Një aksident i rëndë ka ndodhur në Qafën e Koshovicës, në Fier, ku një automjet u përplas me një pishë dhe më pas mori flakë, duke lënë të plagosur rëndë tre persona.
Sipas dëshmisë së një qytetari, në vendngjarje ndodhej rastësisht një efektiv policie, i cili ndërhyri menjëherë dhe, pa pritur mbërritjen e ndihmës së specializuar, arriti të nxjerrë nga automjeti katër persona që ndodheshin të bllokuar brenda, duke u shpëtuar jetën.
Veprimi i tij i shpejtë dhe i guximshëm shmangu një tragjedi të sigurt, pasi mjeti u përfshi plotësisht nga flakët pak sekonda pas ndërhyrjes
Të plagosurit u transportuan më pas për trajtim mjekësor.