Lajmet tani
  • Kryesore
  • Të Fundit
  • TvShow
  • ShowBizi
  • Këshilla Shëndeti
  • Horoskopi
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • Të Fundit
  • TvShow
  • ShowBizi
  • Këshilla Shëndeti
  • Horoskopi
No Result
View All Result
Lajmet e Fundit
No Result
View All Result

‘Vd*kja, kjo mbretëresh e zezë…’ Rrënqethëse! Ja cfarë shkroi Artur Zheji për vd*kjen një vit më parë

August 24, 2025
in Të Fundit
2.4k
VIEWS

Jo më larg se gati 1 vit më parë gazetari dhe publicisti i ndjerë Artur Zheji që u nda nga jeta këtë të shtunë, ka shkruar një shkrim për vdekjen.

– Advertisement –
Shkrimi i publikuar në 3 tetor të vitit 2024 përshkruan mes rreshtave me një gjuhë letrare si të ishte një postulat parashikimi për tragjedinë e tij të ndodhur këtë shtunë, duke e përshkruar si një fenomen që vjen befas dhe shfaqet si një “Zonjë madhështore”.

Në shkrimin e mëposhtëm do të lexoni se si vetë gazetari krejt natyrshëm ka folur për vdekjen, këtë “Mbretëreshë të Zezë” si ai e quan, që e mori krejt papritur dhe në mënyrë tragjike këtë të shtunë për ta dërguar drejt banesës së tij të fundit.

Shkrimi i plotë:

TëFundit

Tronditese! Gruaja në vend i vë fIakën vetes, humb jetën

Tronditese! Gruaja në vend i vë fIakën vetes, humb jetën

August 24, 2025
E diel e trishtë! Aksident i rëndë në vend, humb jetën një person!

E diel e trishtë! Aksident i rëndë në vend, humb jetën një person!

August 24, 2025

Ka pak raste të rralla, ku njeriu i vogël, apo njeriu i vetëpandehur i madh, zhubroset, tkurret dhe vjen befas në vete!

Sepse Vdekja shfaqet!

Krenare dhe me vështrim të tejpërtejshëm, duke kërrusur në trup dhe në fytyrat e vrerosura, madhështitë e rreme të viktimave të saj të ardhshme.Dhe zagarët ndjehen zagarë dhe jo ndonjë kafshë tjetër.

Dhe kobrat ndjehen nëpërka tinzare e të pabesa, kokëulura dhe banuese të vrimave të fshehta ku thurrin planet e kafshimeve të ardhshme helmuese…

Dhe titullarët e pushtetit trullosen dhe ndjehen Askushi, kur shohin në sytë pa sy Mbretëreshën e Zezë.

Këtë Zonjë madhështore që një ditë vendos Drejtësi Hyjnore, mbi vampirët hipokritë të së përditshmes, ngjeshur dhe fshehur fort mirë, mbas kostumeve dhe kollareve të shtrenjta.

Ata, kinse të vrerosur, parakalojnë kokëulur, në funeral, buzë Zonjës Madhështore, Mbretëreshës së Zezë, me duart me unaza të arta, që ju fshehin paq njollat e gjakut që nuk ju lahen dot.

Ajo qëndron mbi krye të udhëtarit të rradhës për në Botën tjetër dhe i kqyr të gjithë si i kqyr Shqiponja, minjtë brejtës të Vendit tim.

Dhe Mbretëresha, që lodron si fllad në atë log të përzishëm, dëgjon lutjet e tyre të heshtura, që ta shtyjnë sa më shumë takimin me të, të Pakorruptueshmen Absolute!

Por Ajo, e Madhërishmja, vazhdon të lodrojë si fllad, mbi atë gumëzhitje milingonash, gjarpërinjsh e hienash dhe përkëdhel ëmbël veç ata, që njerëzisht vuajnë vërtetë për të ndjerin që Ajo ka ardhë të marrë me vete…

Këtë perceptim ndjeva kur sodisja Funeralin e Shtetit për Ismail Kadarenë në udhëtimin e tij ndërmjet dy Botëve.

Shkrimtari i mprehtë dhe ironik, virtuoz dhe vetmitar në më të shumtën e jetës së tij, vështroi së fundmi shumë nga personazhet që kishte qesëndisur dhe tallur, të mbanin rradhën në funeralin e tij.

Në të vërtetë, kjo është hakmarrja e tmerrshme e mikrobotës, ndaj atyre që i kanë shpërfillur së gjalli, ju vijnë në funeral, duke ja trazuar qetësinë që lipset në këto raste.

Ndaj dhe e mirëkuptova thellësisht Helena Kadarenë, që largoi turmën e Hiçave të shumtë, në çastet e shkurtra të ndarjes me Ismailin e saj.

Kush kupton, kupton.

Kush nuk kupton, nuk është më puna ime!

