa për meshkujt shtojmë diçka tjetër për t’i dhënë më shumë forcë burrërore, shtojmë rrënjë hithre dhe gjethe hithre, ndërsa një femre mund t’i japim farat e hithrës, ose mund të shtojmë dozat e tërfilit të kuq, për të forcuar kockën sidomos në pjesën e kokës së femurit, kur kjo kockë bëhet shumë poroze”, – shpjegon Merja. Madje, duke parë edhe grafitë, sidomos te njerëzit që janë më të moshuar, të kenë kujdes në ato pika të kockës, që të mos e dëmtojnë dhe të mos thyhet. “Ky trajtim ka dhënë rezultat, bashkë edhe me një dietë ushqimore të duhur. Kemi përgatitur një ushqim për mëngjesin me bajame, thekër ose edhe çajrat e mësipërme dhe kemi vënë re që pas 4-5 muajsh, disa pacientë që kanë qenë në kufirin e osteoperisë, janë ngjitur në brezin normal. Ose kanë ardhur nga kufiri i osteoporozës në kufirin normal të kockës, që duket duke i krahasuar dy grafitë e kockave”, – thotë Merja.

Trajtimi me senap

Për disa persona që ndoshta nuk kanë mundësi të gjejnë këtë trajtim, është edhe një tjetër alternativë sipas mjekut popullor, që mund t’u shërbejë për të lehtësuar dhimbjet. “Nëse janë nga zona e Klosit, apo Burrelit dhe nuk kanë mundësi që të marrin këto produkte ata, në kushte shtëpie, mund të marrin farën e senapit të zi, që të djeg nëse e shtyp me dhëmbë dhe të bëjnë një pastë për të lyer zonat e ndryshme. Ai rritet edhe në zonën e Lushnjës nëpër grurë, edhe në zonën e Burrelit. Mund ta shtypni pak që ta bëni si miell. Lyeni pjesën e trupit që dhemb me pak vaj ulliri dhe hidhni miellin e senapit. Lëreni për 2-3 orë dhe menjëherë ajo bën efektin e saj. Pastaj hiqeni atë dhe mund ta shihni gjurmët që ka lënë”, – shprehet Merja. Kështu, duke eliminuar medikamentet që shpesh japin edhe efekte anësore, këto probleme të artritit reumatoid, hernieve apo osteoporozës mund të gjejnë shërim, thjesht duke kombinuar disa bimë mjekësore apo edhe vajra esenciale, për një trajtim sa më natyral të shëndetit.

Tags: ArtritiYlli Merja

Related Posts

Ulçera e stomakut, kur duhet të shqetësohemi? Këshillat natyrale të Ylli Merjas për një stomak të shëndetshëm
Këshilla Shëndeti

Ulçera e stomakut, kur duhet të shqetësohemi? Këshillat natyrale të Ylli Merjas për një stomak të shëndetshëm

October 24, 2025

Problemet me tretjen janë ndër shqetësimet më të zakonshme që prekin organizmin e njeriut modern, sidomos në kohët e sotme,...

Read moreDetails
Shëro dhimbjet e KOCKAVE natyralisht! Ylli Merja: Ja si të parandaloni osteoporozën
Këshilla Shëndeti

Shëro dhimbjet e KOCKAVE natyralisht! Ylli Merja: Ja si të parandaloni osteoporozën

October 24, 2025

Osteoporoza është një nga problemet më të përhapura të sistemit skeletik, veçanërisht te femrat pas menopauzës dhe tek të moshuarit,...

Read moreDetails
Pastron trupin, rregullon hormonet, tensionin e diabetin… / Ylli Merja zbulon bimën shëruese
Këshilla Shëndeti

Pastron trupin, rregullon hormonet, tensionin e diabetin… / Ylli Merja zbulon bimën shëruese

October 24, 2025

Në botën e bimëve medicinale, hibiskusi është një ndër bimët më të fuqishme, por ende pak e njohur dhe e...

