Një ngjarje e rëndë është regjistruar pasditen e sotme në fshatin
Duhanas të Beratit ku një 43-vjeçar ka ndërruar jetë pasi është rrëzuar nga lartësia duke vjelur ullinj.
Ermal Rripi është dërguar me urgjencë në spitalin e Beratit,
por fatkeqësisht nuk i ka mbijetuar plagëve të marra dhe ka ndërruar jetë gjatë rrugës.
Në vendngjarje kanë shkuar efektivë të policisë që pas këqyrjes së vendit të aksidentit, kanë konfirmuar se ngjarja ka qenë aksidentale.












