Lajmet tani
  • Kryesore
  • Të Fundit
  • TvShow
  • ShowBizi
  • Këshilla Shëndeti
  • Horoskopi
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • Të Fundit
  • TvShow
  • ShowBizi
  • Këshilla Shëndeti
  • Horoskopi
No Result
View All Result
Lajmet e Fundit
No Result
View All Result

Vjen lajmi i papritur, zbardhet programi i Edi Ramës ‘Rroga mesatare mbi 1 mijë euro, minimalja 500 euro…’

September 17, 2025
in Të Fundit
1.2k
VIEWS

Kryeministri Edi Rama do të paraqesë nesër në Parlament programin e qeverisë për katër vitet e ardhshme.

Në një seancë maratonë që do të nisë nesër dhe do të përfundojë pasnesër me votimin e kabinetit qeveritar, kreu i qeverisë do të bëjë publike piketat ku do të mbështetet ekzekutivi në mandatin e katërt qeverisës.

Në dokumentin që Top Channel disponon parashikohet që gjatë katër viteve të ardhshme të ardhurat për frymë të shkojnë në 15 mijë euro, pesëfishi i atyre që ishin një dekadë më parë.

Rroga mesatare parashikohet të kalojë kufirin e 1 mijë eurove, ndërkohë që rroga minimale vitin e ardhshëm do të bëhet 500 euro.

TëFundit

Vishni xhupat! Lajda Porja jep lajmin e papritur: Ulen temperaturat, rrebeshe të forta në këto zona dhe…

Vishni xhupat! Lajda Porja jep lajmin e papritur: Ulen temperaturat, rrebeshe të forta në këto zona dhe…

November 10, 2025
Thellohet dhimbja! Parakalimi i gabuar i mori jetën 2 të rinjve shqiptar, humb jetën dhe një i tretë

Thellohet dhimbja! Parakalimi i gabuar i mori jetën 2 të rinjve shqiptar, humb jetën dhe një i tretë

November 10, 2025

Sa i përket pensioneve deri në 2030 parashikimi i qeverisë është që pensioni mesatar të jetë 400 euro dhe ai minimal 200 euro.

Një fokus i rëndësishëm do të jetë edhe investimi në infrastrukturë. “Autostrada Tiranë – Durrës do të përfundojë sipas të gjithë parametrave dhe standardeve të dy loteve të para, brenda mandatit të katërt. Vepra të tjera si Kombinat – Ndroq – Plepa, Maqellarë – Peshkopi, Qukës – Qafë Plloçë, Berat – Ballaban përfundojnë brenda vitit 2025”, thuhet në programin e Qeverisë që do të votohet në Parlament.

Programi i qeverisë

Të ardhurat për frymë i kemi 3-fishuar. Kur morëm detyrën ato ishin 3324 euro. Në vitin 2024 arritën në 10.342 euro. Ndërsa në Shqipërinë 2030 do të bëhen të paktën 15.000 euro, ose sa 5 fishi i të ardhurave për frymë të një dekade më parë.

Pagën mesatare të përgjithshme e rritëm më shumë se 2 herë e gjysëm dhe do ta rrisim të paktën edhe 30% më shumë në mandatin e katërt. Në vitin 2013 ajo ishte 322 euro. Në vitin 2024 arriti në 830 euro. Në Shqipërinë 2030 paga mesatare e përgjithshme do të kalojë kufirin e 1000 eurove.

Në vitin 2013 paga minimale ishte 157 euro. Në vitin 2024 paga minimale u bë 400 euro. Duke filluar nga janari 2026 paga minimale do të bëhet 500 euro.

Shqipëria 2030 do ta ketë papunësinë në nivelin mesatar të vendeve të Bashkimit Europian ose 6%.

Ambicia jonë është që në Shqipërinë 2030 pensioni mesatar të jetë 400 euro për ata që kanë paguar sigurime të plota, ndërsa për pensionin minimal do të synojmë dyshemenë 200 euro.

Gjatë mandatit të katërt do të investohen afro 300 milionë euro në strehim social, për 50 mijë çelësa, nga një anë për çiftet e reja, profesionistët e sidomos ata që kthehen nga emigrimi, e nga ana tjetër për kampuset universitare.

Qëkur morëm detyrën, paga mesatare e mjekëve është rritur mbi tre herë: Nga 490 euro në vitin 2013 në 1670 euro në vitin 2024. Ndërkohë, në Shqipërinë 2030 ne duam që paga e mjekëve të prekë tavanin e 2000 eurove.

