Lajmet tani
  • Kryesore
  • Të Fundit
  • TvShow
  • ShowBizi
  • Këshilla Shëndeti
  • Horoskopi
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • Të Fundit
  • TvShow
  • ShowBizi
  • Këshilla Shëndeti
  • Horoskopi
No Result
View All Result
Lajmet e Fundit
No Result
View All Result
Home Këshilla Shëndeti

Specialisti i mjekësisë bimore Ylli Merja: Ju tregoj hapat drejt një dobësimi të suksesshëm

January 9, 2025
in Këshilla Shëndeti
2
VIEWS

Mbipesha dhe obeziteti. Efektet negative të mbipeshës në organizëm. Si mund të humbasim kilogramët e tepërt në mënyrë sa më të shëndetshme

Në rubrikën “Bima dhe Shëndeti” në emisionin e mëngjesit “Rreze Dielli” në Report Tv me specialistin e bimëve mjekësore Ylli Merja folëm për kilogramët e tepërt. Si mund të humbasim peshë në mënyrë të shëndetshme?

Me rritjen e temperaturave, me ardhjen e verës dhe me ekspozimin e pjesëve më të mëdha të trupit, të gjithëve u rritet dëshira për t’u dukur sa më bukur dhe mbase për të rrëzuar disa kilogramë më shumë.

Dhe në fakt, stina e verës është dhe stina më favorite për të humbur peshë.

TëFundit

Ylli Merja

Aguliçja, lulja që SHËRON pa ilaçe! Ja si ta përdorësh / Ylli Merja tregon se eshte Ideale në luftimin e…

May 21, 2025
Ylli Merja

Çfarë fshihet pas ënjtjes së këmbëve? Ylli Merja tregon se cfare e shkakton dhe ju tregon trajtmin me..

May 21, 2025

Mbipesha dhe obeziteti sjellin efekte goditëse në organizëm si: gurë në tëmth, çrregullim të punës së zemrës dhe kolesterolit, dhjamosje e mëlçisë dhe barkut, hipertension arterial, diabet, vështirësi në frymëmarrje, vështirësi në treje e jashtëqitje, infertilitet.

Sipas specialistit Merja, e rëndësishme është në rradhë të parë të dini sesi ndodh dobësimi në organizëm, atëherë mund të kuptoni që ky është një proces që duhet të ndodhë ngadalë për një periudhë të caktuar, pasi nuk mund të arrihet brenda një apo dy javësh. Kjo është shumë e gabuar! Dobësimi duhet të bëhet gradualisht, mosngrënia për kohë të gjatë e dëmton organizmin, megjithëse ju mund të ndjeni vetëm dobësi fizike, dëmtimi që shkaktohet mund të shfaqet pas disa muajsh apo edhe vitesh.

Një stil jetese i shëndetshëm është më kryesorja, pasi bën që të kemi një funksionim sa më të mirë të metabolizmit. Për t’u dobësuar në mënyrë të kontrolluar por dhe të shpejtë specialisti i mjekësisë bimore sugjeron të ndiqen këto hapa:

· Rregullimi i dietës ushqimore dhe koha e të ngrënit, darka jo më vonë se ora 19.00

· Në mëngjes pini 200 ml ujë me 1 lgj uthull molle, 1 lç mjaltë, 1 lk kanellë

· Ndërprisni tërësisht sheqernat, alkoolin, brumrat, ushqimet me maja, ushqimet me konservantë, etj

· Bëni ecje 4-5 orë në javë, vrap pas javës së dytë 3 herë/javë 10-15 minuta

· Përdorni anticelulit 2 herë në javë dhe mbështilleni trupin me celefon (mbajeni 3-4 orë)

· Përtypuni mirë dhe ndagalë gjatë ushqimit. Ruani raportet 3 pjesë proteina dhe 1 pjesë karbohidrate

· Përdorni vajra të shëndetshme si liri, bajame, chia, ulliri, kokosi

· Merrni vitamina nga frutat e pyllit, luleshtrydhet, boronicat, kivi, trangulli, paetllxhani

· Perimet dhe bishtajoret nuk duhet të mungojnë, vezë 3 herë në javë

· Çajrat bimore: lule murrizi, tërfili i kuq, mështekna, lule shtogu, drunakuqi, kanella, angjinarja, bishtamithi

Përpos të gjitha këshillave, specialisti i mjekësisë bimore Ylli Merja, tregoi disa bimë të cilat janë shumë efikase në nxitjen e metabolizimit, në përmirësimin e tretjes, në shkrirjen e yndyrnave nën lëkurë, apo bimë që ndihmojnë largimin e ujit të tepërt nga organizmi duke ndihmuar në uljen e kilogramëve të tepërt. Ai rekomandoi përdorimin e ujit detoks, çaj detoks dhe çaj dobësimi të cilin mund ta përgatisni si më poshtë:

Ujë detoks

· Grijmë një kungull, 6-7 fije majdanoz, 2-3 feta limoni, 1 lugë çaji mjaltë, 1 lugë kafe të papjekur të bluar ose 1 lugë supe uthull molle

