{"id":38081,"date":"2026-02-18T19:41:03","date_gmt":"2026-02-18T19:41:03","guid":{"rendered":"https:\/\/evindepaketle.com\/wp\/?p=38081"},"modified":"2026-02-18T19:41:04","modified_gmt":"2026-02-18T19:41:04","slug":"viti-i-kalit-te-zjarrit-njihuni-me-parashikimin-e-horoskopit-kinez-per-te-gjitha-shenjat","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/evindepaketle.com\/wp\/viti-i-kalit-te-zjarrit-njihuni-me-parashikimin-e-horoskopit-kinez-per-te-gjitha-shenjat\/","title":{"rendered":"Viti i Kalit t\u00eb Zjarrit, njihuni me parashikimin e horoskopit kinez p\u00ebr t\u00eb gjitha shenjat"},"content":{"rendered":"<div id=\"evind-3255103183\" class=\"evind-bf-imag-1 evind-entity-placement\"><div id=\"div-gpt-ad-1767907234185-0\" style=\"min-width:300px;min-height:250px;\"><\/div><\/div><p>Viti i Ri Kinez ka trokitur dje dhe e gjith\u00eb popullsia kineze ka nisur festimet p\u00ebr Vitin e Ri kinez 2026.<\/p>\n<p>Ndryshe nga pjesa e tjet\u00ebr e globit q\u00eb e feston ardhjen e Vitit t\u00eb Ri mes dat\u00ebs 31 dhjetor dhe 1 janar, Viti i Ri kinez takon n\u00eb data t\u00eb ndryshme \u00e7do vit, pasi bazohet n\u00eb kalendarin h\u00ebnor.<\/p><div id=\"evind-1764686166\" class=\"evind-aft-img-1 evind-entity-placement\"><div id=\"div-gpt-ad-1767907274482-0\" style=\"min-width:300px;min-height:250px;\"><\/div><\/div>\n<p>Viti 2026 \u00ebsht\u00eb Kalit t\u00eb Zjarrit q\u00eb kon\u00e7idon nj\u00ebher\u00eb n\u00eb 60 vit!<\/p>\n<p>Ky kombinim i rrall\u00eb i ciklit 60-vje\u00e7ar n\u00ebnkupton energji intensive, pasion, liri dhe transformim t\u00eb shpejt\u00eb.<\/p>\n<p>Drejtorja Ekzekutive e Shoqat\u00ebs Kulturore ALB-China, Burbuqe Spahiu Luka\u00e7evic, ishte e ftuar n\u00eb emisionin \u201cRudina\u201d, n\u00eb Tv Klan, ku dhe dha parashikimin e horoskopit kinez.<\/p>\n<p>Kali (1942, 1954, 1966, 1978, 1990, 2002, 2014, 2026)<\/p>\n<p>Energji pozitive, liri, transformim t\u00eb shpejt\u00eb. Duke qen\u00eb se \u00ebsht\u00eb viti i tyre i lindjes, personat q\u00eb i p\u00ebrkasin shenj\u00ebs, p\u00ebr k\u00ebta do t\u00eb jet\u00eb shum\u00eb optimist\u00eb. Duhet t\u00eb jeni shum\u00eb t\u00eb kujdessh\u00ebm n\u00eb detaje, p\u00ebr t\u00eb shmangur keqkuptimet. T\u00eb jeni t\u00eb hapur me familjen dhe miqt\u00eb. T\u00eb jeni paqesor\u00eb dhe duhet t\u00eb punoni pa u lodhur. K\u00ebshill\u00eb: do t\u00eb keni ndryshime n\u00eb pun\u00eb dhe n\u00eb financa. p\u00ebrgatituni p\u00ebr t\u00eb p\u00ebrballuar disa v\u00ebshtir\u00ebsi financiare. Numrat me fat: 2,3,7. Ngjyrat me fat: e verdha dhe jeshilja.<\/p>\n<p>Miu (1936, 1948, 1960, 1972, 1984, 1996, 2008, 2020)<\/p>\n<p>Viti i Kalit t\u00eb Zjarrit do t\u00eb jet\u00eb plot sfida p\u00ebr shenj\u00ebn e Miut. Do t\u00eb ket\u00eb ndryshime t\u00eb m\u00ebdha n\u00eb \u00e7do aspekt. Ndryshimi ka an\u00ebn pozitive, p\u00ebr shembull, blerja e nj\u00eb makine ose t\u00eb nj\u00eb prone. Shmagni aktivitetet dhe lodhjen e tep\u00ebrt. Tregoni kujdes me financat dhe rreziqet e pajustifikuara. Numrat me fat: 2,3. Ngjyrat me fat: blu, gold dhe jeshile.