Lajmet tani
  • Kryesore
  • Të Fundit
  • TvShow
  • ShowBizi
  • Këshilla Shëndeti
  • Horoskopi
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • Të Fundit
  • TvShow
  • ShowBizi
  • Këshilla Shëndeti
  • Horoskopi
No Result
View All Result
Lajmet e Fundit
No Result
View All Result
Home Këshilla Shëndeti

Si të kuroni dhimbjet e kokës me bimë mjekësore? Ylli Merja tregon kuren: Për të parandaluar dhimbjet e kokës duhet të konsumoni…

February 5, 2025
in Këshilla Shëndeti
0
VIEWS

Dhimbja e kokës shkaktohet nga faktorë të ndryshëm.

Në rastet kur kjo dhimbje lind në pjesën e pasme të kokës, shkaku i saj mund të jetë cervikalja,

pra vertebrat mund të shtypin çiftet e nervave; një majtas e një djathtas ose shtypin arteriet që ushqejnë sistemin nervor me gjak dhe vështirësojnë qarkullimin e gjakut.

 

TëFundit

Ylli Merja

Aguliçja, lulja që SHËRON pa ilaçe! Ja si ta përdorësh / Ylli Merja tregon se eshte Ideale në luftimin e…

May 21, 2025
Ylli Merja

Çfarë fshihet pas ënjtjes së këmbëve? Ylli Merja tregon se cfare e shkakton dhe ju tregon trajtmin me..

May 21, 2025

Por dhimbje të kokës shkakton edhe përdorimi i pijeve alkoolike ose i verës së porsa hapur pa pritur që kjo e fundit të çlirojë gazin sulfuror.

Një tjetër faktor që ndikon në shfaqjen e dhimbjeve në kokë është edhe qëndrimi pranë ekranit të televizorit dhe sidomos në rastet kur ky është mbi 37 polsh.

Gjithashtu, personat që lexojnë shtrirë, dhe nuk kanë ndriçimin e duhur gjatë këtij procesi, mund të jenë të predispozuar për t’u prekur nga dhimbjet në pjesën e kokës.

Llojet e dhimbjeve

Dhimbjet e kokës i klasifikojmë në grupime të ndryshme, në varësi të zonës që prekin.

Kështu në kategorinë e parë bëjnë pjesë dhimbjet primare, të cilat janë tepër të forta, ndahen në intervale e zgjasin nga një deri në disa orë, por mund të ndodhë që të prekin të sëmurin gjatë gjithë ditës.

Një prej dhimbjeve primare është e ashtuquajtura dhimbje tensioni që jep ndjesi pulsuese në kokë, ngushtim në qafë, e muskuj, e cila shkaktohet më shumë nga ngushtimi i artereve në sistemin e qarkullimit të gjakut, stresi, lodhja e tepërt etj.

Çdokush mund të preket nga kjo lloj sëmundjeje. Një tjetër formë e dhimbjes primare është ajo që përhapet vetëm në një zonë të kokës, pra vetëm në një anë të saj, vetëm në ballë, apo vetëm rrotull njërit sy.

Kjo dhimbje shkakton djegie, por mund të shfaqen edhe sekrecione të hundës, lotim të syve etj. Shkaktari i kësaj lloj sëmundjeje mund të jetë sinoziti.

Njerëzit mund të preken edhe nga dhimbjet e shkaktuara nga migrena, qoftë kjo dhimbje nga migrena orar apo ajo klasike, që shkaktojnë dhimbje të kokës me pulsime në brendësi dhe pastaj vazhdon e rritet.

Disa nga simptomat që shfaqen kur i sëmuri preket nga kjo dhimbje janë: marrje mendsh, të vjella, apo ndjeshmëri ndaj dritës.

