Krenar Çoçaj dhe bukuroshja shqiptare, Endi Demneri, janë kapur mat në momente të afërta gjatë pushimeve në Ibiza.
Dyshja janë fotografuar pranë njëri-tjetrit, dhe afrimiteti mes tyre është tepër i dukshëm, duke ngritur aludime për një romancë.
Pas ndarjes së shumëpërfolur nga moderatorja Luana Vjollca, duket se Krenari ka nisur një kapitull të ri në jetën e tij personale.
Prania e Endit në krah të tij gjatë pushimeve nxit dyshime se mes tyre mund të ketë lindur diçka më shumë sesa një miqësi.
Me këto pamje të fundit, duket se shoubizi shqiptar ka një çift të ri për të komentuar!