<\/p>\n<p>Bualli (1937, 1949, 1961, 1973, 1985, 1997, 2009, 2021)<\/p>\n<p>Duke pasur natyr\u00eb t\u00eb ndershme, personat e k\u00ebsaj shenjeje njihen p\u00ebr zell, besueshm\u00ebri, forc\u00eb dhe vendosm\u00ebri. Ky vit do t\u00eb jet\u00eb mjaft sfidues. Duhet t\u00eb jeni t\u00eb kujdessh\u00ebm me marr\u00ebdh\u00ebniet me nj\u00ebr\u00ebzit, t\u00eb shmangni debatet me miqt\u00eb ose koleg\u00ebt. Lajmi i mir\u00eb \u00ebsht\u00eb se prania e yjeve fatsjell\u00ebse do ju ndihmoj\u00eb t\u00eb ktheni p\u00ebr mir\u00eb fatin dhe rreziqet n\u00eb siguri. Njer\u00ebzit e shenj\u00ebs s\u00eb Buallit shpesh g\u00ebzojn\u00eb sukses t\u00eb madh. Jeni t\u00eb sinqert\u00eb, punoni me detaje, por mos hyni garant p\u00ebr parat\u00eb e t\u00eb tjer\u00ebve. Numrat me fat: 1 dhe 4. Ngjyrat me fat: e bardh\u00eb, e verdh\u00eb dhe jeshile.<\/p>\n<p>Tigri (1938, 1950, 1962, 1974, 1986, 1998, 2010, 2022)<\/p>\n<p>Ky vit \u00ebsht\u00eb mjaft i mir\u00eb p\u00ebr shkak t\u00eb harmonis\u00eb me shenj\u00ebn e Kalit. N\u00eb p\u00ebrgjith\u00ebsi do t\u00eb ket\u00eb nj\u00eb fat t\u00eb mbar\u00eb, por duhet vigjilenc\u00eb! T\u00eb mendoni mir\u00eb p\u00ebr veprimet q\u00eb merrni dhe t\u00eb mos merrni pun\u00ebt me leht\u00ebsi. Kujdes nga njer\u00ebz q\u00eb punojn\u00eb pas shpine, nga ata me dy fytyra. Karriera do t\u00eb lul\u00ebzoj\u00eb fal\u00eb hap\u00ebsirave n\u00eb vendimmarrje p\u00ebr t\u00eb arritur performanc\u00ebn m\u00eb t\u00eb mir\u00eb. Ndikimi juaj do t\u00eb rritet, do t\u00eb shfryt\u00ebzoni mund\u00ebsin\u00eb e rritjes n\u00eb detyr\u00eb, si dhe at\u00eb t\u00eb pag\u00ebs. N\u00eb vitin 2026 do t\u00eb keni rritje t\u00eb sharmit, duke u lejuar t\u00eb takoni shpirtin binjak. Energjia do vij\u00eb duke u rritur, b\u00ebni not, palest\u00ebr, si dhe ushqehuni sh\u00ebndetsh\u00ebm. T\u00eb ardhurat do t\u00eb jen\u00eb t\u00eb mira, por mos blini shum\u00eb online. Beqar\u00ebt duhet t\u00eb shfryt\u00ebzojn\u00eb mund\u00ebsin\u00eb p\u00ebr dashuri nd\u00ebrsa t\u00eb martuarit t\u00eb ruhen nga nd\u00ebrhyrjet e pal\u00ebve t\u00eb treta.<\/p>\n<p>Lepuri (1939, 1951, 1963, 1975, 1987, 1999, 2011, 2023)<\/p>\n<p>Personat e shenj\u00ebs s\u00eb Lepurit jan\u00eb t\u00eb but\u00eb, t\u00eb qet\u00eb, elegant\u00eb, vigjilent\u00eb, t\u00eb shpejt\u00eb, t\u00eb aft\u00eb, t\u00eb sjellsh\u00ebm dhe shum\u00eb t\u00eb p\u00ebrgjegjsh\u00ebm. Nj\u00eb vit shum\u00eb pozitiv, gj\u00ebrat do u ecin mbar\u00eb pa pengesa t\u00eb m\u00ebdha. P\u00ebr k\u00ebt\u00eb arsye, duhet t\u00eb shfryt\u00ebzoni energjin\u00eb pozitive t\u00eb yjeve p\u00ebr t\u00eb realizuar ndryshimet e m\u00ebdha. Megjithat\u00eb, duhet t\u00eb jeni me k\u00ebmb\u00eb n\u00eb tok\u00eb. T\u00eb martuarit mund t\u00eb ken\u00eb g\u00ebzimin e shtimit me nj\u00eb an\u00ebtar t\u00eb ri n\u00eb familje. Nuk duhet t\u00eb silleni me arroganc\u00eb, xhentilesa \u00ebsht\u00eb arma juaj m\u00eb e fort\u00eb. K\u00ebshill\u00eb: jini t\u00eb kujdessh\u00ebm si n\u00eb pun\u00eb ashtu edhe n\u00eb \u00e7\u00ebshtjet q\u00eb kan\u00eb t\u00eb b\u00ebjn\u00eb me sh\u00ebndetin. B\u00ebni ecje n\u00eb natyr\u00eb dhe mos e teproni me jet\u00ebn e nat\u00ebs. Numrat me fat: 3, 4 dhe 6. Ngjyrat me fat: e kuqja, roz\u00eb, lejla dhe blu.