Një 40-vjeçar është gjetur pa shenja jete në banesën e tij
në Ksamil mbrëmjen e së shtunës.
Sipas të dhënave paraprake, bëhet fjalë për Gerti Kallojerin, i cili kishte ardhur në Shqipëri disa ditë më parë nga Greqia, ku punonte prej vitesh.
Trupi i tij u gjet nga nëna e viktimës, e cila njoftoi familjarët.
Pas konstatimit të ngjarjes, Prokuroria dhe Policia e Sarandës ndërhynë për të ndjekur rastin sipas procedurave ligjore dhe urdhëruan dërgimin e trupit në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Tiranë për kryerjen e ekspertizës mjeko-ligjore.
Autoritetet po vijojnë hetimet për të përcaktuar shkakun e vdekjes së 40-vjeçarit.












