Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pasditen e kësaj të shtune në Shëngjin. Sipas informacioneve paraprake mësohet se një 32-vjeçar ka humbur jetën tragjikisht pasi dyshohet se ka rënë nga skela ku dhe ishte duke punuar.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 16:45, në shëtitoren e plazhit të Shëngjinit, pranë bustit “Willson”, ku i riu me ininciale Z.L, banues në fshatin Mërqi, teksa ishte duke punuar ka rënë nga skela e ndërtimit.
Deri më tani dyshohet se 32-vjeçari ka rënë në kontakt me rrymën elektrike dhe si pasojë ka humbur kontrollin dhe ka rënë nga lartësia. Fatkeqësisht përplasja me tokën ka rezultuar fatale për të riun, i cili humbi jetën në vend.
Në vendin e ngjarjes menjëherë mbërritën policia, ndërkohë që po punojnë për zbardhjen e plotë të këtij aksidenti tragjik.