Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e djeshme në qytetin e Elbasanit, ku një vajzë 17-vjeçare ka tentuar t’i japë fund jetës.
Sipas njoftimit të policisë, e mitura dyshohet se në gjendje të rënduar psikologjike, ka konsumuar një sasi medikamentesh.
Adoleshentja është dërguar menjëherë në spital, ku po merr trajtimin e nevojshëm mjekësor dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Grupi hetimor vijon punën për të sqaruar plotësisht rrethanat e ngjarjes dhe për të dokumentuar gjithçka me prova ligjore.