Çaj detoks

· Në 1.5 litër ujë zieni 2 minuta 1 dorë angjinare, 2 copa kanelle, 1 dorë tërfil të kuq, 3 fije basani, 1 dorë mështekna. Pini 3 gota në ditë para buke

Çaj për dobësim

· Në 1. 5 litër ujë zieni 2 minuta 1 lugë drunakuq, 1 dorë lule murrizi, 1 lugë lule shtogu, 1 dorë mështekna, 1 dorë bishtamith, 1 dorë gjethe ulliri dhe 1 lugë çaji kafe të papjekur. Pini 2 gota në ditë para buke

Tags: Ylli Merja

Related Posts

Ylli Merja
Këshilla Shëndeti

Aguliçja, lulja që SHËRON pa ilaçe! Ja si ta përdorësh / Ylli Merja tregon se eshte Ideale në luftimin e…

May 21, 2025

Aguliçja, lulja që lulëzon në pranverë dhe shëron gjithë vitin Aguliçja është një nga bimët më të fuqishme që na...

Read moreDetails
Ylli Merja
Këshilla Shëndeti

Çfarë fshihet pas ënjtjes së këmbëve? Ylli Merja tregon se cfare e shkakton dhe ju tregon trajtmin me..

May 21, 2025

Ënjtja e këmbëve, shkaqet më të zakonshme dhe trajtimi natyral Ënjtja e këmbëve është një problematikë që haset shpesh në...

Read moreDetails
Ylli Merja
Këshilla Shëndeti

Propolisi, thesari i çmuar i natyrës që kuron qindra sëmundje, Ylli Merja: Numër një për forcimin e…

May 21, 2025

Propolisi, thesari i shëndetit, përdorimet e tij dhe vlerat në shëndetin tonë Në emisionin "Rreze Dielli" në Report TV me...

Read moreDetails
Ylli Merja
Këshilla Shëndeti

Stop kapsllëkut përgjithmonë! Si të pastroni zorrën brenda 24 orëve, Ylli Merja: Ky eshte trajtimi me i mire me…

May 21, 2025

Kapsllëku kronik tek të moshuarit, çfarë i lehtëson nga natyra? / Ja trajtimi më i thjeshtë natyral nga Ylli Merja...

Read moreDetails
Ylli Merja
Këshilla Shëndeti

Çfarë ‘fshihet’ pas mpirjes së duarve? Ylli Merja tregon problemin: Ja si t’a trajtoni me…

May 21, 2025

Çfarë tregon mpirja e duarve për shëndetin dhe si ta shërojmë me dy veprime të thjeshta. Të paktën një herë...

Read moreDetails
Ylli Merja
Këshilla Shëndeti

Thundërmushka, magjia e shërimit / Ja si ta përdorni për këto sëmundje, Ylli Merja: Ilaç natyral për…

May 21, 2025

Thundërmushka, bima me emrin e veçantë dhe me veti shëruese kundër kollës, problemeve me mushkëritë, por dhe shumë problematika të...

Read moreDetails
Ylli Merja, Koliti
Këshilla Shëndeti

Probleme me jashtëqitjen dhe kolitin? Ylli Merja: Koliti kurohet 100 % / Ja kura dhe receta ideale qe do tju…

May 21, 2025

Çfarë është koliti dhe cilat janë llojet kryesore të tij? Shkaktarët e kolitit, simptomat dhe parandalimi me metodat natyrale Shumë...

Read moreDetails
Këshilla Shëndeti

Mos e injoroni këtë, çfarë tregojnë për shëndetin tuaj shenjat në këmbë kur hiqni çorapet

April 11, 2025

Nëse kjo ka ndodhur një ose dy herë, ka mundësi që buza e këpucëve   të jetë shumë e ngushtë...

Read moreDetails
Ylli Merja
Këshilla Shëndeti

“Sanza” ose e njohur si “Gentiana”, bima mrekullibërëse e veriut të Shqipërisë: Ylli Merja tregon vetite e ksaj bime…

March 16, 2025

Mjeku Ylli Merja shpjegoi se në veri të Shqipëri rrite një bimë që është mrekullibërëse. I ftuar në emisionin “Good...

Read moreDetails
Ylli Merja, Fara e Zeze
Këshilla Shëndeti

Mjeku tregon efektet e vajit të farës së zezë në organizim e trupit: Përmirëson funksionin e mëlçisë dhe…

March 16, 2025

Mjeku Ylli Merja shpjegoi efektet të vajit të farës së zezë. I ftuar në emisionin ‘Good Morning Albanians’ në Euronews...

Read moreDetails
Leave Comment
Lajmet tani

© 2024 Të gjithë të drejtat e rezervuara.

Navigate Site

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

Follow Us

No Result
View All Result
  • Kryesore
  • Të Fundit
  • TvShow
  • ShowBizi
  • Këshilla Shëndeti
  • Horoskopi

© 2024 Të gjithë të drejtat e rezervuara.