Kjo ndodh më shumë te femrat, sidomos para ciklit menstrual, por mund të jetë edhe e trashëguar. Këto ishin disa nga sëmundjet e llojit primar. Ndërkohë në grupin tjetër bëjnë pjesë dhimbjet sekondare e këtu përfshihen alergjia, dhe sinusi që shkaktojnë dhimbje koke në pjesën e përparme të kokës. Dhimbjet shtohen në periudhën e pranverës kur polenet në ajër dhe grimcat përhapen në maksimum. Ndërkaq, edhe ndryshimet e nivelit të hormoneve mund të shkaktojnë dhimbje koke. Disa prej faktorëve janë cikli menstrual; tabletat për ndalim shtatzënie gjatë të cilit rritet estrogjeni dhe jep dhimbje koke; përdorimi i tepërt i kafes pasi dehidraton qelizat e trupit dhe shkakton ngjeshjen e neuroneve pa lëngje midis tyre. Por edhe aktiviteti intensiv fizik mund të shkaktojë dhimbje koke pasi shpesh ndodh edhe rritja e presionit të gjakut çka sjell dhimbje sumbuese të saj. Por kjo lloj dhimbjeje nuk zgjat shumë e largohet pak kohë pas qëndrimit në qetësi të trupit. Sipas studimeve edhe tensioni i lartë shkakton dhimbje koke, e cila përhapet në të dyja anët e kokës dhe është pulsuese, madje sjell ndryshim të shikimit, ngushtim të frymëmarrjes, e dhimbje në kraharor. Në këto raste, i sëmuri duhet të marrë ilaçe për uljen e tensionit menjëherë. Një formë tjetër e dhimbjeve të kokës janë edhe ato post traumatike që vijnë pas aksidenteve ose dëmtimeve në tru, dhimbje, të cilat largohen pas 2-3 ditësh.

Trajtimi me bimë mjekësore

Për të parandaluar dhimbjet e kokës duhet të konsumoni shumë ujë gjatë ditës. Në momentin e parë që ndjeni dhimbje pini 2 gota ujë njëra pas tjetrës. Tregoni një kujdes të veçantë për dietën e ushqehuni mirë në të tria vaktet, qoftë edhe nga pak e mundohuni që ushqimi të konsumohet në të njëjtin orar. Më tej kontrolloni herë pas here tensionin e ulët ose të lartë si dhe konsumoni antioksidantë. Ndër antioksidantët më të fuqishëm janë ato produkte që rriten në natyrë, veçanërisht frutat që kanë ngjyrë të zezë. Këshillojmë që të konsumoni një lugë gjelle në ditë me boronice pasi kjo pastron gjakun, e hollon atë dhe ushqen sistemin nervor. Rekomandohet edhe marrja e 1-2 lugë gjelle me manaferra pasi ushqen sistemin nervor, ashtu si dhe rrushi i zi apo çokollata e zezë. Po kështu trurin e ushqejnë të gjitha ato fruta, të cilat përmbajnë magnez e vitamina B1, B2, B3, B6 siç janë arra, bajamja, lajthia, farat e kungullit etj. Konsumimi gjatë ditës i 10 fijeve shafrani, bën që jo vetëm të qetësohen dhimbjet e kokës, por të frenohet edhe plakja e parakohshme.

Përveç kësaj, lëndët aktive të shafranit si pikokrocina dhe krocinina shmangin fryrjet apo ënjtjet e zgjatimeve nervore. Iu rekomandojmë që të konsumoni çajra që forcojnë enët e qarkullimit të gjakut në kokë dhe që kanë efekt hidratues. Sistemi nervor ka rreth 100 bilion qeliza dhe këto qeliza kanë zgjatimet e tyre që shkojnë deri në ekstremitete dhe njëkohësisht kanë pikat e takimit me njeri- tjetrin. Pikërisht këto çajra bëjnë që zgjatimet e neuroneve (aksonet) të mos mbingarkohen. Në këtë grup çajrash futen bimët si bari i bletës mendra e butë, livandoja, borziloku, rozmarina etj. Ndërsa në rastet kur kemi të bëjmë me dhimbje nga sinoziti, bëjmë mirë që ti qetësojmë këto duke përdorur një çaj për sionozitin nga gjethet e ekualipsit të mentes apo rigonit. Nëse ju gjeni me të vërtetë shkakun nga lind dhimbja e kokës, e keni shumë herë më të lehtë për të shmangur dhimbjet e saj. Po kështu nëse dhimbja është nga pjesa cervikale mjafton të shkrifërohen muskujt në pjesën e pasme të saj duke i lyer me disa vajra bimore siç mund të jetë livandoja, dafina, apo helikrisium.