<\/p>\n<p>Dragoi (1940, 1952, 1964, 1976, 1988, 2000, 2012, 2024)<\/p>\n<p>Personat e shenj\u00ebs Dragoi jan\u00eb t\u00eb guximsh\u00ebm e t\u00eb vendosur n\u00eb jet\u00ebn e p\u00ebrditshme. Do t\u00eb shikoni ecuri pozitive n\u00eb jet\u00ebn tuaj dhe do t\u00eb keni nj\u00eb perspektiv\u00eb premtuese financiare. \u00cbsht\u00eb thelb\u00ebsore t\u00eb kujdeseni p\u00ebr veten, m\u00eb shum\u00eb sport, diet\u00eb t\u00eb ekuilibruar. Duhet t\u00eb jeni vigjilent me sh\u00ebndetin tuaj dhe t\u00eb familjes. Sa i p\u00ebrket an\u00ebs financiare, viti \u00ebsht\u00eb i shk\u00eblqyer fal\u00eb ndihm\u00ebs s\u00eb personave fisnik\u00eb. Por, mos shpenzoni pa fre. Yjet ju k\u00ebshillojn\u00eb t\u00eb ruani qet\u00ebsin\u00eb n\u00eb \u00e7do situat\u00eb.<\/p>\n<p>Gjarpri (1941, 1953, 1965, 1977, 1989, 2001, 2013, 2025)<\/p>\n<p>Fat i madh n\u00eb karrier\u00eb, talenti juaj do t\u00eb vihet re nga epror\u00ebt dhe do t\u00eb keni mund\u00ebsi promovimi. Megjithat\u00eb, jeni modest\u00eb dhe me profil t\u00eb ul\u00ebt, p\u00ebr t\u00eb shmangur xhelozin\u00eb e koleg\u00ebve. Fati n\u00eb dashuri nuk do t\u00eb jet\u00eb shum\u00eb i favorsh\u00ebm. Beqar\u00ebt kan\u00eb pak gjasa p\u00ebr t\u00eb gjetur partner\u00eb. Mos k\u00ebrkoni t\u00eb pasuroheni brenda nat\u00ebs pasi mund t\u00eb keni humbje t\u00eb m\u00ebdha. Kujdesuni p\u00ebr sh\u00ebndetin. Numrat me fat: 2, 8 dhe 9. Ngjyrat me fat: kuqe dhe e verdh\u00eb.<\/p>\n<p>Dhia (1943, 1955, 1967, 1979, 1991, 2003, 2015)<\/p>\n<p>Nj\u00eb vit i mrekulluesh\u00ebm, q\u00eb premton shum\u00eb. Jeni n\u00eb harmoni t\u00eb plot\u00eb me vitin e Kalit. Fati i mir\u00eb do ju ndjek\u00eb mir\u00eb n\u00eb \u00e7do hap ve\u00e7an\u00ebrisht n\u00eb muajin shkurt, maj dhe tetor. Kjo \u00ebsht\u00eb koha p\u00ebr t\u00eb b\u00ebr\u00eb hapa t\u00eb m\u00ebdhenj n\u00eb karrier\u00eb dhe n\u00eb financa. Duhet t\u00eb shfryt\u00ebzoni n\u00eb maksimum k\u00ebt\u00eb mund\u00ebsi, q\u00eb u vjen shum\u00eb rrall\u00eb p\u00ebr t\u00eb realizuar arritjet e m\u00ebdha. K\u00ebshill\u00eb: jini m\u00eb me vet\u00ebbesim dhe kurajoz\u00eb, mos hezitoni t\u00eb p\u00ebrfitoni nga mund\u00ebsit\u00eb q\u00eb ju vijn\u00eb. Vet\u00ebm k\u00ebshtu mund t\u00eb merrni surpriza dhe lajme t\u00eb mira. Numrat me fat: 2 dhe 7. Ngjyrat me fat: kafe, kuqe dhe lejla.