Një aksident i rëndë ka ndodhur ditën e djeshme në Sarandë.
Një automjet tip “Caddy” ka përplasur një çift turistësh që ishin duke ecur në rrugë.
Në pamjet e publikuara në rrjet, shihet se si çifti është duke ecur në mes të rrugës, kur makina vjen nga mbrapa, i përplas dhe i merr për disa metra mbi kofano.
Menjëherë shoferi del nga makina dhe iu afrohet turistëve për të parë gjendjen e tyre, të cilët për fat të mirë kanë shpëtuar pa lëndime serioze.
Rrethanat e aksidentit mbeten të paqarta, por ky aksident duhet të shërbejë për ndërgjegjësimin
e këmbësorëve që të përdorin vetëm trotuarin për të lëvizur, por edhe për drejtuesit e mjeteve që të jenë më të kujdesshëm dhe vëmendshëm në timon.