Parashqevi Simaku, një nga zërat më të dashur të muzikës shqiptare, ka folur për herë të parë publikisht mbi periudhën e vështirë që kaloi duke jetuar në rrugët e New York-ut.

Rasti i saj tronditi opinionin publik muaj më parë, kur u bë e ditur se këngëtarja ikonë kishte vite që jetonte në kushte të vështira, pa një strehë të përhershme, madje edhe në stacionet e trenit.
Falë ndërhyrjes dhe ndihmës së biznesmenit Elton Ilirjani, Simaku u sistemua dhe nisi të merrte përkujdesjen e nevojshme, si në aspektin emocional ashtu edhe në atë psikologjik.
Ilirjani ka qenë i hapur dhe i sinqertë në komunikimin me publikun, duke ndarë përditësime për gjendjen e artistes përmes rrjeteve sociale, gjithmonë me ndjeshmëri e respekt.
Pas rreth gjashtë muajsh heshtje, Parashqevi Simaku ka vendosur të tregojë vetë historinë e saj. Në një video të publikuar nga gazetari Blendi Fevziu, ajo shfaqet përkrah tij, duke paralajmëruar intervistën e plotë që do të transmetohet në mbrëmje në emisionin “Opinion”.
E pyetur nga Fevziu për arsyet që e çuan të jetonte në rrugë, këngëtarja tha:
“E vërteta është që nuk do njeri të dëgjojë. Të shkuara të harruara, themi ne. Pse të mos rrija jashtë? Me qindra amerikanë ishin në të njëjtën situatë si unë. Kishim vend ku të shkonim, por ishte zgjedhja ime të qëndroja jashtë.”
View this post on Instagram