Vendi ynë po përballet me ditët më të nxehta të këtij viti, si pasojë e një vale të të nxehtit afrikan që ka përfshirë të gjithë rajonin.
Sot temperaturat kanë arritur deri në 37°C, ndërsa kulmi i valës pritet të godasë këtë të premte, me 43°C ku deri tani parashikohet te jete niveli më i lartë i regjistruar Meteorologu Hakil Osmani nga MeteoAlb njofton se kjo situatë ekstreme vjen si pasojë e masave ajrore shumë të nxehta nga Afrika e Veriut.
Temperaturat ekstreme po vazhdojnë të përfshijnë vendin tonë, ndërsa vala e të nxehtit afrikan do të vijojë dhe në ditët në vijim. Sot, termometri ka shënuar 37 gradë Celsius, por sipas parashikimeve nga MeteoAlb, kulmi i të nxehtit pritet të arrijë këtë të premte, ku temperaturat do të ngjiten deri në 43 gradë Celsius. Hakil Osmani, meteorolog pranë MeteoAlb, bën me dije se vala e të nxehtit po vjen nga Afrika e Veriut, duke ndikuar ndjeshëm në të gjithë rajonin.
Por ka edhe një lajm të mirë pasi e diela pritet të sjellë ulje të temperaturave, shoqëruar edhe me reshje të përkohshme shiu, kryesisht në zonat veriore dhe në gjysmën lindore të vendit. Si pasoje e temperaturave te larta mjeket vazhdimisht bëjnë thirrje për kujdes të shtuar, sidomos gjatë orëve të mesditës ku këshillohet të konsumohet shumë ujë, shmangni qëndrimin në diell dhe mbani të mbrojtur fëmijët dhe të moshuarit.