<\/p>\n<p>Majmuni (1944, 1956, 1968, 1980, 1992, 2004, 2016)<\/p>\n<p>Fati mund t\u00eb vij\u00eb paksa n\u00eb r\u00ebnie p\u00ebr shkak t\u00eb ndikimit t\u00eb dy yjeve t\u00eb pafavorsh\u00ebm. N\u00eb pun\u00eb do ju duhet t\u00eb mb\u00ebshteteni vet\u00ebm tek vetja, t\u00eb punoni me k\u00ebmb\u00ebngulje dhe jo t\u00eb ankoheni apo t\u00eb faj\u00ebsoni t\u00eb tjer\u00ebt. Megjithat\u00eb, nj\u00eb yll fatsjell\u00ebs do ju ndihmoj\u00eb n\u00eb fush\u00ebn e studimeve. Beqar\u00ebt kan\u00eb shanse t\u00eb m\u00ebdha p\u00ebr lidhje, por t\u00eb martuarit duhet t\u00eb ruhen nga tundimet. Respektoni ligjin p\u00ebr t\u00eb shmangur problemet. Numrat me fat: 4 dhe 9. Ngjyrat me fat: e bardh\u00eb, blu dhe gold.<\/p>\n<p>Gjeli (1945, 1957, 1969, 1981, 1993, 2005, 2017)<\/p>\n<p>Jeni pozitiv\u00eb dhe ambicioz\u00eb, me nj\u00eb ndjen\u00eb t\u00eb fort\u00eb besimi. Nj\u00eb vit shum\u00eb i mir\u00eb p\u00ebr t\u00eb lindurit n\u00eb shenj\u00ebn e Gjelit. Do t\u00eb jeni t\u00eb bekuar, pasi n\u00eb \u00e7do gj\u00eb q\u00eb b\u00ebni do keni ndihm\u00ebn dhe mb\u00ebshtetjen e njer\u00ebzve t\u00eb \u00e7muar dhe fisnik\u00eb. N\u00ebse keni nj\u00eb pun\u00eb t\u00eb q\u00ebndrueshme do t\u00eb keni mund\u00ebsi t\u00eb shk\u00eblqyera promovimi, por duhet t\u00eb rrini larg njer\u00ebzve dashakeq e t\u00eb mos bini preh e thashethemeve. N\u00eb aspektin financiar, t\u00eb ardhurat do t\u00eb rriten, por kujdes n\u00eb investimet e rrezikshme. Jeni sharmant\u00eb, elegant\u00eb dhe \u00e7do njeri q\u00eb ju takon \u00ebsht\u00eb me fat. Sa i p\u00ebrket ndjenjave, \u00ebsht\u00eb gjithashtu nj\u00eb periudh\u00eb e shk\u00eblqyer fal\u00eb ndikimit t\u00eb yllit t\u00eb dashuris\u00eb. Numrat me fat: 5, 7 dhe 8. Ngjyrat me fat: gold, kafe dhe e verdh\u00eb.<\/p>\n<p>Qeni (1946, 1958, 1970. 1982, 1994, 2006, 2018)<\/p>\n<p>Karriera do t\u00eb jet\u00eb e q\u00ebndrueshme, me mund\u00ebsi t\u00eb mira q\u00eb lindin n\u00eb pun\u00eb. Bashk\u00ebpunimet do t\u00eb jen\u00eb t\u00eb qeta dhe t\u00eb k\u00ebndshme. Do ju duhet t\u00eb udh\u00ebtoni shpesh p\u00ebr pun\u00eb, prandaj do duhet t\u00eb rritet vet\u00ebdija p\u00ebr sigurin\u00eb dhe t\u2019i jepet r\u00ebnd\u00ebsi mir\u00ebqenies fizike. Vini sigurin\u00eb tuaj n\u00eb plan t\u00eb par\u00eb, edhe pse do keni disa pengesa t\u00eb vogla, viti n\u00eb t\u00ebr\u00ebzi premton sukses dhe frym\u00ebzim. Numrat me fat: 3, 4 dhe 9. Ngjyrat me fat: e kuqe, jeshile dhe lejlaja.<\/p>\n<p>Derri (1947, 1959, 1971, 1983, 1995, 2007, 2019)<\/p>\n<p>Pas nj\u00eb viti t\u00eb v\u00ebshtir\u00eb, fati juaj do t\u00eb p\u00ebrmir\u00ebsohet ndjesh\u00ebm. Njer\u00ebz t\u00eb \u00e7muar dhe fisnik\u00eb do ju gjenden pran\u00eb dhe do ju ndihmojn\u00eb n\u00eb karrier\u00eb. Megjithat\u00eb, do ta keni t\u00eb v\u00ebshtir\u00eb t\u00eb kurseni para p\u00ebr shkak t\u00eb disa humbjeve t\u00eb vogla e t\u00eb papritura. Kujdesuni p\u00ebr sh\u00ebndetin e t\u00eb moshuarve n\u00eb familje. Sa i p\u00ebrket ndjenjave, t\u00eb martuarit do t\u00eb ken\u00eb lidhje relativisht t\u00eb q\u00ebndrueshme dhe t\u00eb mos shqet\u00ebsohen p\u00ebr ndonj\u00eb keqkuptim. Sa p\u00ebr beqar\u00ebt, ky vit do t\u00eb jet\u00eb shum\u00eb premtues. Numrat me fat: 2, 5 dhe 8. Ngjyrat me fat: e verdh\u00eb, gri, kafe dhe goldi.