Tags: artur zhejivdekje

Related Posts

Tronditese! Gruaja në vend i vë fIakën vetes, humb jetën
Të Fundit

Tronditese! Gruaja në vend i vë fIakën vetes, humb jetën

August 24, 2025

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Shkodër, ku një 78-vjeçare i ka dhënë fund jetës, duke djegur veten me...

Read moreDetails
E diel e trishtë! Aksident i rëndë në vend, humb jetën një person!
Të Fundit

E diel e trishtë! Aksident i rëndë në vend, humb jetën një person!

August 24, 2025

Një aksident me pasojë vdekjen ka ndodhur pak minuta më parë në fshatin Kallm i Vogël. Viktimë ka mbetur 63-vjeçari...

Read moreDetails
Aksident i katërfishtë në vend, makinat përplasen njëra pas tjetrës, disa persona…
Të Fundit

Aksident i katërfishtë në vend, makinat përplasen njëra pas tjetrës, disa persona…

August 24, 2025

Aksident i katërfishtë është regjistruar mëngjesin e kësaj të diele në në aksin nacional Bulqizë – Peshkopi. Katër automjete janë...

Read moreDetails
‘Ia bëra mirë, e meritonte!’ I mori jetën nënës së 4 fëmijëve të tij, 40 vjecari SH0KON ‘Nuk pendohem…’
Të Fundit

‘Ia bëra mirë, e meritonte!’ I mori jetën nënës së 4 fëmijëve të tij, 40 vjecari SH0KON ‘Nuk pendohem…’

August 24, 2025

Fjalët e autorit 40-vjeçar të vrasjes së grave në Volos, Pandeli Nakoleci, menjëherë pas arrestimit të tij nga oficerët e...

Read moreDetails
Një ndikim të fuqishëm te ju! Hëna e Zezë, ja cilat shenja do pësojnë ndryshime rrënjësore
Të Fundit

Një ndikim të fuqishëm te ju! Hëna e Zezë, ja cilat shenja do pësojnë ndryshime rrënjësore

August 24, 2025

Hëna e Zezë e 23 gushtit 2025 është një Hënë e re e rrallë, që ndodh kur brenda një sezoni...

Read moreDetails
U mblodhën për të festuar, duke mos e ditur që po priste vd*kjen plot gëzim!  Ja cfarë po festonte i ndjeri Artur dje
Të Fundit

U mblodhën për të festuar, duke mos e ditur që po priste vd*kjen plot gëzim! Ja cfarë po festonte i ndjeri Artur dje

August 24, 2025

Një ngjarje e rëndë ka tronditur sot opinionin publik. Gazetari dhe publicisti i njohur Artur Zheji ndërroi jetë në moshën...

Read moreDetails
Humbi jetën krejt papritur, zbulohen detaje: Ja cfarë i mori jetën gazetarit dhe publicistit të njohur
Të Fundit

Humbi jetën krejt papritur, zbulohen detaje: Ja cfarë i mori jetën gazetarit dhe publicistit të njohur

August 23, 2025

Publicisti i njohur Artur Zheji ka ndërruar jetë ditën e sotme në Sarandë. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 16:10, në...

Read moreDetails
Trishtim dhe humbje e madhe! Ndahet nga jeta gazetari i njohur shqiptar
Të Fundit

Trishtim dhe humbje e madhe! Ndahet nga jeta gazetari i njohur shqiptar

August 23, 2025

Media shqiptare të zi! Gazetari dhe publicisti i njohur Artur Zheji është ndarë nga jeta pasditen e kësaj të shtune...

Read moreDetails
‘Ike mami, do na mungosh shumë…’ Lot dhe dhimbje! Vajza e 36 vjecares shqiptare që u vr* nga burri i saj bënë dedikimin prekës!
Të Fundit

‘Ike mami, do na mungosh shumë…’ Lot dhe dhimbje! Vajza e 36 vjecares shqiptare që u vr* nga burri i saj bënë dedikimin prekës!

August 23, 2025

Katerina Nakoleci, vajza e madhe e çiftit Pandeli dhe Mariola Nakoleci, ka bërë një postim prekës për ndarjen tragjike nga...

Read moreDetails
Skandal në vend! 51 vjeçari përdh*non mbesën e tij
Të Fundit

Skandal në vend! 51 vjeçari përdh*non mbesën e tij

August 23, 2025

Policia e Elbasanit ka proceduar penalisht një 51-vjeçar, pasi është kallëzuar nga mbesa e tij 22-vjeçare se rreth një muaj...

Read moreDetails
Leave Comment
Lajmet tani

© 2024 Të gjithë të drejtat e rezervuara.

Navigate Site

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

Follow Us

No Result
View All Result
  • Kryesore
  • Të Fundit
  • TvShow
  • ShowBizi
  • Këshilla Shëndeti
  • Horoskopi

© 2024 Të gjithë të drejtat e rezervuara.