Tags: Dhimbja e KokesYlli Merja

Related Posts

Ylli Merja
Këshilla Shëndeti

Aguliçja, lulja që SHËRON pa ilaçe! Ja si ta përdorësh / Ylli Merja tregon se eshte Ideale në luftimin e…

May 21, 2025

Aguliçja, lulja që lulëzon në pranverë dhe shëron gjithë vitin Aguliçja është një nga bimët më të fuqishme që na...

Read moreDetails
Ylli Merja
Këshilla Shëndeti

Çfarë fshihet pas ënjtjes së këmbëve? Ylli Merja tregon se cfare e shkakton dhe ju tregon trajtmin me..

May 21, 2025

Ënjtja e këmbëve, shkaqet më të zakonshme dhe trajtimi natyral Ënjtja e këmbëve është një problematikë që haset shpesh në...

Read moreDetails
Ylli Merja
Këshilla Shëndeti

Propolisi, thesari i çmuar i natyrës që kuron qindra sëmundje, Ylli Merja: Numër një për forcimin e…

May 21, 2025

Propolisi, thesari i shëndetit, përdorimet e tij dhe vlerat në shëndetin tonë Në emisionin "Rreze Dielli" në Report TV me...

Read moreDetails
Ylli Merja
Këshilla Shëndeti

Stop kapsllëkut përgjithmonë! Si të pastroni zorrën brenda 24 orëve, Ylli Merja: Ky eshte trajtimi me i mire me…

May 21, 2025

Kapsllëku kronik tek të moshuarit, çfarë i lehtëson nga natyra? / Ja trajtimi më i thjeshtë natyral nga Ylli Merja...

Read moreDetails
Ylli Merja
Këshilla Shëndeti

Çfarë ‘fshihet’ pas mpirjes së duarve? Ylli Merja tregon problemin: Ja si t’a trajtoni me…

May 21, 2025

Çfarë tregon mpirja e duarve për shëndetin dhe si ta shërojmë me dy veprime të thjeshta. Të paktën një herë...

Read moreDetails
Ylli Merja
Këshilla Shëndeti

Thundërmushka, magjia e shërimit / Ja si ta përdorni për këto sëmundje, Ylli Merja: Ilaç natyral për…

May 21, 2025

Thundërmushka, bima me emrin e veçantë dhe me veti shëruese kundër kollës, problemeve me mushkëritë, por dhe shumë problematika të...

Read moreDetails
Ylli Merja, Koliti
Këshilla Shëndeti

Probleme me jashtëqitjen dhe kolitin? Ylli Merja: Koliti kurohet 100 % / Ja kura dhe receta ideale qe do tju…

May 21, 2025

Çfarë është koliti dhe cilat janë llojet kryesore të tij? Shkaktarët e kolitit, simptomat dhe parandalimi me metodat natyrale Shumë...

Read moreDetails
Këshilla Shëndeti

Mos e injoroni këtë, çfarë tregojnë për shëndetin tuaj shenjat në këmbë kur hiqni çorapet

April 11, 2025

Nëse kjo ka ndodhur një ose dy herë, ka mundësi që buza e këpucëve   të jetë shumë e ngushtë...

Read moreDetails
Ylli Merja
Këshilla Shëndeti

“Sanza” ose e njohur si “Gentiana”, bima mrekullibërëse e veriut të Shqipërisë: Ylli Merja tregon vetite e ksaj bime…

March 16, 2025

Mjeku Ylli Merja shpjegoi se në veri të Shqipëri rrite një bimë që është mrekullibërëse. I ftuar në emisionin “Good...

Read moreDetails
Ylli Merja, Fara e Zeze
Këshilla Shëndeti

Mjeku tregon efektet e vajit të farës së zezë në organizim e trupit: Përmirëson funksionin e mëlçisë dhe…

March 16, 2025

Mjeku Ylli Merja shpjegoi efektet të vajit të farës së zezë. I ftuar në emisionin ‘Good Morning Albanians’ në Euronews...

Read moreDetails
Leave Comment
Lajmet tani

© 2024 Të gjithë të drejtat e rezervuara.

Navigate Site

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

Follow Us

No Result
View All Result
  • Kryesore
  • Të Fundit
  • TvShow
  • ShowBizi
  • Këshilla Shëndeti
  • Horoskopi

© 2024 Të gjithë të drejtat e rezervuara.