<\/p>\n<div id=\"evind-2086526199\" class=\"evind-aft-content evind-entity-placement\"><script async src=\"https:\/\/pagead2.googlesyndication.com\/pagead\/js\/adsbygoogle.js\"\r\n     crossorigin=\"anonymous\"><\/script>\r\n<ins class=\"adsbygoogle\"\r\n     style=\"display:block; text-align:center;\"\r\n     data-ad-layout=\"in-article\"\r\n     data-ad-format=\"fluid\"\r\n     data-ad-client=\"ca-pub-9502650571429605\"\r\n     data-page-url=\"https:\/\/evindepaketle.com\"\r\n     data-ad-slot=\"5205678616\"><\/ins>\r\n<script>\r\n     (adsbygoogle = window.adsbygoogle || []).push({});\r\n<\/script><\/div>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Viti i Ri Kinez ka trokitur dje dhe e gjith\u00eb popullsia kineze ka nisur festimet p\u00ebr Vitin e Ri kinez 2026. Ndryshe nga pjesa e tjet\u00ebr e globit q\u00eb e feston ardhjen e Vitit t\u00eb Ri mes dat\u00ebs 31 dhjetor dhe 1 janar, Viti i Ri kinez takon n\u00eb data t\u00eb ndryshme \u00e7do vit, pasi [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":38083,"comment_status":"open","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"jnews-multi-image_gallery":[],"jnews_single_post":[],"jnews_primary_category":[],"jnews_social_meta":[],"jnews_review":[],"enable_review":"","type":"","name":"","summary":"","brand":"","sku":"","good":[],"bad":[],"score_override":"","override_value":"","rating":[],"price":[],"jnews_override_counter":[],"jnews_post_split":[],"footnotes":""},"categories":[44],"tags":[],"class_list":["post-38081","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-tvshow"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/evindepaketle.com\/wp\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/38081","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/evindepaketle.com\/wp\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/evindepaketle.com\/wp\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/evindepaketle.com\/wp\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/evindepaketle.com\/wp\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=38081"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/evindepaketle.com\/wp\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/38081\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":38082,"href":"https:\/\/evindepaketle.com\/wp\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/38081\/revisions\/38082"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/evindepaketle.com\/wp\/wp-json\/wp\/v2\/media\/38083"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/evindepaketle.com\/wp\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=38081"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/evindepaketle.com\/wp\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=38081"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/evindepaketle.com\/wp\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=38081"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}