Gjatë mandatit të katërt do ta çojmë në afro 500 milionë euro vlerën totale të investimeve në bujqësi, duke synuar 1 miliardë euro eksporte.

Gjatë mandatit të 4 do të çojmë përpara një sërë projektesh strategjike, që i kemi nisur tashmë, si segmentet e korridorit Blu: Milot-Balldren, Milot- Thumanë, Kashar- Lekaj dhe Lekaj-Fier, të cilat do të përfundojnë brenda mandatit të katërt. Një pjesë e mirë e urave të vendit tonë do të rehabilitohen apo rindërtohen sipas modelit dhe planit të Bankës Botërore.

Autostrada Tiranë – Durrës do të përfundojë sipas të gjithë parametrave dhe standarteve të dy loteve të para, brenda mandatit të katërt.

Vepra të tjera si Kombinat – Ndroq – Plepa, Maqellarë – Peshkopi, Qukës – Qafë Plloçë, Berat – Ballaban përfundojnë brenda vitit 2025.

Mandati i katërt do të shënojë gjithashtu ndërlidhjen rajonale të vendit tonë për të sjellë më afër zonat ekonomike dhe turistike, me projektet kryesore si:

Rruga e Bregut (Dhërmi – Sarandë)

Rruga e Vjosës (Ersekë – Përmet – Tepelenë)

Rruga e maleve (Vau i Dejës – Pukë – Fushë Arrëz)

Unaza e Çajupit (Gjirokastër – Libohovë – Zagori)

Rruga e liqeneve (Rrëshen – Burrel)

Berat – Skrapar – Gramsh

Bypass-imi i qyteteve kryesore tashmë ka rezultuar i suksesshëm, si çlirues për trafikun dhe efiçent për kohën e përdoruesve të rrugës. Ndaj, dy projekte të rëndësishme parashikohen të nisin dhe të përfundojnë brenda mandatit të katërt: Bypassi i Sarandës dhe ai i Elbasanit.

Hekurudha Tiranë – Rinas – Durrës përfundon në vitin 2025 dhe plotësohet me të gjithë komponentët në 2026. Vorë – Han i Hotit përfundon në 2029 dhe Durrës – Rrogozhine në 2028. Ndërkohë, segmenti Rrogozhinë – Pogradec nis në 2028.

Gjatë mandatit të katërt, transporti hekurudhor do të jetë një prioritet edhe për ndërlidhjen e nyjeve kritike (Porti i Durrësit, VIA, nyja logjistike e Rrogozhinës), si në rastin hekurudhave Vlorë – VIA, Sukth – Porto Romano dhe Rrogozhinë – Vlorë, te cilat do të nisin në vitin 2026.

Deri në fundin e mandatit të katërt do të ofrohet furnizimi me ujë 24 orë edhe në 16 zona të tjera urbane dhe 37 zona të tjera rurale, duke mbuluar kështu 100% të qyteteve dhe mbi 80% të zonave rurale.

Kur morëm detyrën ishin kryer në total 21750 legalizime, të cilat ne i kemi më shumë se sa dhjetëfishuar me 270 mijë legalizime deri në 2024-ën.

Brenda vitit 2028 do të mbyllen të gjitha legalizimet e mbetura.

Brenda vitit 2026 çdo shtetas shqiptar do të pajiset me kartën e identitetit digjital, e cila do të ofrojë më shumë shërbime e siguri, përkundrejt një kostoje ndjeshëm më të lirë.

Brenda vitit 2026, 12 qytetet qendër qarku do të jenë të monitoruara me kamera inteligjente, të cilat do të mundësojnë ngritjen e një rrjeti të integruar sigurie, duke rritur si asnjëherë më parë parandalimin e krimeve, kohën e reagimit ndaj keqbërësve, si edhe identifikimin e tyre.

Tags: edi ramapolitikeprogramiqeveri

Related Posts

Vishni xhupat! Lajda Porja jep lajmin e papritur: Ulen temperaturat, rrebeshe të forta në këto zona dhe…
Të Fundit

Vishni xhupat! Lajda Porja jep lajmin e papritur: Ulen temperaturat, rrebeshe të forta në këto zona dhe…

November 10, 2025

Meteorologia Lajda Porja në lidhje live bëri parashikimin e motit për këtë javë, ku theksoi se edhe ditën e sotme...

