Pas një momenti të papritur gjatë koncertit të Coldplay në Boston, lidhja jashtëmartesore e drejtorit ekzekutiv të Astronomer, Andy Byron, u zbulua për publikun.
“Kiss cam” kapi Byron me kolegen e tij, Kristin Cabot, e cila është shefe e burimeve njerëzore në Astronomer dhe e ka mbajtur këtë pozicion për pak më shumë se nëntë muaj.
Pamjet e momentit nga koncerti janë bërë virale, duke rezultuar në kritika të gjera nga përdoruesit e internetit. Mes polemikave, gruaja e Byron duket se e ka hequr mbiemrin nga rrjetet e saj sociale përpara se të çaktivizonte llogarinë e saj.
Në klip, çifti u panë të përqafuar me njëri-tjetrin. Sapo shfaqen në ekran, sipërmarrësi vepron me shpejtësi dhe tenton t’i fshihet kamerës.
Megan Kerrigan Byron, gruaja e Byron, ka mbajtur një profil të ulët publik që nga martesa e tyre. Ajo është edukatore në Shkollën Bancroft në Massachusetts dhe aktualisht shërben si Drejtoreshë e Asociuar e Shkollës së Ulët dhe Programit të Pranimeve Hope Graham. Çifti ka dy fëmijë së bashku.
The CEO of one of the largest tech companies in the world was just caught on camera having an affair with his head of HR 🤦🏻♂️ pic.twitter.com/dv13Xg2SDv
— Matt Wallace (@MattWallace888) July 17, 2025