Arbana Osmani ka ndarë një moment të rrallë privat me ndjekësit e saj në Instagram.
Moderatorja, e cila zakonisht ruan një profil më të rezervuar përsa i përket jetës personale, ka publikuar një foto në plazh me partnerin e saj, Eduart Grishaj.
Në imazhin e postuar në InstaStory, çifti shfaqet duke shkëmbyer një puthje teksa relaksohen në shezllon. Postimi është shoqëruar me mbishkrimin: “OK boll tani hajde ikim te pishina:)”.
Ky publikim ka tërhequr menjëherë vëmendjen, pasi është një nga rastet e rralla ku Osmani ndan me publikun momente kaq të afërta me partnerin e saj.