Këngëtari, G-Bani prej nisjes së Big Brother VIP Albana dy ditë më parë, është banori më aktiv i cili shihet shpesh kudo ku ka debate dhe diskutime.
Por ai po dallon edhe në lidhje me vajzat brenda shtëpisë së Vëllait të Madh, ku ka bërë disa deklarata të dnryshme kundrejt tyre.
Një “propozim për martesë” i ka bërë G-Bani këngëtares Rozana Radin.
Ai e pyet këtë të fundit nëse është beqare, por kur këngëtarja i tha “jo” pasi është në një lidhje dashurie,
ai iu drejtua: Të të gëzojë çuni që të ka, po të mos ishe do të të kërkoja të martoheshim”. Nga ana tjetër, Radi nuk tha asgjë vetëm buzëqeshi.