Read moreDetails
Ke MYK në thonj? Kjo kurë natyrale nga Ylli Merja do të shpëtojë në pak ditë
Këshilla Shëndeti

Ke MYK në thonj? Kjo kurë natyrale nga Ylli Merja do të shpëtojë në pak ditë

October 24, 2025

A vuani nga thonj të verdhë, të trashë ose që thyhen lehtë? Mund të jetë myk i thonjve, një infeksion...

Read moreDetails
Alarmi i heshtur i trupit tonë | Mos i injoro ‘zhurmat’ në VESH – Shkaktarët mund të jenë seriozë, Ylli Merja tregon kuren
Këshilla Shëndeti

Alarmi i heshtur i trupit tonë | Mos i injoro ‘zhurmat’ në VESH – Shkaktarët mund të jenë seriozë, Ylli Merja tregon kuren

October 24, 2025

A ke ndjerë ndonjëherë një fishkëllimë apo tingull të çuditshëm në vesh pa ndonjë burim të jashtëm? Ky fenomen quhet...

Read moreDetails
Lulja e Basanit: Bima mrekulli që gjendet kudo – Ja si ndihmon Shëndetin sipas Ylli Merjas
Këshilla Shëndeti

Lulja e Basanit: Bima mrekulli që gjendet kudo – Ja si ndihmon Shëndetin sipas Ylli Merjas

October 24, 2025

Me siguri e keni parë diku afër shtëpisë, në rrugë apo në fusha, por a e keni ditur që kjo...

Read moreDetails
Ndezja e këmbëve, çfarë po na tregon trupi? Nga shkaqet tek trajtimet më të mira natyrale nga Ylli Merja
Këshilla Shëndeti

Ndezja e këmbëve, çfarë po na tregon trupi? Nga shkaqet tek trajtimet më të mira natyrale nga Ylli Merja

October 24, 2025

Ndjesia e djegies ose "ndezjes" në këmbë është një simptomë që mund të shfaqet nga lodhja e përditshme, por edhe...

Read moreDetails
Alarm nga trombocitet e larta? Ç’do të thonë dhe s’i ti mbani në kontroll / Ylli Merja jep kuren natyrale…
Këshilla Shëndeti

Alarm nga trombocitet e larta? Ç’do të thonë dhe s’i ti mbani në kontroll / Ylli Merja jep kuren natyrale…

October 24, 2025

A keni dëgjuar ndonjëherë për trombocitet e larta? Ato mund të jenë një alarm i madh dhe kërkojnë vëmendje. Në...

Read moreDetails
Si të pastroni mëlçinë dhe veshkat, Ylli Merja tregon ‘sekretin’ me…
Këshilla Shëndeti

Si të pastroni mëlçinë dhe veshkat, Ylli Merja tregon ‘sekretin’ me…

October 24, 2025

A ndiheni të lodhur pa arsye? Keni fryrje, dhimbje koke, probleme me gjumin, lëkurën apo probleme me jashtëqitjen? Këto mund...

Read moreDetails
Ylli Merja tregon lulen ‘çudibërëse’ për celulitin dhe shëndetin tuaj / Ja ku e gjeni dhe si ta përdorni
Këshilla Shëndeti

Ylli Merja tregon lulen ‘çudibërëse’ për celulitin dhe shëndetin tuaj / Ja ku e gjeni dhe si ta përdorni

October 24, 2025

Ajo duket si një lule e zakonshme, por Kalendula ose Kumaku është një thesar natyror që për shekuj me rradhë...

Read moreDetails
Leave Comment
Lajmet tani

© 2024 Të gjithë të drejtat e rezervuara.

Navigate Site

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

Follow Us

No Result
View All Result
  • Kryesore
  • Të Fundit
  • TvShow
  • ShowBizi
  • Këshilla Shëndeti
  • Horoskopi

© 2024 Të gjithë të drejtat e rezervuara.