Dy banorët e rinj të Big Brother VIP Albania, Vserlo dhe Ola, kanë shkaktuar trazira që në momentet

e para të hyrjes së tyre në shtëpi. Gjatë një debati në oborr, Vserlo i tha Olës se kishte hyrë vetëm për të bërë reklama në Instagram, duke shkaktuar një përplasje mes tyre.
Debati u intensifikua kur Ola, duke u treguar e ashpër, i hodhi Vserlos një shishe plastike me ujë në kokë, një veprim që ka shkaktuar reagime të shumta nga banorët e tjerë.
Përplasjet dhe akuzat vazhduan, por a do të marrë produksioni një masë lidhur me gjithë këtë? Kjo mbetet për t’u parë në puntatën e sotme!