Read moreDetails
Thellohet dhimbja! Parakalimi i gabuar i mori jetën 2 të rinjve shqiptar, humb jetën dhe një i tretë
Të Fundit

Thellohet dhimbja! Parakalimi i gabuar i mori jetën 2 të rinjve shqiptar, humb jetën dhe një i tretë

November 10, 2025

Një aksident tragjik ka ndodhur mëngjesin e së dielës, rreth orës 07:30 të datës 9 nëntor, përgjatë unazës jugore të...

Read moreDetails
‘Doja të vd*sja, fëmijët nuk më lanë…’ Agron Llakaj rrëfehet mes lotësh për dhimbjen e humbje së bashkëshortes së tij
Të Fundit

‘Doja të vd*sja, fëmijët nuk më lanë…’ Agron Llakaj rrëfehet mes lotësh për dhimbjen e humbje së bashkëshortes së tij

November 10, 2025

Që prej ndarjes nga jeta të Kostandinës, sytë e Agron Llakaj mbushen me lot kur kujton një jetë të kaluar...

Read moreDetails
Java e mesit të Nëntorit TRONDIT këto shenja! Humbje, trishtim dhe ditë të vështira sipas yjeve
Të Fundit

Java e mesit të Nëntorit TRONDIT këto shenja! Humbje, trishtim dhe ditë të vështira sipas yjeve

November 10, 2025

DASHI Gjatë kësaj jave të mesit të nëntorit – që nis më 10 nëntor – mund të ndjeni një dëshirë...

Read moreDetails
Vjen LAJMI I MADH: Ja data ZYRTARE e nisjes së Big Brother Vip
Të Fundit

Vjen LAJMI I MADH: Ja data ZYRTARE e nisjes së Big Brother Vip

November 9, 2025

Lajmi që të gjithë po e prisnit më në fund ka ardhur! Pas kaq shumë pritjesh, emocionet dhe kurioziteti marrin...

Read moreDetails
E Diel e z*zë! Makina përpIas për vd*kje një grua, shoferi largohet!
Të Fundit

E Diel e z*zë! Makina përpIas për vd*kje një grua, shoferi largohet!

November 9, 2025

Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në aksin rrugor Rrogozhinë–Peqin, në afërsi të fshatit Sinaballaj. Sipas dëshmitarëve...

Read moreDetails
Dhimbje e madhe! Aksidenti tragjik i merr jetën 2 të rinjve shqiptar
Të Fundit

Dhimbje e madhe! Aksidenti tragjik i merr jetën 2 të rinjve shqiptar

November 9, 2025

Një aksident i rëndë automobilistik ka ndodhur mëngjesin e së dielës, më 9 nëntor, në unazën jugore të Bergamos, në...

Read moreDetails
Aksident i frikshëm në vend! Makina e policisë bëhet copash, 2 efektivët që ndodheshin në mjet…
Të Fundit

Aksident i frikshëm në vend! Makina e policisë bëhet copash, 2 efektivët që ndodheshin në mjet…

November 9, 2025

Një aksident i rëndë ka ndodhur ditën e sotme në aksin "Fier-Patos", ku një drejtuese automjeti ka humbur kontrollin e...

Read moreDetails
Jeta e këtyre 3 shenjave merr kthesën e papritur! Një propozim i rëndësishëm do ju bëjë të…
Të Fundit

Jeta e këtyre 3 shenjave merr kthesën e papritur! Një propozim i rëndësishëm do ju bëjë të…

November 9, 2025

Kjo e diel është një ditë që ndan veprimin nga reflektimi. Dashi, Luani dhe Peshqit përjetojnë rritje dhe hapësirë të...

Read moreDetails
E Diela me aksident: 3 makina përpIasen me njëra-tjetrën, një pasagjere…
Të Fundit

E Diela me aksident: 3 makina përpIasen me njëra-tjetrën, një pasagjere…

November 9, 2025

Një aksident rrugor është regjistruar këtë mëngjes në aksin rrugor Levan-Tepelenë në vendin e quajtur “Kthesa e Varibopit”. Tre makina...

Read moreDetails
Leave Comment
Lajmet tani

© 2024 Të gjithë të drejtat e rezervuara.

Navigate Site

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

Follow Us

No Result
View All Result
  • Kryesore
  • Të Fundit
  • TvShow
  • ShowBizi
  • Këshilla Shëndeti
  • Horoskopi

© 2024 Të gjithë të drejtat e rezervuara.